Author: shqiperia

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Krasniqi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kundërshtarin do ta njoftojë më vonë. “Te dashur miq dhe shokë Ndeshja ime e radhës do të jetë më 4 May 2024 .Kundërshtari do të shpallet me vonë”, shkroi Krasniqi. Përndryshe, Krasniqi preku majën e botës në vitin 2020, duke u kurorëzuar kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij të pasur. Mbetet për t’u parë nëse boksieri nga Juniku do të…

Lexo më shumë

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, tha më 26 mars se sulmuesit, që kryen sulmin në sallën e koncerteve afër Moskës javën e kaluar, tentuan të ikin në shtetin e tij, por nuk mundën për shkak të masave shtesë të sigurisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTA, Lukashenka citohet të ketë thënë se masat e sigurisë hynë në fuqi përgjatë kufirit mes Bjellorusisë dhe Rusisë që kur u bë e qartë se keqbërësit kishin udhëtuar në rajonin rus të Brjanskit, që gjendet në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën. Kur sulmuesit u larguan nga jugperëndimi i Moskës për në rajonin e Brjanskut,…

Lexo më shumë

Anëtari i familjes mbretërore, i cili kurrë nuk është përfshirë në skandale dhe thuhet se ka qenë fëmija i preferuar i nënës së tij të ndjerë Elizabeth, po futet në qendër të vëmendjes dhe po merr një rol kryesor si vëllai i tij. Duka i Edinburgut – fëmija më i vogël i princit të ndjerë Philip dhe mbretëreshës Elizabeth II – ka marrë më shumë detyra dhe përgjegjësi mbretërore që kur mbreti Charles zbuloi diagnozën e tij të kancerit në shkurt dhe gruaja e Princit William, Kate Middleton, iu nënshtrua “operacionit të planifikuar abdominal” në janar. Sipas Independent, mbretëresha Camilla…

Lexo më shumë

Nga kufiri kroat vetëm brenda këtij viti janë kthyer tri dërgesa, ndërsa vitin e kaluar një, me produkte ushqimore bujqësore të Maqedonisë së Veriut kjo pasi në bazë të dhënave të Sistemit të alarmit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimet për kafshë, në to është gjetur sasi e lartë e pesticideve të dëmshme për shëndetin. Së fundmi, më 19 shkurt të këtij viti, ky Sistem alarmi për ushqimet ka bërë të ditur se është regjistruar sasi e lartë e pesticideve në prodhimet bujqësore të Maqedonisë së Veriut të dedikuara për tregun kroat. Bëhet fjalë për sallatë të përzier, në të…

Lexo më shumë

Egzon Haziri, 30 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronin De Rada”. Si pasojë e një konflikti mes disa personave, 30 vjeçari humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre një kalimtare e rastit kanë mbetur të plagosur. Autorët e dyshuar janë vëllezërit Naim Berisha 39 vjeç dhe Ahmet Berisha 29 vjeç. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha dhe grupit të viktimës. Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku…

Lexo më shumë

Adelina Ismaili ka reaguar lidhur me deklaratën e aktorit Enver Petrovcit i cili në emisionin e saj kishte përdorur fjalë përçmuese ndaj ish-komandantët e UÇK-së, teksa thurte lëvdata për Kryeministrin aktual Albin Kurti. Adelina e ka quajtur linçim të frikshëm reagimet ndaj deklaratës së Petrovcit. “I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se “Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha”, ka shkruar ajo. Tutje, Adelina në një postim në rrjetin e saj në Instagram, ka mbajtur edhe një ligjëratë, duke e arsyetuar deklaratën e Petrovcit përmes disa liderëve që i ka krijuar koha.…

Lexo më shumë

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës (i cili kontrollohet nga Hamasi), pothuajse 32 mijë vetë kanë humbur jetën që kur ushtria izraelite filloi operacionin e saj ushtarak. Sipas të njëjtit burim në të njëjtën periudhë janë plagosur më shumë se 74.000 vetë. Edhe pse këto shifra nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura, lufta në Rripin e Gazës filloi pas sulmeve terroriste të Hamasit ndaj civilëve në Izrael më 7 tetor, kur sipas informacioneve izraelite, u vranë rreth 1160 vetë dhe u rrëmbyen rreth 250. Megjithatë duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave dhe vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës, dyshimet rreth…

Lexo më shumë

Ndodh shpesh që fëmijët të tërheqin apo fërkojnë veshët e tyre dhe kjo mund të jetë nje shenjë treguese e dhimbjes që ai ndien. Faktikisht bebet e kanë të vështirë të lokalizojnë se nga vjen dhimbja dhe kështu do të jetë përgjegjësia juaj të vëzhgoni të gjithë sinjalet që ai jep, pasi mund të bëhet fjalë për një lojë me veshët por edhe për një infeksion. Arsyet përse një bebe tërheq veshët 1.Ai mund të ketë një infeksion si për shembull otit. Ky infeksion është shumë i shpeshtë tek bebet e vogla dhe mund të shoqërohet edhe me rrjedhje hundësh,…

Lexo më shumë

Ziadin Sela i ASH-së, thotë se krahu i tij për momentin po shqyrton dy opsione për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Ai tha se për këtë do të vendos Kuvendi qendror. “Kuvendin qendror do ta mbajmë deri të premten, të enjten ose të premten dhe aty do të vendoset”. Sela në “ClickPlus” njoftoi se negociatat me BDI-në për t’u bërë pjesë e Frontit Europian, ende vazhdojnë. “Nuk jam nga ata njerëz që fshihem… Duhet të marrim vendime politike dhe konkret, në bazë të vendimit të cilin e kemi marrë”, tha Sela teksa u pyet disa herë se kur pritet…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në Kamëz, të cilët ushtronin paligjshme të lojërave të fatit në një lokal. Në kuadër të operacionit “Game Over” u vunë në pranga shtetasit me iniciale A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta…

Lexo më shumë