Author: shqiperia

Një gjykatë ruse dënoi sot një shtetase ruso-amerikane me 12 vjet burg për “tradhti” sepse ajo bëri një donacion për një organizatë që ndihmon Ukrainën. “Gjykata e shpalli Ksenia Karelinën fajtore për tradhti dhe e dënoi me 12 vjet burg”, tha Gjykata e Qarkut Sverdlovsk në Urale, ku 32-vjeçarja u gjykua me dyer të mbyllura. Siç raportojnë mediat ruse, Karelin që në ditët e para të luftës bëri një donacion prej rreth 50 dollarë për organizatën joqeveritare Razom, e cila ofron ndihmë materiale për Ukrainën. Gjykata vuri në dukje se këto para “u përdorën për blerjen e pajisjeve mjekësore, armëve…

Lexo më shumë

Automjete të blinduara perëndimore janë parë brenda Rusisë, që kur Ukraina nisi ofensivën e saj të re në fillim të këtij muaji. Ato përfshijnë automjete të blinduara Bradley dhe Stryker të furnizuara nga SHBA, si dhe Marders të furnizuara nga Gjermania. Nuk ka pasur asnjë imazh të shfaqur deri më tani të tankeve Challenger në Mbretërinë e Bashkuar ose të tankeve amerikane Abrams përtej kufirit. Megjithatë, ekspertët ushtarakë perëndimorë kanë theksuar suksesin e ofensivës ukrainase për përdorimin e asaj që ata e quajnë “manovër të armëve të kombinuara”, duke përdorur trupa së bashku me automjete të blinduara, artileri dhe tanke,…

Lexo më shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ka sjellë vendim për pjesëmarrjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve. Vendimi, siç informojnë nga kabineti i presidentes, është në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza, pas vendimit të Qeverisë më 13 të shpallet gjendje krize për shkak të rritjes së numrit të zjarreve. “Mënyra dhe intensiteti në të cilin pjesëtarët e Ushtrisë do të ndihmojnë institucionet tjera në shuarjen e zjarreve do t’i përcaktojë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë në përputhje me kërkesat e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe situata në terren”, thuhet në njoftim. Sipas informacioneve të fundit nga…

Lexo më shumë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se “marrëveshja e arritur ndërmjet Prokurorisë së Islam Abazit  për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ixhet Mehmetit, ish-anëtar i Këshillit të Prokurorëve  dhe një nga figurat kyçe të pushtetit të korruptuar të BDI-së, është dëshmia më e qartë pse qytetarët kanë besim në sistemin gjyqësor me vetëm dy për qind”. “VLEN ndan shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë që ka prekur opinionin publik pas kësaj marrëveshjeje me një nga figurat kyçe të pushtetit korruptiv të BDI-së. Ky rast po bëhet simbol i asaj që nuk shkon me sistemin tonë të…

Lexo më shumë

Lista e shenjave të zodiakut që do të fitojnë më shumë para në jetën e tyre është plotësuar – që në radhë të parë – nga Bricjapi. Të lindur ambiciozë dhe të vendosur, Bricjapët nuk preken nga emocionet dhe mbeten realistë. Karakteristikat e një rëndësie të veçantë për botën e biznesit. Ata i menaxhojnë shkëlqyeshëm financat e tyre dhe urrejnë borxhet. Ata shmangin shpenzimet e panevojshme dhe veprojnë në mënyrë proaktive dhe metodike në lidhje me hapat e tyre profesionalë dhe financiarë. Më e rëndësishmja, ata janë shumë ambiciozë dhe nuk dorëzohen lehtë. Po për ata që përpiqen t’u pengojnë?…

Lexo më shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë, ndërsa ka theksuar se duhet koordinim me aleatët për këtë çështje. Sipas Osmanit, Kosova nuk duhet të përdorë “taktika” të njëjta sikur kundër Serbisë. “A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes ushtarit amerikan dhe policisë, nuk besoj që ka shqiptar që pajtohet në këtë tokë me një gjë të tillë. Pra, të sigurohemi që gjëra të tilla të mos të ndodhin. Aleatët na kanë shpëtuar dhe urat kur të hapen ato të…

Lexo më shumë

Vijon që prej mëngjesit të së hënës zjarri në malin e Tomorrit në Skrapar. Pas izolimit nga zjarrëfikësit të vatrave aktive të zjarrit pasditen e djeshme në zonën e Bozhanit,u shmang përfundimisht përhapje e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Tomorrit dhe territorit të Çukës, ku do tē fillojë pas pak ditësh edhe Peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve. Ditën e djeshme u bë edhe përforcimi i periferisë rreth zjarrit, duke shuar çdo  gjurmë në zonat kufitare. Kjo bëri që zjarri të mos dilte jashtë këtij perimetri. Edhe pse ende edhe sot në zonë ka vatra zjarri ende aktive në trungjet e…

Lexo më shumë

Një 68-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Dimal. Sipas njoftimit zyrtar, 68-vjeçari ndezi zjarri në fshtin ku banonte dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj. “Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Dimal identifikoi dhe arrestoi shtetasin I. D., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal. 68-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina në fshatin Gajdë. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me…

Lexo më shumë

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Theth. Era favorizon flakët, të cilat janë përhapur në zonën e njohur si Guri i Nenshtegut.   Ndërkohë në ditët më para, vatra zjarri kishte dhe në fshatin Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në territorin e Bashkisë së Shkodër, duke rrezikuar Parkun Kombëtar. Pas ndërhyrjes nga avioni i ardhur nga Rumania, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, zjarri u vu nën kontroll.  Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile./vizionplus.tv  

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se do të zgjerohet lista pozitive e barnave, duke shtuar se është informuar nga drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore. Ai tha se pret që në të ardhmen lista pozitive e barnave të zgjerohet edhe më shumë dhe të njëjti të mos blihen nga njerëzit e privilegjuar. “Unë e mirëpres, e përgëzoj dhe pres që në të ardhmen të zgjerohet edhe më shumë, gjë që do ta vendosë fokusin tek objektiviteti dhe jo lidhjet familjare, të cilët në dekadat e fundit e kanë rrëmbyer sistemin shëndetësor dhe tani duan të fitojnë shuma të mëdha interesash…

Lexo më shumë