Author: shqiperia
Menaxheri i Chelseat, Mauricio Pochettino pritet që mos ta ketë në dispozicion mesfushorin Enzo Fernandez për ndeshjen kundër Burnleyt të shtunën. “Blutë” e Londrës janë vetëm tre pikë larg vendit që dërgon në garat evropiane dhe një fitore mund të forcojë synimin e tyre. Fernandez pritet të luajë edhe një tjetër miqësore me Kosta Rikën dhe me shumë gjasë nuk do të mund të fluturojë nga Argjentina për kohën e ndeshjes së Premier Ligës. Edhe nëse arrin me kohë, ai pritet të jetë në bankën rezervë. Fernandez në dyshim për ndeshjen kundër Burnleyt / shkruan Gazeta Online…
Efektivi i policisë Admir Okaj u sulmua me sende të forta ditën e sotme pranë shtëpisë në zonën e Zdrales. Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Grupi hetimor bën me dije se ka identifikuar autorin. Konflikti ka ndodhur kur efektivi Okaj nuk ka qenë në krye të detyrës. Dyshimet e para janë për një konflikt që nuk ka lidhje me detyrën e tij. Okaj u qëllua me mjete të forta në kokë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po…
Një efektiv policie është sulmuar me sende të forta pasditen e sotme në Shkodër. Vizion Plus mëson se bëhet fjalë për efektivin Admir Okaj. Ky i fundit është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Fatmirësisht efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë. Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.…
“Nuk përfaqësoj BDI-në” thotë Xhaferi kur u pyet për mos realizimin e premtimit për sallat sportive
Në një paraqitje para mendiave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, revoltohet pasi u pyet se deri ku mund të arrijë BDI-ja me programin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë nuk jam përfaqësuesi i BDI-së, unë jam kryeministër”, u përgjigj ai në pyetjen e gazetarit. Në vazhdim, Xhaferi diskutoi edhe për kodin zgjedhor dhe ligjin për qeveri. “Palet që nuk janë të pajtushme me kanë të drejt ligjore që të ngrenë procedurë ligjore para gjyqit administrativ. Kjo procedurë ka rrjedh në rast dhe s’do mend që vendimet e gjyqit nuk komentohen a do zbatohen ose nuk do të zbatohen…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të hënën një propozim për një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm gjatë muajit të Ramazanit, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.SHBA abstenoi dhe nuk vuri veton. 14 anëtarët e mbetur të këshillit miratuan rezolutën, e cila u propozua nga 10 anëtarët e zgjedhur të organit. “Populli palestinez ka vuajtur shumë. Kjo gjakderdhje ka vazhduar për një kohë të gjatë. Është detyrimi ynë t’i japim fund kësaj përpara se të jetë tepër vonë,” i tha këshillit ambasadori i Algjerisë në OKB Amar Bendjama pas votimit. Në një postim pas përfundimit të procesit, Sekretari…
Kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenarë në Kuvend është rrëzuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” prej datës 30 dhjetor 2023, pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Fillimisht Gjykata e Shkalles së Parë caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën, por ai nuk e zbatoi asnjëherë, çka detyroi Prokurorinë të ashpërsonte masën, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie.” Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, që përfaqësonte familjet…
Në javën e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me kollën e keqe, apo 67% më shumë krahasuar me javën paraprake. Numri më i madh apo 58, janë në Shkup. Mosha e të prekurve është nga 0-44 vjet, ndërsa numri më i madh janë të grupmoshës 10-14 vjet. Ndërkohë autoritetet vazhdojnë të mos jenë të kënaqur me numrin e të vaksinuarve. Ata sot nënshkruan deklaratë për mbështetjen e vaksinimit. “Me nënshkrimin e këtij dokumenti të gjithë ne si institucione relevante dërgojmë porosi të përbashkët te prindërit, për rëndësinë e vaksinimit si një masë e dëshmuar shkencore më efikase për…
Nuk ka vend për rritje të çmimit të energjisë termike për qytetarët. Në asnjë rast nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë termike për amvisëritë, mund të ketë vetëm ulje, theksoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. “Do të ketë subvencione apo jo, vendimin do ta marrim gjatë muajit qershor. Ne mund të kishim marrë vendime populiste edhe tani kur e ulëm çmimin për jo amvisëritë, por vendosëm që konsumatorët të cilët nuk u subvencionuan asnjëherë gjatë krizës energjetike, para së gjithash t’i ndihmojmë”, tha Bislimoski në një konferencë për media. Lidhur me njoftimet e partive të caktuara…
Mushkëritë luajnë një rol kyç për organizmin e njeriut. Këto organe bëjnë frymë- shkëmbimin, duke mundësuar lirimin e dioksidit të karbonit dhe pranimin e oksigjenit. Aktualisht, bota është duke u përballur me një pandemi te shkaktuar nga një virus, që sulmon mushkëritë. Koronavirusi është një rrezik për njerëzit sidomos për ata me një imunitet të dobët, dhe ata të cilët kanë ndonjë sëmundje tjetër ekzistuese. Ekspertët kanë listuara disa shenja të hershme të sëmundjeve të mushkërive, të cilat është shumë e rëndësishme që çdo njeri t’i dijë. Dy nga shenjat e para të shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë pikërisht vështirësitë…
MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në Veles, në të cilën ka humbur jetë një 73-vjeçar. “Dje në ora 14:45 në SPB Veles nga Ndihma e Shpejtë ka paraqitur se në atarin e fshatit Sujaklari të Velesit, ka konstatuar vdekjen e A.K. (73) banor i të njëjtit fshat. Sipas njoftimeve, në një arrë është rrotulluar një traktor, ndërsa trupi i A.K. është gjetur ndër të. Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë policia e SPB Veles./Telegrafi/ Aksident në Veles, humb jetën një 73-vjeçar appeared first on Telegrafi.










