Author: shqiperia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”. Policia e kryeqytetit njofton se një 68-vjeçare , duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasja M.S, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Le të jemi të qartë që në fillim, të gjitha frutat dhe perimet e stinës janë të mira, por kombinimi me njëra tjetrën, mund të mos jetë aq i mirë! Një shembull jane kastravecat dhe domatet. Kastravecat dhe domatet janë të mrekullueshme për trupin tonë. Të dyja janë të mbushura plot me ujë, antioksidantë, lëndë ushqyese dhe vitamina. Sidoqoftë, nuk duhet t’i përzieni ato në të njëjtën kohë! Sipas mjekesise popullore indiane, kur zgjedhim përbërës për një sallatë, duhet të dimë kohën e saktë të tretjes së përbërësve. Përzierja e perimeve që kërkojnë më pak kohë për tretje dhe perimeve…

Lexo më shumë

Portali “Politiko” nga Brukseli shkruan se Radmilla Sheqerinska është kandidate për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s. Në tekstin e publikuar me titullin “Detyra e parë e Mark Rute në NATO është të gjejë një grua që do të jetë dora e djathtë”, shkruan se Sheqerinska dhe Maria Gabriel nga Bullgaria janë kandidatet më serioze për zëvendëse të tij. Zëvendësi i tij aktual Mirçea Xhoana i cili në këtë post është nga 2019-ta, pritet që të tërhiqet për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale në Rumani, thanë përfaqësues të NATO-s për Politiko, përcjell TV21. Diplomati i lartë i NATO-s nga Europa perëndimore…

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut konfirmoi të enjten arratisjen nga arresti shtëpiak të Blerim Ramadanit, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili qe ndaluar nga autoritetet policore maqedonase në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Ministria e Brendshme u tha medieve lokale se do të shpallë një “urdhër arrest qendror” për zotin Ramadani. Autoritetet nuk japin hollësi mbi rrethanat e arratisjes së shtetasit të Kosovës, një portal në gjuhën maqedonase shkroi se zoti Ramadani është arratisur nga shtëpia e miqve të tij në Shkup, ku qëndronte nën arrest shtëpie në bazë të një…

Lexo më shumë

Një gotë ujë është e mirë në çdo kohë, por ajo që pak njerëz e dinë është se është e dobishme për shëndetin tuaj kur e pini atë në mëngjes kur ngriheni nga shtrati. Uji është një lëndë ushqyese thelbësore për jetën. Trupi juaj varet prej tij për çdo reaksion kimik që kryen. Në fund të fundit, dihet se ajo korrespondon me rreth 75% të peshës totale të trupit tonë. Jeta e përditshme mund të jetë aq e shpejtë saqë thjesht harroni të pini lëngje, edhe kur jeni të etur. Dhe të pish vetëm ujë me çdo vakt nuk është…

Lexo më shumë

Dy turistë belgë të cilët mbetën të bllokuar te liqeni i Shtrazës, si pasojë e problemeve shëndetësore gjatë eksplorimit, janë shpëtuar nga policia. Operacioni për lokalizimin dhe dhënien ndihmë 2 turistëve në terrenin e vështirë malor, zgjati 4 orë dhe u krye nga SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze. Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze (për shkak se lokacioni ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi),…

Lexo më shumë

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ka shprehur shqetësime të thella lidhur me marrëveshjen e Italisë për të shqyrtuar disa kërkesa për azil të emigrantëve në dy qendra në Shqipëri, është pajtuar që të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. UNHCR theksoi se nuk është pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se ende ka rezerva lidhur me marrëveshjen. Kjo agjenci tha po ashtu se ka kërkuar sqarim se si do të zbatohet marrëveshja. Por, UNHCR-ja tha më 15 gusht se është pajtuar të monitorojë zbatimin, në mënyrë që të ndihmojë “në…

Lexo më shumë

Pyetja e parë që ka të bëjë me listën pozitive të barnave që publikon Fondi i Sigurimeve Shëndetësore me kënaqësi mund të them se nga drejtori jam informuar se do të zgjerohet me tetë barna të reja që nuk kanë qenë më parë në treg dhe me të cilën të siguruarit do kursejnë deri në 2 milion euro. Barnat që i kanë paguar, vlerësoj që pas një kohe të gjatë po e rifreskojmë atë listë sipas vlerës së shtuar për siguruesit shëndetësor”, tha sot kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së…

Lexo më shumë

Java e dytë e gushtit do të jetë java më e nxehtë e këtij muaji ku temperaturat deri të në fund të kësaj javë do të kapin vlerën e 40 gradë celsius, teksa e premtja parashikohet te jetë dita më e nxehtë ku temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë. Sipas SHMU, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme ditën e nesërme. Falë masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta e kalimtare në relievet…

Lexo më shumë

“Qëndrimi ynë nuk është qëndrim i OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit, kur ta hapni raportin e skriningut do të shihni se është qëndrim i Bashkimit Evropian”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me heqjen e Balancuesit. Kryeministri Mickoski theksoi se Balancuesi në periudhën e kaluar është keqpërdorur, veçanërisht në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve. “Nëse duam të bëjmë reforma për të cilat vetë Bashkimi Evropian thotë që duhet të bëni reforma, atëherë një nga reformat është edhe kjo. Në të cilën ato thonë se ka kaluar koha e Balancuesit, sepse ka qenë lëndë për shumë keqpërdorime, në të kaluarën sidomos në…

Lexo më shumë