Author: shqiperia
Ka nisur protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku janë mbledhur qytetarë dhe përfaqësues të opozitës. Kjo është protesta e 21-të para Bashkisë që pas skandalit të dosjes “5D” pas të cilit u arrestuan disa ish-drejtorë të këtij institucioni. Një pjesë e protestave janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt. Ndërkohë, policia më herët ka njoftuar bllokimin e disa segmenteve rrugore, teksa ka apeluar që qytetarët të mos shkaktojnë trazira. /vizionplus.tv
Periudha e regresit ekonomik të Kinës nuk ka arritur të rikuperohet pasi besimi i tkurrur rëndon mbi konsumin dhe investimet, duke vënë në rrezik objektivin e rritjes vjetore të qeverisë. Investimet fikse u ngadalësuan papritur në 3.6% në shtatë muajt e parë të vitit, ndërkohë që konsumi mbeti i dobët pavarësisht një rritjeje sezonale muajin e kaluar. Shpenzimet kapitale nga ndërmarrjet shtetërore u ngadalësuan në 6.3% në shtatë muajt e parë nga 6.8% në gjysmën e parë, ndërsa ato të firmave private ishin të pandryshuara nga një vit më parë. Infrastruktura ka ndihmuar në kompensimin e një rënieje në investimet në pronë. Investimet në infrastrukturë kanë qenë…
Tërmet në Adriatik, sa ishte magnituda
Një tërmet ka rënë sot në detin Adriatik. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5. Thellësia ka qenë 6 km teksa epiqendra ka qenë 63 km nga Mostari i Bosnjë Hercegovinës. /vizionplus.tv
Koreja e Veriut do të rihapë një qytet për turistët e huaj në dhjetor pas gati pesë vitesh mbyllje të kufijve për shkak të pandemisë Covid. Të paktën dy operatorë turistikë me bazë në Kinë kanë njoftuar se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon. Koreja e Veriut e izoluar u mbyll në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020. Vnedi filloi të reduktojë kufizimet vetëm në mesin e vitit të kaluar. Mbyllja e kufijve ndërpreu gjithashtu importet e mallrave thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore që u përkeqësuan nga sanksionet ndërkombëtare për shkak…
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, sot ka bërë homazhe në varrin e Arbën Xhaferit, ndërsa ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Thaçi tha se duhet të ketë marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, me të cilën të dy popujt do të jenë të barabartë. “Neve shqiptarëve të Maqedonisë na duhet marrëveshje e fuqishme me maqedonasit, me të cilën do të jemi tërësisht të barabartë në ndarjen e interesave brenda shtetit, me Kushtetutë të njëjtë, simbolika e njëjtë, flamuri secili të vetin, përndryshe kjo humbje kohe me Marrëveshjen e Ohrit, vetëm e vërteton pashërueshmërinë e dëshirës së maqedonasve për…
Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Francë, pasi është kapur nga policia duke transportuar 2.3 kg kokainë me automjetin e tij. I riu që donte të shkonte në Nante me makinë, u kontrollua nga dogana në kabinën veriore të pagesës në Toulouse. Ai kishte 2.3 kg kokainë të fshehur në një pjesë të mjetit. Policia ka ushtruar kontroll në automjetin tip “Peugetot 508” duke çuar në zbulimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e të riut nga Shqipëria. /vizionplus.tv
Kina ka rishikuar një projektligj që do ta bëjë më të lehtë për çiftet regjistrimin e martesës së tyre dhe më të vështirë marrjen e divorcit. Një veprim që ngjalli reagime nga përdoruesit e mediave sociale dhe është bërë një temë e nxehtë sot në internet. Drafti, i cili synon të ndërtojë një “shoqëri miqësore ndaj familjes”, u vendos për konsultim publik këtë javë nga Ministria e Çështjeve Civile të Kinës. Qytetarët mund t’i paraqesin komentet e tyre në ministri deri më 11 shtator. Autoritetet po përpiqen të inkurajojnë çiftet e reja që të martohen dhe të kenë fëmijë ndërsa…
MPB njofton se Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Njësia për Korrupsion, në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.N nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “falsifikim të dokumenteve”. “I kallëzuari F.N, pronar dhe menaxher i një kompanie për tregti dhe turizëm nga Kumanova, gjatë muajit qershor 2024 ka bërë një dokument të rremë – Ekstrakt nga licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve për nevoja të veta në të cilën ka vendosur të dhëna të rreme. Licenca për transport ndërkombëtar i…
Zjarri i nisur në malin e Tërnovës është zhvendosur në malin e Valikardhës ku po i afrohet banesave. Banorët e frikësuar kërkojnë ndërhyrje para se zjarri të përfshijë banesat. Ndërkohë në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të Shërbimit të Pyjeve, administrata etj, por neutralizimi i zjarrit është i vështirë për shkak të terrenit malor. Autoritetet vendore në Bulqizë vijojnë të kërkojnë ndihmë nga ajri pasi e shohin të pamundur që të vënë nën kontroll zjarrin i cili deri tani ka shkaktuar dëm të madh ekonomik, florën dhe faunën e zonës. Zjarri…
Regjistrohet tërmet në Bogdanci
Mëngjesin e sotëm është regjistruar tërmet është regjistruar, epiqendra e të cilit ishte në Republikën e Greqisë dhe i përket zonës epiqendrore Gjevgjeli-Gumendzë, 140 km në juglindje të Shkupit, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup. Siç kanë bërë të ditur nga aty, tërmeti ka ndodhur në orën 03:24 me magnitudë lokale ML2.4. “Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e Bogdancit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, njoftoi Observatori sizmologjik. Regjistrohet tërmet në Bogdanci appeared first on Telegrafi.











