Author: shqiperia
Polonia hap përkohësisht kufirin me Ukrainën
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për të ulur tensionet të shkaktuara për shkak të importeve të drithërave ukrainase. Shërbimi shtetëror i rojeve kufitare të Ukrainës tha përmes një deklarate se 120 kamionë pritet të kalojnë pikëkalimin Uhrjniv-Dolobiçuv për në Poloni. Ky shërbim tha se pikëkalimi do të mbetet i hapur deri më 2 prill. Njoftimi u bë përderisa qeveritë e Polonisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim mbi gjashtorësh në Varshavë për të diskutuar për çështjen e importeve të drithërave ukrainase, por duket se bisedimet…
Shqipëria shënon 15 vite e anëtarësuar në organizatën më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO. Me këtë rast, Partia Demokratike e nderoi këtë arritje për vendin e cila u realizua gjatë qeverisjes së saj nën drejtimin ish-kryeministrit, Sali Berisha. Lideri historik i Partisë Demokratike, pavarësisht se në kushtet e arrestit shtëpiak, mbajti fjalën përshëndetëse në aktivitetin e organizuar nga PD me temë “Roli prijës i PD për anëtarësimin në Aleancë”. Berisha tha se, anëtarësimi në NATO ishte mrekullia më e madhe për Shqipërinë që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot. Ai tha se, në 46…
Ligji ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e një mjedisi sigurie më të sigurt si në burgje, ashtu edhe siguri të përgjithshme në shtet, kryesisht nëpërmjet vendosjes së një baze ligjore dhe krijimit të njësive të inteligjencës së burgjeve dhe njësitë e ndërhyrjes, vendosjen e sistemit të video vëzhgimit dhe përdorimi i kamerave trupore në institucione, reduktimi i korrupsionit në institucionet ndëshkuese-korrektuese, zgjidhja e problemit të mbipopullimit, rregullimi dhe avancimi i të drejtave të marrëdhënies së punës të të gjitha kategorive të punonjësve në INK dhe SHNK, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. “Krahas rritjes…
GREQI– Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një konflikt me një polic jashtë detyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ampelokipit. Sipas asaj që është bërë e ditur, shqiptarët që lëviznin me motoçikletë, për arsye të panjohura deri më tani, janë grindur me një polic dhe e kanë rrahur. Disa orë pas ngjarjes ata janë kapur në flagrancë dhe së bashku me policin janë dërguar në komisariatin e Patisionit. Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. Në orët e mbrëmjes në komisariat u paraqit babai i njërit prej shqiptarëve dhe u krijua një situatë e tensionuar. Pas qetësimit të…
Kallëzim penal kundër një 61-vjeçarit në Ohër, ka vendosur në hipotekë pronën e një personi tjetër
SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër një 61-vjeçarit K.R nga Manastiri për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale mosekzekutimi i vendimit gjyqësor dhe përvetësim i paligjshëm. “Ai me vetëdije dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka vendosur nën hipotekë patundshmërinë e një personi tjetër në Ohër dhe në këtë mënyrë ka përfituar pasurit të paligjshme prej 352.000 denarë”, thonë nga SPB Ohër./Telegrafi/ Kallëzim penal kundër një 61-vjeçarit në Ohër, ka vendosur në hipotekë pronën e një personi tjetër appeared first on Telegrafi.
Lufta në Gaza, 6-vjeçari vdes nga uria
Gjashtë vjeçari Mohammed Naeem al-Najar vdiq sot nga uria në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës. Në të njëjtin spital, Leila Juneid, e lindur gjatë luftës në Gaza, u shtrua të mërkurën dhe u vendos në kujdes intensiv për kequshqyerje të rëndë. “Mund të thuash që mosha e saj nuk përputhet me peshën e saj. Ajo është dy muajshe dhe megjithatë është vetëm dy kilogramë e pak”, tha për Al Jazeera Ahmed al-Ali, një infermiere në spitalin Kamal Adwan. “Ne jemi mësuar të marrim raste të tilla në numër të madh çdo ditë. Ato shpesh rezultojnë me vdekje”, shtoi…
Një tjetër futbollist ia ka mbyllur dyert Kombëtares së Kosovës në futboll. Bëhet fjalë për 16 vjeçarin Olti Hyseni, cili po paraqitet tejet mirë këtë sezon në Danimarkë. Hyseni po luan sivjet në kategorinë e dytë të futbollit danez me Sonderjysken. 16 vjeçari ka mohuar në mënyrë kategorike se në të ardhmen mund ta veshë fanellën e Kosovës. “Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë. Kam ndjesinë se ka…
Rëndësia e miqësisë dhe ndihmës së ndërsjellë u theksua nga Mbreti i Britanisë, Charles III gjatë predikimit të tij për Pashkët. Në veçanti, mbreti britanik iu referua një pasazhi në Ungjillin e Gjonit, i cili i ka rrënjët në jetën e Zotit, i cili u gjunjëzua para dishepujve të tij dhe, për habinë e tyre të madhe, lau këmbët e tyre të lodhura. “Jezusi dha një shembull se si ne duhet të shërbejmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe si ne si komb përfitojmë nga ata që shtrijnë dorën e miqësisë edhe në një kohë nevoje”, shtoi ai. Kjo, sipas…
Taravari: Nëse Sela vendos të shkojë vetë në zgjedhje jam i gatshëm t’i vulos propozimet e tyre
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se në rast se krahu i Selës në ASH vendos që të shkojë vetë në zgjedhje, ai është i gatshëm të jep vulat e partisë dhe të nënshkruaj propozimet e tyre. “Nëse është arsyeja vulat pse shkojnë me BDI-në, unë para se ta mbajnë Kuvendin sot ju them përsëri, në qoftë se e mbani qëndrimin ende se mund të shkoni vetë, unë jam këtu që t’i pranojë listat me emrat që do t’i propozojnë ato për t’i nënshkruar dhe për t’i vulosur që të dalin me logon e ASH-së”, tha Taravari. I pyetur për…
Është zhvilluar ditën e sotme Mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku diskutohet rreth ecurisë dhe zhvillimeve ekonomike, si edhe masat e Qeverisë në mbështetje të bizneseve. I pranishëm në mbledhje ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Rama: Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga “Standart & Poors”. Është hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel në klasifikimin e vendeve dhe nga ana tjetër, kur kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, të cilat për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar…











