Author: shqiperia

Sot për besimtarët katolikë është e Enjtja e Madhe. Ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë të enjten këmbët e 12 grave në një burg në Romë gjatë një ceremonie. Kjo është hera e parë që Papa u lanë këmbët grave në këtë ceremoni vjetore për katolikët. Papa 87 vjeç , i cili ka përjetuar vështirësi shëndetësore kohët e fundit, drejtoi ceremoninë në burgun Rebibbia në Romë, duke larë këmbët e secilës prej grave nga karrigia e tij me rrota. Gjatë ceremonisë shumë gra u emocionuan dhe u përlotën teksa Papa u puthte këmbët, shkruan CNN. “Ju nuk…

Lexo më shumë

Tifozja shumë seksi  që u shfaq në Kampionatin Botëror të vitit 2022, Ivana Knoll, po rikthehet tani edhe për Euro 2024. Këtë e la të nënkuptuar vetë tifozja kroate përmes një imazhi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, shkruan The Sun. Ajo ishte bërë sensacion në Kupën e Botës 2022, kampionati i cili u mbajt në Katar dhe bënte tifo për ekipin e saj të zemrës, Kroacinë. Pasi tërhoqi vëmendjen e botës së futbollit, modelja 31-vjeçare u nderua me titullin “tifozja më seksi”. Tani, bukuroshja do t’u rikthehet stadiumeve në kampionatin evropian Euro 2024. Modelja kroate, pa një…

Lexo më shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 78 vota “për” miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, kumtoi Ministria e Drejtësisë. Ligji, thuhet në kumtesë, ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e një mjedisi sigurie më të sigurt si në burgje, ashtu edhe siguri të përgjithshme në shtet, kryesisht nëpërmjet vendosjes së një baze ligjore dhe krijimit të njësive të inteligjencës së burgjeve dhe njësitë e ndërhyrjes, vendosjen e sistemit të video vëzhgimit dhe përdorimi i kamerave trupore në institucione, reduktimi i korrupsionit në institucionet ndëshkuese-korrektuese, zgjidhja…

Lexo më shumë

Nëse i përkisni një prej shenjave që do të përmendim më poshtë, dijeni se duhet të armatoseni me mjaft durim dhe gjakftohtësi, pasi prilli nuk do t’ju trajtojë me dorezë, përkundrazi do t’ju vendosë disa pengesa që do ju shtyjnë në kufijtë tuaj. Prilli do të jetë i vranët dhe i ftohtë për ju që i përkisni një prej shenjave dhe dhjetë ditëve të mëposhtme: BINJAKËT, SHIGJETARI, VIRGJËRESHA Prilli do të bëjë shumë presion mbi ju, veçanërisht ju që i përkisni dhjetëditësit të tretë të shenjave të mësipërme pasi Marsi është në Peshqit nga 23/3, vetëm tensione, keqkuptime dhe konfuzione…

Lexo më shumë

Klubi i Nice raportohet se është shprehur i gatshëm ta lejojë largimin e Jean-Clair Todibos për vetëm 40 milionë funte gjatë verës, duke alarmuar klubet angleze si Manchester United dhe Tottenham Hotspur. Ani pse nuk është ftuar nga Didier Deschamps për Francën, mbrojtësi me formën e tij këtë sezon ka joshur interesimin e disa klubeve. Todibo ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon, duke formuar partneritet të fuqishëm me veteranin brazilian, Dante. Klubi francez ka pësuar vetëm 20 gola në 26 ndeshjet në ligë. Sipas talkSport, Nice ka treguar çmimin për Tobidon dhe ky çmim ka joshur interesimin për 24-vjeçarin. Manchester…

Lexo më shumë

Të paktën 45 persona humbën jetën sot në Afrikën e Jugut si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, kur një autobus ra nga një urë në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut, ndërsa një djalë tetë vjeçar është shtruar në spital në gjendje kritike. Sipas Ministrisë së Transportit, autobusi ishte nisur nga Botsvana dhe kishte destinacion Morian (skajin veri-lindor të Afrikës së Jugut). Autobusi ra nga një lartësi prej 50 metrash, më pas u përfshi nga glakët e zjarrit. Në autobus ishin në total 46 persona, duke përfshirë edhe shoferin. 300 kilometra larg Johanesburgut. Ministri i Transportit Sindisiëe Chikunga,…

Lexo më shumë

Real Madridi raportohet se është larguar nga gara për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold. 25-vjeçari konsiderohet si njëri nga mbrojtësit që harkon më së miri. Qëkur ka debutuar për Liverpoolin, mbrojtësi anglez është paraqitur në 302 ndeshje dhe ka realizuar 18 gola. Goal.com shkruan se Alexander-Arnold nuk ka gjasa që të largohet nga Liverpooli edhe nëse nuk ka sukses në ndonjërën nga garat. Besohet se 25-vjeçari fiton 180 mijë funte në javë – shifër shumë më e ulët krahasuar me atë që merr kapiteni Virgil van Dijk. Mirëpo besohet se anglezi do të kërkonte pagë dukshëm…

Lexo më shumë

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski u shpreh se me partitë tjera politike bisedojnë rreth programit. “Ne nuk flasim kush do të jetë ministër, por a do të ketë kapacitet që t’i zbatojë projektet. Për ne më e rëndësishme është puna dhe realizimi i projekteve”, tha Misajllovski. Ai shtoi se partia e tij do të punojë edhe për pensionistët dhe se do të ketë rritje të pensioneve. “Për pensionistët do të ketë 5.000 denarë rritje të pensioneve. Qeveria hodhi 300 milionë për autostrada dhe e shohim se autostrada nuk ka. Të gjitha shpenzimet joproduktive do t’i shkurtojmë dhe t’i çojmë aty…

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë të enjten i ka hedhur poshtë përsëri pretendimet e Rusisë se Ukraina ishte përfshirë në sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve Crocus në afërsi të Moskës më 22 mars. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara i dhanë informata të hollësive shërbimeve ruse të sigurisë për një sulm ekstremist në Moskë para se ai të ndodhte. Ai i cilësoi akuzat e Rusisë se Ukraina është gjoja e përfshirë si “të pakuptimta dhe propagandë”. Më herët të enjten, Komisioni Hetues i Rusisë tha se ka zbuluar prova se katër kryerësit e sulmit të…

Lexo më shumë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e ka urdhëruar Izraelin të enjten të ndërmarrë masa, përfshirë hapjen e më shumë pikëkalimeve tokësore, për të lejuar futjen e ushqimit, ujit, karburantit dhe furnizimeve të tjera brenda Rripit të Gazës, për ta parandaluar urinë absolute në territorin e rrënuar palestinez. Gjykata i vendosi dy masa shtesë në rastin që Afrika e Jugut e solli para saj, ku e akuzon Izraelin se po kryen gjenocid në luftën e tij në Gazë, e cila nisi më 7 tetor pas sulmit të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Izraeli…

Lexo më shumë