Author: shqiperia
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, njofton për suksesin e projekteve kulturore të financuara nga fondet evropiane, duke theksuar ndër të tjera projektet e ndërthurura me trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin rajonal, përcjell Telegrafi. Në një intervistë për televizionin “Sloboden Peçat”, ajo u shpreh se investimet në kulturë janë pjesë integrale e proceseve integruese evropiane dhe sjellin përfitime të shumta për vendin tonë. Nënvizon se bashkëpunimi me fondet evropiane po ndihmon në realizimin e projekteve cilësore, siç është rindërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Resnjë dhe Liqeni i Prespës. Ministrja gjithashtu evidencon rolin e projekteve në të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë…
Numri i sulmeve ndaj gazetarëve është katërfishuar gjatë periudhës zgjedhore, njofton Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në një takim për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në prag, rritet rreziku për gazetarët në punën e tyre, veçanërisht gjatë mitingjeve dhe debateve publike. Ministria e Brendshme ka emërime të veçanta për raportimin e sulmeve ndaj gazetarëve, qoftë në mënyrë online apo fizike. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angelovski, thekson se vendi është relativisht i sigurt për gazetarët në krahasim me rajonin dhe se nuk tolerohen sulmet ndaj tyre. Në lidhje me këtë, Prokuroria trajton rastet e…
Treni përplas këmbësoren në Prishtinë
Një tren ka përplasur një këmbësore në Prishtinë. Mediat në Kosovë raportojnë se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Zëshënësja e policisë tha se këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore. Këmbësorja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. “Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha zëdhënësja.
Sulmuesi i Flamengos dhe i Brazilit, Gabriel Barbosa, është suspenduar për dy vjet pasi tentoi të mashtronte në testet antidoping, raporton BBC. 27-vjeçari e ka vështirësuar realizimin e një testi anti-doping një ditë para ndeshjes. Barbosa i ka mohuar të gjitha akuzat. “Kurrë nuk kam tentuar të pengojë ose shmang ndonjë test, besoj se do të jem i pastër para gjykatës”, ka thënë Barbosa. Suspendimi dyvjeçar do të nisë nga data e shkeljes së rregullave nga futbollisti. Shkelja ka ndodhur më 8 prill të vitit 2023. Në rast se vazhdon suspendimi, ai do të kthehet në fushë për fillimin e…
170 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar sot në Bullgari. Mediat bullgare bëjnë me dije se droga kishte ardhur në Bullgari nga Ekuadori dhe se ishte fshehur në kontejnerë me banane, që po transportoheshin me anijen e mallrave, Madison 2, që kishte bërë një ndalesë në Maltë. Droga ishte fshehur në 150 paketime që ishin vendosur prapa një muri të ndërtuar në njërin prej kontejnerëve me banane. Auroritetet thanë se vlera e drogës së sekuestruar arrin deri në 6.2 milionë euro. Drejtoresha e agjencisë së doganave, Petya Bankova, tha se ky është konfiskimi më i madh që ka…
Në paraqitjen e fundit Arben Taravari ka bërë thirrje për hapjen e një debati të gjerë mes ekspertëve dhe partive politike në lidhje me nevojën për një ndryshim kushtetues në Maqedoni. Ai argumenton se Kushtetuta e vitit 1991 u votua nga deputetët maqedonas, por shqiptarët nuk e pranuan atë në atë kohë. Në vitin 2001, me Marrëveshjen e Ohrit, u bënë plotësime në kushtetutë për të adresuar disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar, përcjell Telegrafi i Maqedonisë. “I mbështes fjalët e Pendarovskit që Maqedonisë së Veriut i nevojitet një kushtetutë e re”, theson Taravari. Ai gjithashtu u përgjigj në lidhje…
Grupi i sulmeve kibernetike “Made in China” kërcënon të dhënat e ndjeshme të shteteve dhe qeverive bazuar në provat e ekspertëve. Tashmë, Pekini ka tentuar të depërtojë në llogaritë dhe programet kompjuterike të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për të fituar akses në të dhënat e klasifikuara. Grupi kinez i hakerëve APT 31 është akuzuar nga zyrtarë britanikë dhe amerikanë se ka vënë në shënjestër kritikët e Pekinit, ndërsa sistemet qeveritare të Zelandës së Re janë sulmuar gjithashtu, sipas një analize të gazetës britanike The Guardian. Uashingtoni dhe Londra kanë vendosur sanksione ndaj individëve dhe grupeve që ata thonë se…
Qeveria në seancën e sotme ka vendosur për themelimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028). Këshilli synon të sigurojë vazhdimësinë e monitorimit të reformave në sistemin gjyqësor, në përputhje me Strategjinë e miratuar më 26.12.2023, së bashku me Planin e Veprimit të saj për periudhën 2024-2028. Ministri i Drejtësisë do të udhëheqë Këshillin, ndërsa anëtarët e tjerë përfshijnë përfaqësuesit e rëndësishëm të qeverisë, sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Këshilli do të kujdeset për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të parapara në Planin e Veprimit, duke u përqendruar në prioritetet, afatet kohore dhe vlerësimin e…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në SHBA në fillim të muajit maj. Mediat vendase në Turqi raportojnë se Erdogan do të takohet me homologun e vet, Joe Biden në SHBA më datë 9 maj. Kjo do të jetë vizita e parë e Erdoganit në Uashington nën presidencën e Joe Biden, pas vitesh me tensione në marrëdhëniet SHBA-Turqi. Vizita e Erdoganitn ë SHBA vjen pas marrvëvehsjes që Ankaraja arriti duke siguruar avionët ushtarakë F-16 në këmbim të dritës jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO./vizionplus.tv/
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije, tha se Kisha “nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate politike apo marrëveshjeje” për Kosovën. Në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian, statusi i Kishës Ortodokse Serbe është pjesë e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që palët e arritën më 2023. Në këtë marrëveshje thuhet se palët duhet “të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”. “Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të…









