Author: shqiperia

Dy persona deri më tani janë shpëtuar nga ujërat e lumit Patapsco, në Baltimore, pasi ura u shemb rreth orës 1:30 të mëngjesit. Sipas shefit të zjarrfikësve në Baltimore, njëri nga të dy personat u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë pasi u shpëtua nga uji. I dyti refuzoi ndihmën e parë, pasi nuk u lëndua. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë më shumë se shtatë persona, tha shefi i zjarrfikësve në Baltimore. “Informacioni mund të ndryshojë pasi kemi më shumë detaje”, tha shefi i zjarrfikësve, duke shtuar se operacioni do të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Të gjithë marinarët…

Lexo më shumë

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot është shtyrë për më 30 prill të këtij viti. Në fillim të seancës së sotme, gjyqtari Ilija Tërpkov njoftoi se anëtarja e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Diana Gruevska, zyrtarisht mungon dhe seanca është shtyrë për më 30 prill. Seanca e sotme është e para në Gjykatën e Shkallës së Parë, pasi që dje Gjykata Supreme nuk e pranoi iniciativën e avokatit të të akuzuarit Vladimir Atanasovski për të vendosur nëse amnistia për sulmin në Kuvend do të zbatohet në rastin e organizatorëve të 27 prillit. Tani i takon Këshillit Gjyqësor që të vendosë…

Lexo më shumë

SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave avokatit të Mirel Mërtirit. Mësohet se më herët gjatë ditës së sotme, në SPAK është paraqitur edhe avokati i Klodian Zotos. Avokatëve të Arben Ahmetajt i janë komunikuar akuza e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehja e pasurive. Ahmetaj, Mertiri dhe Zoto janë në kërkim. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022. “Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit…

Lexo më shumë

Autoritetet amerikane kanë reaguar pas shkatërrimit të urës në Baltimorë. Sekretari i transportit në Maryland, Paul Wiedefeld tha se kishte punëtorë në urë në momentin e shembjes, të cilët “po bënin disa riparime shtresës së betonit”. Ai shtoi se trafiku i anijeve brenda dhe jashtë Portit të Baltimores – me përjashtim të kamionëve – është pezulluar ndërsa misioni i kërkimit dhe shpëtimit vazhdon. Trafiku në autostradën I-695, pjesë e së cilës është edhe ura, është devijuar. Një zëdhënës i Rojes Bregdetare të SHBA-së u tha gazetarëve se misioni i tyre kryesor tani është të kërkojnë “për ndonjë të mbijetuar në…

Lexo më shumë

Koalicioni VLEN përmes një kumtese akuzon liderin e BDI-së, Ali Ahmeti se po mundohet të lidhë vjegëza që mund t’ia zbusin humbjen, ndërkohë që duke dalë qesharak, bëhet figura tragjike e këtyre zgjedhjeve. “Fakti që Ahmeti ka filluar të luajë me kartën e vitit 2001 është dëshmi se BDI-ja është e vetëdijshme se po humb. Ai po e vret lavdinë e vjetër me mesazhe emocionale vetëm për të marrë ndonjë votë. E derisa flet temën e qiraxhinjve, na duhet t’ia kujtojmë se vetëm për një javë, nga frika e disfatës, ai u bë qiraxhi i Zejdit të partisë që as…

Lexo më shumë

Këta janë pesë të rinjtë e arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Repishti” pasi akuzohen për trafik armësh. Bëhet fjalë për Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, efektive e policisë së Burgjeve dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe. Sabian Hasa Redi Nika Denis Hasaj Mirjan Hasaj Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë. Menjëherë pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës. 5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete. Në të parin…

Lexo më shumë

Në verën e vitit 2023, artisti Fero bëri të ditur se do të largohet nga muzika, për t’iu përkushtuar fesë islame, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Por, ndonëse jo me muzikë, Fero ka njoftuar në Instagram se do të rikthehet së shpejti. Kësaj rasti artisti nga Gjilani ka vendosur që të vijë me një podcast, pasi siç ka shkruar ai po përfitohet shumë në emrin e tij. “Në muajin maj do të vijmë me surpriza, përkundrazi figurat publike i mirëpres në emisionin tim”, ka shkruar Fero./Reporteri.net/ Hoqi dorë nga muzika, por Fero paralajmëron se së shpejti do të bëjë…

Lexo më shumë

Të paktën 63,285 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në rrugët e migrimit nëpër botë nga viti 2014 deri në vitin 2023, me shumicën e vdekjeve të shkaktuara nga mbytja në det, tha sot Agjencia e Migracionit e OKB-së. Një raport i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM/IOM) mbi Programin e Migrantëve të Zhdukur tregoi se shumica e vdekjeve dhe zhdukjeve -28,854 -janë regjistruar në Mesdhe, e ndjekur nga Afrika dhe Azia. Pothuajse 60% e vdekjeve të regjistruara lidhen me mbytjen, dhe mbi një e treta e të identifikuarve janë nga vende të shkatërruara nga lufta si Afganistani, Mianmari, Siria dhe…

Lexo më shumë

Florida, SHBA, ka nënshkruar një nga projekt-ligjet më të rrepta për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturat. Fëmijët nën 14 vjeç nuk do të lejohen më të kenë llogari në platformat e mediave sociale duke filluar nga 1 janari 2025, sipas një ligji të ri të nënshkruar nga guvernatori Ron DeSantis të hënën, disa javë pasi ai vuri veton ndaj një propozimi më kufizues. 10,000 dollarë. Kaq mund të gjobitet një platformë në dëmshpërblim, për shkelje, nëse nuk fshin një llogari me kërkesë të një prindi ose kujdestari. Një prind ose kujdestar mund të kërkojë që një llogari të…

Lexo më shumë