Author: shqiperia
Lëvizje të shumta në komisariatet e juglindjes së vendit Altin Gusho largohet nga drejtimi të komisariatit të Kolonjës për të bërë të njëjtën detyrë nga dita e sotme në komisariatin e Devollit Shefi i këtij komisariati Edvin Peci kalon në një detyrë tjetër në veri të vendit. Eduard Liço është shefi i ri i komisariatit të Kolonjës, aty ku mësohet se ka patur lëvizje të tjera brenda këtij komisariati. Arjan Boçi deri tani ka qenë i komanduar si shef komisariati ndërsa ditën e sotme është zyrtarizuar si numri një i komisariatit të Maliqit Mbeten në detyrë shefi i komisariatit të…
Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit. Ky reagim i Brukselit pason një takim mes zëvendëskryeministrit serb, Aleksadnar Vulin, me zyrtarët e Kremlinit në Moskë dhe pretendimeve për bashkëpunim të inteligjencës me Rusinë. “BE-ja ka qenë e qartë me partnerët tanë: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha blloku evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 15 gusht. Nga…
Me datë 14.08.2024 në ora 16:50 në Kumanovë, nga ana e punonjësve policorë nga SPB Kumanovë është arrestuar 43 vjeçari A.N nga fshati Llopatë të Kumanovë. Ai dyshohet se më 13 gusht 2024 ka tentuar të këmbejë një kartëmonedhë të falsifikuar 100 euro në kazinonë në sheshin “Jugosllavia e Re” në Kumanovë. Gjithashtu, pas marrjes së masave, u konstatua se A.N. dhjetë ditë më parë, në të njëjtën kazino, ka hedhur në qarkullim tre kartëmonedha të falsifikuara 100 euro. Ai është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. The…
Babai i Lamin Yamal, Mounir Nasraui, ka reaguar pasi u sulmua dhe u godit me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Mataro të Barcelonës. Ai po shëtiste qenin e tij kur ka filluar një përplasje verbale me disa persona. Situata më pas u përshkallëzua dhe Nasraui mbeti i plagpsur. Menjëherë u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën me dije se situata është normalizuar. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, Një përqafim të madh të gjithëve”, shkruante ai në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që…
Sulmet ruse kanë vrarë pesë civilë në tre rajone të Ukrainës jugore dhe lindore, thanë sot autoritetet ukrainase, ndërsa ushtria ruse vazhdoi presionin dhe bombardimet. Sipas autoriteteve lokale, dy persona u vranë sot gjatë një sulmi ajror në rajonin e Kharkiv (në verilindje) dhe një tjetër nga zjarri i artilerisë në rajonin lindor të Donetsk. Në rajonin Kherson (jug), një burrë u vra në një sulm nga një dron dhe një tjetër përfundoi në spital gjatë natës pasi u plagos një ditë më parë, shtuan të njëjtat burime./vizionplus.tv
Nuk duron dot të dëgjosh njerëzit në kinema që përtypin patatinat? Ju zemëron personi që përtypet çamçakëz pranë jush në autobus, deri në atë pikë sa ndërroni vendet? Atëherë me siguri vuani nga kjo gjendje. Fenomeni, i përcaktuar tani nga komuniteti shkencor si misofoni (çrregullim i ndjeshmërisë ndaj tingujve) përshkruhet si shqetësimi që një person ndjen nga përmbajtja dhe jo intensiteti i tingujve si gërhitja apo gogëzimi. Këta tinguj, megjithatë, nuk janë vetëm të bezdisshëm, por gjithashtu krijojnë një reagim të ashpër dhe në përgjithësi personi mund të tronditet emocionalisht dhe të largohet nga mjedisi i tij shoqëror. Shpesh njerëzit…
Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimit Shëndetësor sot mori vendim për plotësimin e Listës pozitive të ilaçeve me gjithsej nëntë ilaçe me emër gjenerikë, gjegjësisht sipas formës dhe forcës së listës pozitive zgjerohet për gjithsej 20 ilaçe. Siç sqarohet në kumtesë, kjo nënkupton zgjerim të listës pozitive të ilaçeve me 59 brende të emrave mbrojtëse dhe atë për: sëmundje të gjakut – antikoagulantë (Prasugrel, Ticagrelor), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut – kundër presionit të lartë dhe undyrërave të larta (Nebivolol, Perindopril, Valsartan, Fenofibrate), për sistemin nervor qendror – antidepresivë dhe për trajtimin e demencës (Escitalopram, Memantine, Duloxetine). Ndikimi…
Kandidatët për nënpresidentë në Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të përballen në një debat, që do të organizohet nga CBS News më 1 tetor. CBS njoftoi se u kishte ofruar katër debate potenciale në shtator dhe tetor, guvernatorit demokrat të Minesotës, Tim Walz, dhe senatorit republikan të Ohajos, J.D Vance. “Shihemi më 1 tetor, J.D”, shkroi Walz në X, para se fushata e kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, zyrtarisht të konfirmonte se Walz ka pranuar që të marrë pjesë në këtë debat. Vance tha po ashtu se ka pranuar debatin e 1 tetorit, duke sugjeruar se CNN ka…
Lufta në Ukrainë ka vazhduar pa pushim që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi një pushtim të plotë të vendit. Megjithëse forcat ruse kanë bërë përparime të vogla në muajt e fundit, situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike pasi forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë që tani shtrihet në territorin rus. Periudha e fundit është karakterizuar nga zhvillime të rëndësishme dhe trazira dinamike në rajon, ku kundërsulmi i Ukrainës është një element qendror i këtyre ngjarjeve. Këmbëngulja e ukrainasve për të rifituar territorin e humbur dhe përkeqësimi i situatës në fushat e betejës përbëjnë një fazë të re, më të ndërlikuar të luftës.…
Një 86-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në Polici se është mashtruar nga një person, identitetin e të cilit nuk e di. Ajo ka deklaruar se personi i është prezantuar si polic duke ia kërkuar 10 mijë euro, për gjoja një aksident me fatalitet në të cilën kishte qenë e përfshirë bija e 86-vjeçares. “Më 14.08.2024 në ora 15.20 në SPB Shkup, 86-vjeçarja nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën e 10.000 euro. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar me telefon, është prezantuar si polic dhe i ka thënë se bija e saj ka shkaktuar aksident me…











