Author: shqiperia
Të paktën 31 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua duke cituar burime të mirëinformuara në enklavën palestineze. Një dron izraelit lëshoi një raketë në një tubim palestinezësh në lindje të qytetit Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke vrarë shtatë dhe duke plagosur dhjetëra. Në zonën industriale që ndodhet në veri të qytetit Rafah, një dron izraelit goditi një motoçikletë, duke vrarë tre të rinj palestinezë. 13 persona të tjerë u vranë nga sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës dhe u dërguan në një spital…
Operohet me sukses Bernard Berisha
Bernard Berisha e ka kaluar me sukses operimin. Futbollisti kosovar u lëndua para disa ditësh dhe do të mungojë rreth gjashtë muaj. Kurse sot, Berisha ka njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses. “Alhamdulillah operacioni u kry me sukses fal Zotit. Një falenderim i madh për doktorin më të mirë Dr. Lasse Lempainen dhe ekipi i tij në klinikën Pihlajalinna në Turku, Finlandë. Fatkeqësisht, lëndimet janë pjesë e sportit. Por në bazë të përvojës dhe me ndihmën e ekipit të rehabilitimit do të rikthehem edhe më i fortë inshallah”, shkroi Berisha. Operohet me sukses Bernard Berisha first appeared…
Në shënon Ditën e Përkujtimit të Mbrojtësve të Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do t’a falë Rusinë për shkatërrimet që i ka bërë vendit. Sipas mediave të huaja, festa shënon 10 vjetorin e betejës së Ilovaisk, ku qindra ushtarë ukrainas u vranë nga trupat ruse ndërsa filluan të tërhiqen nga qyteti i rrethuar. “Ky ishte një krim i planifikuar, cinik rus që Ukraina nuk do ta harrojë kurrë dhe nuk do ta lërë pa u ndëshkuar. Sot, Ukraina nderon kujtimin e të gjithë mbrojtësve të saj. Të gjithë ata që luftuan për shtetin tonë, për pavarësinë e…
Nëse shpesh përjetoni fryrje të barkut ose gazra, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ka diçka që nuk shkon me sistemin tuaj të tretjes. Provoni tërheqjen e muskujve Tërheqja e muskujve mund të jetë shumë efektive në luftimin e fryrjes. Kur ndiheni të fryrë, muskujt e shpinës dhe të barkut janë të shtrënguara, sepse organet zgjerohen. Prandaj tërheqja e tyre mund të jetë një mënyrë për të gjetur lehtësim. Gjithashtu do të rrisni qarkullimin e gjakut, duke bërë që organet e tretjes të punojnë edhe më tepër. Stërvituni Stërvitja e rregullt ndihmon trupin tuaj të punojë në mënyrë më…
Tre persona nga burgu i Shutkës janë ende në arrati, pasi 10 persona u arratisën nga burgu muajin e kaluar duke shfrytëzuar përparësitë për fundjavë të lirë. Që atëherë, shtatë persona janë paraqitur vullnetarisht në burg, e në mesin e tyre është edhe Adem Kurtoviq, i cili është një nga tre të dyshuarit për vrasjen e 58- vjeçarit Vasil Eftov në afërsi të Mavrovasjës, që ndodhi më 20 gusht. “Më datë 19 korrik u konstatua se rezultojnë të zhdukur 10 persona, prej të cilëve një pjesë, gjashtë janë paraqitur në orën 23:30, disa prej tyre janë paraqitur në orën 01:30…
Gjermania i ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festival
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t’i ashpërsuar politikat e sigurisë dhe të azilit, pas një sulmi vdekjeprurës me thikë. Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin i cili ndodhi gjatë një festivali për shënimin e 650-vjetorit të qytetit Solingen. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, pas të cilit Berlini u kritikua për politikat e saj të emigrimit. Sulmi i ka thelluar mospajtimet politike në lidhje me rregullat e azilit dhe dëbimit, para zgjedhjeve shtetërore të muajit të ardhshëm në Gjermani, pasi i dyshuari për kryerjen e sulmit është një sirian,…
Më shumë se 2000 fëmijë detyrohen të flenë në rrugë, sipas UNICEF në Francë, e cila paralajmëroi sot për pasojat “katastrofike” të një fëmijërie “të pastrehë”. “Është e papranueshme, ne nuk mund të pranojmë që një shoqëri të trajtojë fëmijët e saj në këtë mënyrë”, tha për AFP përfaqësuesja e agjencisë së OKB-së në Francën kontinentale, Adeline Hazan, duke denoncuar “shkeljen flagrante të parimeve të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”, të cilin Franca e ka ratifikuar. “Ne jemi shumë të shqetësuar të shohim se, në vend që të përmirësohet, situata po përkeqësohet vit pas viti, është një tragjedi…
Zgjimi me qeskat poshtë syve, mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetër sesa jeni dhe më të lodhur. Qeskat nën sy mund të krijohen për shkaqe të ndryshme. Alergjitë, problemet e ndryshme shëndetësore, por edhe kripa e tepërt në organizëm, mund të jenë shkaktarët. Disa mënyra të thjeshta si t’i parandaloni dhe t’i largoni qeskat nën sy. Kripa nuk është mik i lëkurës së fytyrës tuaj Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund të bëjë që trupi juaj të mbajë ujë. Kjo gjë që ju jep atë pamje dhe ndjesi të fryrë. Marrja e sasive të larta të…
MPB Maqedoni njofton se dje (28.08.2024) në ora 17:30, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.S (23) nga fshati Trebosh, E.K. (21) nga fshati Pallaticë dhe dy të mitur. Siç thonë nga MPB, pas informacioneve të marra paraprake operative dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse, personat janë privuar nga liria në fshatin Pallaticë, në vendin e quajtur “Ron Skura” në një kasolle të improvizuar, ku ripaketonin marijuanën për shitje të mëtejshme. “Aty u gjet marihuanë, një armë dhe plumba. Gjatë arrestimit, E.K. sulmoi një oficer policie.…
Kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se dëshiron të marrë masa të reja në luftën kundër pirjes së duhanit, të cilat përfshijnë, sipas raporteve të shtypit, ndalimin e pirjes së duhanit jashtë restoranteve dhe stadiumeve të futbollit. Keir Starmer tha në korrik se ai do të vazhdojë politikën shumë ambicioze kundër duhanit të paraardhësit të tij Rishi Sunak. Sipas këtij plani, tashmë është e paligjshme shitja e cigareve për të rinjtë nën moshën 15 vjeç. Siç shkruan tabloidi The Sun, qeveria gjithashtu dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit në shumë vende publike. Sipas këtij plani, nuk do të jetë më…










