Author: shqiperia
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është prononcuar pas vendimit Ziadin Selës për t’u bashkuar në Frontin Evropian. “Dhe ata thonin se donin të dilnin vetëm. Ata thonin se nuk e shkelin kurrë fjalën dhe idealet e tyre…derisa…erdhi dita e sotme dhe i nxori ata qartësisht zbuluar”, shprehet Taravari. Taravari tha se ndjehet krenar për zgjedhjen e tij krah popullit, dhe se do ta kishte bërë të njëjtën gjë sërish. “8 Maji është në derë”, tha Taravari. Lexo po ashtu Krahu i Selës në ASH do të bashkëngjitet me “Frontin Evropian” Kujtojmë se sot, krahu i Selës në Kuvendin…
Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski e komentoi propozimin e OBRM-PDUKM-së për shfuqizimin e balancuesit, por nuk ishte konkret nëse do ta përkrahte një ide të tillë. Ai konsideron se duhet gjetur zgjidhje për sfidat, sepse kjo masë për përfaqësim të barabartë është keqpërdorur gjatë punësimit në administratë. Kovaçevski thotë se balancuesi është futur pikërisht nga OBRM-PDUKM-ja dhe është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. “Duhet të vendosim ligje, parime dhe mekanizma, sepse ky mekanizëm, balancuesi, që është zgjidhje softuerike e krijuar në kohën e VMRO-DPMNE-së, ka filluar të keqpërdoret dukshëm. Këdo që pyetni, do ta vërtetojë këtë. Ne duhet të gjejmë…
Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do të përpiqet të rifitojë disa nga qytete kryesore që i humbi pesë vjet më parë. Nëse opozita arrin të mbajë qytetet kryesore, kjo mund të shërbente për rigjallërimin e saj, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar. Në zgjedhjet e fundit vendore të mbajtura në vitin 2019, opozita e bashkuar fitoi bashkinë e kryeqytetit Ankara dhe të qytetit të rëndësishëm për tregtinë, Stambollin, duke i dhënë kështu fund qeverisjes 25-vjeçare të këtyre qyteteve nga partia…
Një avion ushtarak rus u rrëzua sot në portin e Krimesë të Sevastopolit, tha guvernatori i rajonit i instaluar nga Rusia. Reuters raporton se piloti arriti të dilte nga përpara rrëzimit, përmes sistemit urgjentë të shpëtimit. Informacionet parabrake bëjnë me dije se piloti po merr ndihmë mjekëosre në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka komentuar rreth raportimeve për rrëzimin e avionit ushtarak. Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me shkakun e rrëzimit të avionit./vizionplus.tv/
Ziadin Sela pas mbajtjes së Kuvendit Qendror tha partia që drejton ai do t’i bashkohet Fronit Evropian “Në bazë të ofertës që e parashtrova para Kuvendit Qendror dhe duke spjeguar mundësitë e ASH-së në këtë situatë, Kuvendi Qendror i ASH-së i tha po ofertës për t’u bërë pjesë e “Frontit Evropian””, tha Sela. Ai shtoi se arsyeja e këtij koalicionimi është anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë në Bashkimin Evropian. “Ne jemi të gatshëm ashtu si në të kaluarën edhe tash, të mos i ikim përgjegjësisë dhe Aleanca për Shqiptarët të jetë faktor, ashtu siç ka qenë në të…
Djali i një ish-efektivi shqiptar është dënuar me burgim në Britani, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në një shtëpi bari. Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Toli 27 vjeç. Ai u kap duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi, se bashku me një tjetër shqiptar Fabian Xhika 26 vjeç. Klajd Toli, djali 27-vjeçar dhe Fabian Xhika, 26 vjeç, u arrestuan të dy në shtëpi bari, ndërsa ditën e djeshme (27 mars) u burgosën secili me 20 muaj burgim. Dy të rinjtë pranuan para Gjykatës akuzat për kultivimin e lëndëve narkotike./Vizionplus.tv/
Departamenti për kontroll të brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale më datë 25 mars deri te Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Njësia e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga nëpunës policorë me autorizime zyrtare dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, parashtroi kallëzim penal kundër tre personave-nëpunës policorë për vepër penale të kryer “punë të pakujdesshme në shërbim” sipas nenit 353-v paragrafi 4 të Kodit Penal. Siç kumtojnë nga MPB, kallëzimi penal u parashtrua kundër tre nëpunësve policorë për arsye se kanë lejuar parashtrimin e një procedure disiplinore që është zhvilluar ndaj…
Punonjësve në shëndetësi nuk do t’u harmonizohen pagat me rritjen e pagës minimale për shkak të mosnënshkrimit të aneksit të Marrëveshjes kolektive. Për këtë shkak, ata më 8 prill paralajmërojnë që do të fillojë para objektit të LSM-së dhe do të përfundojë te Ministria e Shëndetësisë. “Protesta do të jetë në drejtim të shprehjes së pakënaqësisë nga mosnënshkrimi i aneksit të marrëveshjes kolektive që është punë e kryer, por për shkak të lojërave politike, mbeti i panënshkruar nga 20 mijë punonjësit në shëndetësi të cilëve nuk do t’u rritet paga”, tha Slobodan Trendafilov nga LSM. Sipas LSM-së, përveç punonjësve në…
Pluhuri afrikan që pushtoi ditën e djeshme vendin tonë dhe jo vetëm është i dëmshëm për shëndetin. Kjo dukuri natyrore e clia pritet të vazhdojë deri në fund të muajit, preku edhe vendin fqinj, Greqinë. Drejtoria e Shëndetit Publik në Kretë, ishulli i cili shënoi temperatura rekord dje mbi 32 gradë celcius ka këshilluar qytetarët që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes apo sëmundjet e zemrës dhe fëmijët, që të kufizojnë çdo aktivitet fizik intensiv, veçanërisht në ambiente të jashtme. Personat me astmë mund të kenë nevojë për përdorim më të shpeshta të aparatit të astmës, ndërsa personat mbi 65 vjeç…
Kuvendi sot e miratoi Deklaratën për shënimin e katër vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75 vjet nga formimi i Aleancës në kuadër të seancës së 149-të. Presidenti dhe parashtruesi Jovan Mitreski theksoi se me miratimin e Deklaratës konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të dhënë një kontribut serioz dhe të rëndësishëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe botëror. Katër vjet pas anëtarësimit në Aleancë, konkludoi se vendimet e marra gjatë rrugës për anëtarësim ishin të vështira, por ia vlenin. “Me këtë deklaratë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të…









