Author: shqiperia

Lëvizja rebele jemenase Huthi tha më 26 mars se ka sulmuar gjashtë anije me dronë dhe raketa gjatë 72 orëve të fundit. Sulmet, sipas Huthëve, u kryen në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq. Rebelët e Huthit kanë sulmuar anijet Maersk Saratoga, APL Detroit, Huang Pu dhe Pretty Lady, që i identifikuan si anije amerikane apo britanike, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Sarea. Sarea shtoi se grupi po ashtu ka sulmuar dy luftanije amerikane në Detin e Kuq dhe qytetin Eilat të Izraelit. Nuk është e qartë nëse ndonjëri nga këto caqe është sulmuar me dronë apo raketa. Një…

Lexo më shumë

Udhëheqësit e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u takuan me ministrin e Mbrojtjes së Izraelit më 26 mars, teksa Uashingtoni po paralajmëron kundër një pushtimi tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, por tensionet e rritura mes dy aleatëve vënë në pikëpyetje çdo përparim në këtë drejtim. Në nisje të takimit në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se do të diskutojnë për mënyrat alternative për të sulmuar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian –në Rafah. Por, ai tha se numri i vdekjeve të civilëve në Gazë “është shumë i lartë”…

Lexo më shumë

Paga mesatare në janar 2024 në Slloveni ishte 1,477 euro, ndërsa në Maqedoni ishte 643 euro. Në vendin e dytë është Kroacia me 1239 euro, në vendin e tretë është Mali i Zi me 819 euro dhe me dy euro më pak është Serbia, e cila është në vendin e katërt me pagë mesatare neto prej 817.7 euro. Paga mesatare në Bosnje dhe Hercegovinë është 679 euro. Paga mesatare (bruto) e llogaritur për janarin 2024 në Serbi është 132,372 dinarë, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) është 95,836 dinarë (817.7 euro sipas kursit mesatar të këmbimit të SBK…

Lexo më shumë

Një gatim radicional në qytetin e Elbasanit është edhe “Tava me kos” (Tavë Elbasani) dhe e tillë njihet edhe jashtë kufijve. Kjo recetë është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve, jo vetëm në Elbasan. Sekreti i kësaj pjate qëndron tek marinimi i mishit dhe përzierja e erëzave me të cilat lyhet mishi. Madje, kjo është edhe origjina e krijimit të saj. Dikur, mishi I dashit marinohej me kos dhe prej kësaj faze receta u tjetërsua në tavë me kos. Sot ajo gatuhet me të gjitha llojet e mishrave. Fillimisht mishi piqet në furrë vetëm, sa për të marrë një…

Lexo më shumë

Ka përfunduar me rezultat 0:0 pjesa e parë e ndeshjes në futboll mes Hungarisë dhe Kosovës, përcjell Reporteri.net. Në minutën e 22-të Vedat Muriqi gjuajti zbehtë pas një aksioni të bukur. Ndeshja në Budapest po luhet në stadium të stërmbushur. Përfundon pjesa e parë me rezultat 0:0 mes Hungarisë dhe Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) në operacionet e kryera në 30 qytete dhe provinca, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya. Yerlikaya tha më 26 mars se edhe 40 të dyshuar të tjerë të IS-it u arrestuan të dielën. Arrestimet vijnë në kohën kur disa ditë më parë IS-i mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë. Turqia së fundi ka shpeshtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të IS-it. Ky shtet në të kaluarën është përballur me disa sulme vdekjeprurëse terroriste, të lidhura me grupin ekstremist. Ankaraja ka fajësuar…

Lexo më shumë

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës Oleksiy Danilov u lirua nga detyra dhe u zëvendësua nga kreu i shërbimit të huaj të inteligjencës Oleksandr Litvinenko me një dekret të publikuar sot në faqen e internetit të presidencës. Nuk u dha asnjë shpjegim për arsyet e ndryshimit. Danilov e mbante këtë post që nga tetori i vitit 2019 , disa muaj pasi presidenti Volodymyr Zelensky mori detyrën. Këshilli Kombëtar i Ukrainës dhe Këshilli i Mbrojtjes kanë një rol koordinues në çështjet e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes nën mbikëqyrjen e presidentit. Anëtarët e tyre janë lidershipi i lartë i vendit në…

Lexo më shumë

Policia ka njoftuar se dje në ora 17:35 në SPB Shkup është raportuar se në “Bit Pazar” është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime të forta me lëndë prerëse. Sipas njoftimit, disa persona i kanë kërkuar para në zonën e “Bit Pazarit” dhe pasi nuk ia ka dhënë, njëri prej tyre e ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar një plagë me thikë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Një i mitur plagoset rëndë pas sulmit me thikë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Autoritet italiane kanë vënë në pranga 10 persona të cilët ishin pjesë e grupit të narkotrafikut, mes tyre edhe shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se banda është zbuluar në Rovigo, ku janë sekuestruar 25 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në pesë rrota djathi kaçkavall. Mediat raportojnë se droga ishte transportuar nga Holanda me anë të një makine kamp, dhe kishte si destinacion Sardenjën. “Koka” e bandës është një shqiptar i identifikuar si Erion Feimi, ndaj të cilit mësohet se është dhënë dënimi prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë. Shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i…

Lexo më shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, duke u bazuar në situatën epidemiologjike të raporteve të publikuara nga Organizata Botërore për Shëndetin e kafshëve, ka kërkuar të ngritën masat e biosigurisë në fermat e derrave. Tha se deri tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur nga sëmundja e derrit. Ka lajmërime për shpërthime të sëmundjes mortaja Afrikane e Derrit në shtetet përreth në Shqipëri dhe Malit të Zi tek popullata e derrave të egër. “Së fundmi janë prekur fermat e derrave të butë në shtetin e Serbisë në afërsi me kufirin e Kosovës”, tha Lamir Thaçi nga AUV për televizionin…

Lexo më shumë