Author: shqiperia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë mbi 60 km/h nga pjesa juglindore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 15 deri 20 gradë celsius. Të enjten moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Sistemi ynë nervor është i aftë të përpunojë vetëm një sasi të caktuar informacioni njëherësh. Prandaj s’mund të dëgjoni dhe të kuptoni dy njerëz që ju flasin njëkohësisht. Prandaj kur dikush krijon, ekzistenca e tij, përtej atij aktiviteti “pezullohet përkohësisht”. Shkenca ka treguar se ky lloj përqendrimi ndër të tjera redukton stresin dhe lufton inflamacionin. Kohët e fundit neuroshkenca po kryen studime mbi efektet e punës së dorës në shpirtin dhe mendjen e njeriut. Studimet tregojnë se, puna me shtiza, por dhe forma të tjera si qëndisja, endja dhe thurja me grep kanë shumë të përbashkëta me vetëdijen e meditimin.…

Lexo më shumë

Gjashtë personat e zhdukur pas shembjes së një ure rrugore në Baltimore të SHBA-së supozohen të vdekur, ndërsa kërkimet për të mbijetuar janë pezulluar. “Bazuar në kohëzgjatjen e kërkimeve të kryera dhe temperaturën e ujit, në këtë kohë nuk vlerësojmë se do të gjejmë njerëz të gjallë”, shpjegoi zëvendësadmirali Shannon Gilreath gjatë një konference për shtyp. Ata i përkisnin një ekipi ndërtimi që po riparonte gropat në momentin që u prish ura. Shumë automjete po kalonin urën, e cila është më shumë se 2.6 kilometra e gjatë, kur ajo u shemb pasi anija goditi një këmbë të saj. Ekuipazhi më…

Lexo më shumë

“NATO po shqyrton mundësinë e rrëzimit të raketave ruse në rast se ato afrohen shumë me kufijtë e shteteve anëtare të aleancës Atlantike”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm polak, dy ditë pasi Varshava foli për një shkelje të hapësirës ajrore të saj. Qeveria e Polonisë tha të dielën se një raketë ruse e lëshuar gjatë natës në qytete në Ukrainën perëndimore ka shkelur hapësirën ajrore polake për 39 sekonda. Ministria e Mbrojtjes polake siguroi se të gjitha sistemet e mbrojtjes kundërajrore janë aktivizuar dhe se kjo raketë do të rrëzohej nëse do të kishte treguesin më të vogël se po shkonte…

Lexo më shumë

DASHI Me Jupiterin e favorshëm do të jeni të sigurt në dashuri dhe të vendosur në idetë tuaja. Asgjë nuk mund të ndikojë tek ju. Më pas mund të niseni me entuziazëm në projekte dhe aventura të reja. Ka një konkurrencë të madhe në punë. Por mund t’i tregoni të gjithëve karakterin tuaj. Shmangni tensionet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 27 mars 2024), ditë shumë interesante nga shumë këndvështrime. Në dashuri mund të përjetoni emocione të forta dhe të pushtoni një person që ju pëlqen prej kohësh. Në punë shumë planetë ju mbrojnë dhe ju shtyjnë të…

Lexo më shumë

Tre iranianë, duke përfshirë një oficer të Gardës Revolucionare dhe të paktën njëmbëdhjetë luftëtarë që dyshohet se i përkisnin grupeve të armatosura pranë Teheranit, u vranë në sulmet ajrore në Sirinë lindore, të cilat gjithashtu morën jetën e një punonjësi civil të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sipas informacioneve të publikuara dje nga një organizatë joqeveritare dhe organizata ndërkombëtare. Një raport i mëparshëm i OJQ-së fliste për 14 luftëtarë të vdekur pranë Teheranit. Bombardimet u nisën në provincën e Deir Ezzor, e cila shpesh është skenë e sulmeve ajrore, kryesisht izraelite, ndonjëherë edhe amerikane, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat…

Lexo më shumë

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti në orët e para të ditës parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës deri ato të mbrëmjes vonë reshjet do të jenë të dobta dhe lokale kryesisht në relievet malore. Prej orëve të vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale shoqëruar…

Lexo më shumë

Një shoqatë e familjeve të pengjeve njoftoi të martën se një peng izraelit i rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023 është vrarë. Ushtria izraelite ka informuar familjen e Uriel Baruch , trupi i të cilit mbetet në Gaza, sipas deklaratës, e cila nuk specifikoi datën apo rrethanat e vdekjes së tij. Uriel Baruch, 35 vjeç, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye gjatë festivalit të muzikës Nova, ku 364 persona u masakruan më 7 tetor nga komandot e Hamasit. “Uriel ishte një njeri i lumtur dhe i dashur nga të gjithë…ai do të mbahet mend për buzëqeshjen dhe dashurinë e…

Lexo më shumë

“Shteti Islamik i Provincës Khorasan” (ISIS), siç quhet grupi xhihadist Shteti Islamik , për të cilin agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se ishte përgjegjës për sulmin terrorist vdekjeprurës pranë Moskës, është kërcënimi më i madh islamik i sigurisë në Gjermani, tha ministrja e brendshme gjermane, Nancy Fezer. “Niveli i kërcënimit mbetet i lartë”, tha ministri gjerman. Gjermania do të forcojë kontrollet kufitare si pjesë e masave të shtuara të sigurisë për shkak të Kampionatit Evropian të Futbollit të verës. “Siguria është sigurisht prioriteti ynë më i lartë në këtë ngjarje”, theksoi Fezer, duke shpjeguar se jo vetëm forcat e sigurisë,…

Lexo më shumë

Autorët e masakrës në Moskë kishin përgatitur një “dritare” shpëtimi për në Bjellorusi dhe jo në Ukrainë , tha presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, u tha gazetarëve se shërbimet e sigurisë bjelloruse dhe ruse koordinuan veprimet e tyre ndërsa automjeti i të dyshuarve lëvizte në jugperëndim të Moskës, drejt rajonit Bryansk, i cili kufizohet si me Ukrainën, ashtu edhe me Bjellorusinë. Ai tha gjithashtu se Bjellorusia vendosi pikat e kontrollit kufitar shumë shpejt. “Kjo është arsyeja pse ata nuk mundën të hynin në Bjellorusi. Ata e panë këtë dhe u larguan dhe shkuan…

Lexo më shumë