Author: shqiperia
Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Ditën e djeshme, 29-vjeçari vodhi një automjet në lagjen nr.13 dhe shkoi drejt Elbasanit. Gjithashtu ai vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14. Policia bën me dije se shtetasi T.H ishte shpallur në kërkim për 4 vjedhje. “Pas kallëzimeve të 2 shtetasve se më datë 14.08.2024, iu ishin vjedhur automjeti dhe sende personale, Komisariati i Policisë Durrës identifikoi autorin dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me Policinë e Elbasanit,…
Nuk ka rëndësi nëse në këto momente ndodheni shtrirë në shezlong, përballë kaltërsisë së Jonit, apo po mbani qeskat e rënda (këshillohen trasta pasi tashmë janë të ndaluara me ligj) me fruta e perime, dhe po nxitoni të shkoni në shtëpi: nëse nuk keni vënë krem kundra diellit, dijeni se po bëni dëmin më të madh te jëtës suaj. Ai jo vetëm që mbron lëkurën nga ekspozimi i rrezeve ultravjollcë që shkaktojnë melasma, njollat kafe për të cilat flasim aq shpesh në Living, por mbi të gjitha nga kanceri i lëkurës, një sëmundje gjithmonë e më përhapur sidomos tek gratë.…
Gjatë paraditës së ditës së sotme, është shfaqur një vatër zjarri në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth. Menjëherë pranë vatrës së zjarrit janë drejtuar punonjës të Njësisë Administrative, banorë të zonës dhe specialistë zonave të mbrojtura. Nga Shkodra, është nisur edhe një mjet zjarrfikës së bashku me efektiv të repartit të zjarrfikësve të Shkodrës. Në koordinim me strukturat e emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës në drejtim të Thethit është nisur edhe një grup prej 30 ushtarësh për të qënë pjesë e operacionit për shuarjen e kësaj vatre zjarri në afërsi të fshatit Theth.…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer. Siç njoftojnë nga BDI, bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, integrimin europian, reformat në përputhje me pritjet e BE, si dhe legjitimitetin zgjedhor. “Kryetari Ahmeti elaboroi mbi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, mendimet e ekspertëve vendor dhe për hapat që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit. Ahmeti gjithashtu foli…
Mbetet ende mister tragjedia ajrore e ndodhur pak ditë më parë në Brazil, ku humbën jetën 62 personat në bord. Hetuesit nuk arritën në asnjë konkluzion nga analizat e kutive të zeza të avionit. “Globo” shkruan se në regjistrimin dy orësh audio të bisedave në bord, rezultoi se piloti dhe ndihmëspiloti konsultuan një problem vetëm një minutë para rënies së avionit. Siç shkruan media braziliane, ndihmëspiloti dëgjohet në regjistrim duke pyetur i hutuar se çfarë po ndodh, teksa avioni ka nisur të dalë nga kontrolli. Nga ana tjetër, piloti i thotë se avioni kishte nevojë për më tepër fuqi, për t’u…
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka lidhur Propozim – marrëveshje me të dyshuarin N.G. për të cilin ekzistonte dyshimi i bazuar se kishte kryer vepër penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Me nënshkrimin e propozim-marrëveshjes, i dyshuari N.G nuk e konteston se e ka kryer veprën penale dhe duke marrë parasysh dënimin e ndaluar me burg nga një deri në dhjetë vjet për këtë vepër, ka pranuar të dënohet me burgim prej tre vjetësh, si dhe me ndalim të ushtrimit të profesionit apo një zyrtari për një periudhë…
Zbulohet i dashuri 28 vjeçar i Madonnës
Madonna është parë së fundmi me të dashurin e saj. Këngëtarja 65-vjeçare ishte e kapur dorë për dore me futbollistin 28-vjeçar, Akeem Morris, të martën në Portofino të Italisë. Madonna dhe Akeem e kanë njohur njëri-tjetrin për vite me radhë, por thashethemet për lidhje nuk u qarkulluan deri në korrik të këtij viti. Madonna do të festojë ditëlindjen e saj të 66-të këtë javë në Portofino. Raportimet thonë se ajo po qëndron në pronën private të Dolce & Gabbana. Zbulohet i dashuri 28 vjeçar i Madonnës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
VIDEO/ Sa vjeç mbush sot? Rudina Hajdari feston ditëlindjen me të bijën dhe partnerin e ri
Ajo është larguar nga politika dhe jeta disi nga jeta publike, por romanca e re e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Rudina Hajdari feston sot ditëlindjen dhe mbush 37 vjeç. Këtë ditë feste ajo e ka kaluar me njërëzit më të dashur për të, si e bija dhe dashuria e saj e re. Partneri i ish-deputetes është Tan Kazazi, një producent dhe regjisor filmash. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rudina shfaqet duke fryrë qirinjtë e tortës së saj të ditëlindjes./vizionplus.tv
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, diskutuan mbi situatën e zjarreve në vendin tonë. Ministri Vengu u shpreh se janë shuar 30 vatra zjarri, ndërsa vetëm 10 janë ende aktive. Më tej, ai shtoi se po vijon përpjekja për shuarjen e flakëve, si dhe theksoi se është rritur gatishmëria. “E vërteta është që kemi pasur një javë të vështirë. Dita e djeshme ka qenë dita me intensitetin më të madh të vatrave të zjarreve, 40 vatra të indentifikuar në rang vendi. Kemi shuar 30 prej…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka folur për situatën me zjarret në vend. Ai tha se ka shumë probleme për menaxhimin e situatës me zjarret, duke theksuar edhe mungesën e pajisjeve dhe pilotëve për avionët kundër zjarreve. Mickoski tha se dyshon se zjarret që ndodhin këtë moment janë të rastësishme, duke përmendur numrin rekord në muajin korrik, prej rreth 60 zjarre në ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Seancën e fundit kemi vendosur për rritje të buxhetit për QMK-në dhe DMSH-në. Bëjmë gjithçka për të vendosur në kontroll këtë situatë. Gjithashtu kemi vendosur që kur të përfundojë kjo situatë, të shqyrtojmë atë që…











