Author: shqiperia

Gazmir Preçi me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Durrës është arrestuar mbrëmjen e sotme në flagrancë nga AMP në bashkëpunim me SPAK. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e Preçit i cili dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Dyshohet se Preçi, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për një klub nate…

Lexo më shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me SPAK ka arrestuar punonjësin e policisë Gazmir Preçi, me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Preçi dyshohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas hetimeve u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën…

Lexo më shumë

Prokurori amerikan Martin Estrada njoftoi ngritjen e akuzave ndaj pesë personave lidhur me vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry, pas mbidozës me ketaminë vitin e kaluar. Në mesin e të akuzuarve janë ndihmësi personal i ish yllit të serialit “Friends” dhe dy mjekë. Estrada e bëri njoftimin për akuzat të enjten duke thënë se mjekët kishin siguruar për Perry një sasi të madhe ketamine dhe madje kishin këmbyer disa mesazhe ku diskutonin se sa mund të ishte i gatshëm të paguante ish ylli i serialit “Friends”. “Këta të pandehur shfrytëzuan problemet me varësinë të zotit Perry për t’u pasuruar.…

Lexo më shumë

Zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite tha sot se ushtarët izraelitë “kanë vrarë më shumë se 17,000 terroristë ” në Gaza, ku lufta midis Izraelit dhe Hamasit, e cila mbështetet edhe nga lëvizje të tjera të armatosura palestineze, hyri në muajin e saj të njëmbëdhjetë. “Forcat tona vazhdojnë të luftojnë në Gaza, ne kemi vrarë më shumë se 17,000 terroristë deri më tani”, tha zëdhënësi Daniel Hagari. Reuters vë në dukje se forcat e armatosura nuk pranuan të shtjellojnë nëse fjala “të shfarosur” u referohet atyre që janë vrarë ose nëse përfshin edhe ata që janë kapur ose plagosur. AFP thekson gjithashtu se kjo shifër…

Lexo më shumë

Vendosja e çantës në tokë është një veprim që shumë prej nesh e bëjnë pa u menduar shumë gjatë. Ndërkohë disa të tjerë nuk e lënë kurrë në tokë, sepse sipas një bestytnie, “të mbarojnë” paratë. Një nga arsyet kryesore pse nuk rekomandohet vendosja e çantës në tokë është higjiena. Dyshemetë, veçanërisht në vende publike si restorante, tualete, transport publik dhe zyra, shpesh janë ‘mbajtëse’ për bakteret, viruset dhe patogjenët e tjerë. Një hulumtim i kryer në vitin 2016 zbuloi praninë e rreth 10,000 llojeve të ndryshme të baktereve në çanta, një numër që tejkalon edhe atë të një tualeti.…

Lexo më shumë

Spërkatje me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet të premten dhe të shtunën në orët e hershme të mëngjesit. Informacioni është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit. “Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. Bletarët këshillohen të marrin masa me kohë për mbrojtjen e bletëve.   Spërkatje kundër mushkonjave nesër dhe të shtunën në Shkup appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Detaje tronditëse janë zbardhur për vdekjen e yllit të Friends-ave Matthew Perry. Sipas autoriteteve amerikane, 5 persona janë marrë zyrtarisht si të pandehur për vdekjen e aktorit, mes të cilëve edhe një mjek. Ky i fundit, i identifikuar si Salvador Plasencia bleu 10 shishe me ketaminë. Më pas, mjeku u takua me Perry dhe ndihmësin e tij Kenneth Iëamasa – një tjetër i pandehur në këtë rast – në një parking publik në Long Beach, Kaliforni, ku Plasencia i injektoi Perry-t ketaminë ndërsa ishte brenda një automjeti. Dy ditë më vonë, Plasencia i injektoi Perry-t një dozë të madhe ketamine…

Lexo më shumë

Shiu i rrëmbyeshëm në Ishujt Balearik të Spanjës përmbyti rrugët, i detyroi njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe shkaktoi anulimin e fluturimeve, ndërsa njësia e reagimit emergjent të forcave të armatosura spanjolle tha se ishte vendosur në Majorca për të ndihmuar në situatën. Shërbimi meteorologjik kombëtar i Spanjës ka ngritur për të gjithë rajonin për shkak të rrezikut të lartë të stuhive. Shërbimet e urgjencës thanë se besojnë se më e keqja ka kaluar, pasi dje, e mërkurë, 14 gusht, u kishin bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda. Mallorca Airport Spain – Under Water Mother Nature#Spain #Mallorca #airport #flood #nature #weather pic.twitter.com/2Mc755gsxW…

Lexo më shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot kumtoi se përcaktimi i përgjegjësisë dhe pranimi i Naqe Georgiev për veprën penale të kryer “Pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” është një tjetër konfirmim se besimi në gjyqësor duhet të rikthehet, ndërsa fillimisht, duke dalluar gjyqtarët e ndërgjegjshëm nga ata të pandërgjegjshëm, duke dalluar gjyqtarët me ekspertizë dhe integritet nga gjyqtarët kriminelë. “Njëri nga gjyqtarët që ka dhënë aktgjykimin e turpshëm për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve, Naqe Georgiev, do të jetë në burg për tre vjet për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjegjësisht pranimit të ryshfetit për të…

Lexo më shumë