Author: shqiperia

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000. Sipas një deklarate të lëshuar nga familja e tij, Lieberman vdiq në New York të mërkurën për shkak të komplikimeve nga një rrëzim. Ai ishte 82 vjeç. Demokrati shpesh herë kishte votuar kundër qëndrimeve të partisë. Me kalimin e kohës ai u largua nga Partia Demokrate, duke u bërë Senator i pavarur. Kjo dhe kritikat e tij ndaj kandidatit demokrat për President Barak Obama, gjatë garës zgjedhore të vitit 2008, zemëruan jo pak demokratë.…

Lexo më shumë

Zyrtarët në administratën e presidentit amerikan Joe Biden janë në “diskutime” paraprake në lidhje me opsionet për stabilizimin e Rripit të Gazës të pasluftës. Sipas Politico, opsionet që po shqyrtohen nuk përfshijnë vendosjen e trupave amerikane në terren, thanë dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes dhe dy zyrtarë të tjerë. Të gjithë ata kërkuan të mbeten anonimë për të folur për këto negociata diplomatike dhe ushtarake që po zhvillohen me dyer të mbyllura. Financimi i Pentagonit do të mbulojë nevojat e forcës së sigurisë dhe do të plotësojë ndihmën e ofruar nga vendet e tjera, thanë ata. I pyetur për…

Lexo më shumë

Në Maqedoninë e Veriut vijon periudha e motit kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me rritje të temperaturës në fundjavë. Siç njoftojnë nga DPHM, temperaturat e mëngjesit do të jenë vazhdimisht mbi zero, ndërsa vranësira më e madhe me kushte për paraqitje të reshjeve pritet në fillim të javës së ardhshme dhe do të pasohet me rënie mesatare të temperaturave. Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri në 12, kurse maksimalet ditore do të arrijnë deri në 27 gradë.     Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka zhvilluar takim me Reisul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetain. Në takim, fokusi kryesor ka qenë vendimi i fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në mbledhjen e 26 marsit të vitit 2024, me të cilin jepet pëlqim për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” – në fshatin Kondovë, Shkup, e akredituar dhe me status të shkollës së mesme të rregullt, njofton Pres qendra e qeverisë. “Ky vendim paraqet zgjidhje për…

Lexo më shumë

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në gjendje këto vende që të përmbushin nevojat e Ukrainës? Që nga pushtimi rus i Ukrainës rreth dy vite më parë, presidenti ukrainas Zelenskyy ka ripërsëritur në vijimësi thirrjen e tij për ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e Bashkimit Europian. Në Samitin Ukrainë-Europa Jug-Lindorembajtur në Tiranë në ditët e fundit të muajit shkurt, ai shkoi një hap më tej dhe sugjeroi bashkëprodhim armatimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor. “Propozoj një forum të…

Lexo më shumë

Më shumë se 130 projektligje në fusha të ndryshme kanë mbetur pa u miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, i cili të enjten ka mbajtur seancën e fundit me përbërjen aktuale. Bazuar në dispozitat ligjore, Kuvendi duhet të shpërndahet të hënën, më 1 prill, pasi vendi hyn në periudhë parazgjedhore. Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 8 maj së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kryetari i Kuvendit maqedonas, Jovan Mitrevski, tha të enjten se “efikasiteti i punës së Kuvendit ka qenë peng i numrit të deputetëve në sallë, si dhe i bllokimeve të shumta që…

Lexo më shumë

Modelja amerikane, Emily Ratajkowski, jo vetëm që u divorcua, por ajo po e feston me stil dhe me humor këtë ngjarje. Supermodelja, e cila u nda nga producenti Sebastian Bear-McClard në shtator 2022, kohët e fundit, u shfaq në mediat sociale, për të treguar aksesorët e saj të rinj mahnitës. Në një seri selfiesh seksi topless nga shtrati i saj, Ratajkowski shfaqi unazat verbuese, të cilat ishin punuar nga diamantet e unazës së saj origjinale të martesës. Bizhuteritë e reja morën emrin “unazat e divorcit”, të cilat ishin ndarë në dy pjesë. Zgjedhja për të vënë unazën e saj të…

Lexo më shumë

Bestytnitë janë kudo. Nga mesazhet zinxhir që ju kërkojnë “t’i dërgoni këtë letër apo e-mail 10 njerëzve të tjerë, dhe diçka e mirë do të ndodhë në 24 orët e ardhshme”, deri tek xhaxhai tuaj që mendon se skuadra e tij e zemrës nuk fitoi ndeshjen e fundit, për shkak se ai nuk kishte vënë në kokë kapelen e tij “fatsjellëse”. Sjellja supersticioze, mund të konsiderohet fare mirë si shenjë dalluese e natyrës njerëzore. Tek e fundit, ne nuk shohim që kafshët e tjera të veshin kapelet e tyre mefat apo të prekin objektet e tyre fatsjellëse, kur përpiqen të…

Lexo më shumë

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmet e ndryshme. Ky ushqyes thelbësor për shëndetin gjendet në shumë ushqime por ofrohet edhe si suplement në farmaci. Vitaminën E trupi e ruan dhe e përdor sipas nevojës. Oksidimi Oksidimi i qelizave është i ngjashëm me ndryshkun. Ai përshpejton plakjen dhe vjen si pasojë e ekspozimit të qelizave ndaj radikaleve të lira. Oksidimi shkakton sëmundjet e zemrës dhe dëmtim të qelizave. Sipas Agroweb vitamina E është antioksidant dhe si i tillë mbron qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Kjo vitaminë ngadalëson plakjen e qelizave, thonë…

Lexo më shumë

OBRM-PDUKM-ja sonte në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv miratoi listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Anëtari i këtij komiteti, Timço Mucunski, në deklaratë për media tha se kjo listë do të jetë fituese dhe se presin mbështetjen e popullit. “Bartësit e listave fituese janë: Në njësinë zgjedhore 1 është kryetari ynë, Hristijan Mickoski dhe presim mbështetje të madhe dhe fitore të madhe. Në njësinë zgjedhore 2 është kolegu im dhe miku im Vllado Misajllovski. Në njësinë zgjedhore 3 është Dragan Kovaçki. Në njësinë zgjedhore katër është nënkryetari Aleksandar Nikolloski. Në 5 është sekretari gjeneral i…

Lexo më shumë