Author: shqiperia
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba u bëri thirrje sot aleatëve të BE-së që të shpejtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore. “Kam përcjellë një gjendje urgjence në lidhje me dhënien e ndihmës ushtarake tashmë të premtuar, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore”, tha ministri ukrainas për X pas takimit me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel. Faqja e lajmeve RBK-Ukraina shkruan se ministri i Jashtëm Dmitry Kuleba, para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, tha se Kievi nuk i ka marrë ende të gjitha sistemet Patriot të premtuara nga aleatët. Gjermania, SHBA, Rumania dhe Holanda kishin njoftuar…
Tufat me ngjyrë të ndezur të majdanozit janë ndjellëse dhe plot vlera për çdo lëng me bazë perimesh dhe frutash që ofrojnë energji, vitamina dhe minerale për organizmin. Lëngu i majdanozit mund të pihet veçmas ose të kombinohet me lëngje të tjera të freskëta si atë të mollës, portokallit e të tjera që janë bujare në vlera ushqimore dhe shëndetsore. Një gotë e mbushur në gjysmë me majdanoz të freskët ofron 30 ml lëng. Përfitimet e vitaminës A Vitamina A është thelbësore për shëndetin e zemrës, mushkërisë dhe veshkave. Ajo luan rol thelbësor në mirëqenien e syve dhe mbron ngjyrën…
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus. Ajo është ndalur tek hapja e urës mbi lumin Ibër. Sipas presidentes, hapjen e urës është një veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Postimi i Plotë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus. Sipas Presidentes Osmani, Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë. Më…
Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës ka akuzuar për nepotizëm ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanin. Nga ASH thonë se ministri Limani e ka punësuar si drejtor vëllain e tij në Qendrën për Punë Sociale në Kërçovë. Prej atje thonë se kjo paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që ftoi Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që ta hetojnë rastin. “VLON Nepotizmi, Fatmir Limani ministër, vëllaun e mban drejtor. Nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit jolegjitim VLEN dhe funksionarëve të saj. Vëllau…
Një avion i linjave amerikane United Airlines që vinte nga Cancun në Meksikë, me destinacion Chicago, u detyrua të bënte ulje emergjence në aeroportin e Tennessee. Sipas mediave të huaja, ulja e menjëhershme vinte si pasojë e 7 pasagjerëve të plagosur, për shkak të disa turbulencave. Mediat amerikane thonin se avioni tip Boeing 737-900, i ngritur nga Cancun, ishte mbi Louisiana kur pësoi dridhjet e forta. Mjeti u detyrua të ulej në Memphis, Tennessee, nga ku një pasagjer u dërgua në spital kurse të dëmtuarit e tjerë nuk kishin nevojë për trajtim spitalor. /vizionplus.tv
Tensionet politike par përplasjeve deklarative mes Shkupit dhe Sofjes marrin përsëri vëmendjen. Zv. kryeministri Aleksandar Nikollovski, i pyetur për qëndrimin e fundit të Sofjes, tha se nuk do të komentojë qëndrime të një qeveria jolegjitime e cila kërkon pikë politike në llogari të Maqedonisë. “Gjithmonë kur në Bullgari ka zgjedhje, tema e Maqedonisë keqpërdoret. Tani nuk jam i sigurt se kur i kanë zgjedhjet sepse janë aq jofunksional sa nuk mund të caktojnë as zgjedhje. Kjo është qeveria e shtatë ose e tetë teknike. As njerëz për në qeveri teknike nuk mund të gjejnë më. Kështu që le t’i zgjidhin…
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan u takua sot me Presidentin kinez Xi Jinping në Pekin, në përfundim të një vizite tre ditore që synonte lehtësimin e ndasive mes dy fuqive botërore para zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Takimi synon ruajtjen e komunikimit dhe shamngien e dallimeve lidhur me Tajvanin dhe çështje të tjera që mund të thellojnë tensionet mes dy fuqive të mëdha. Të dyja qeveritë janë të interesuara të ruajnë marrëdhënie normale, para ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Zoti Sullivan tha se ai u dërgua në Pekin nga Presidenti…
U përfol për një krisje në marrëdhënien me Marina Vjollcën, Getoar Selimi u jep përgjigje ndjekësve
Çifti i njohur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marredhënies së tyre, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu. Mirëpo ditën e sotme Selimi ka vendosur tu jap fund këtyre aludimeve. Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram, teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marines, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjjen. Krahas videos ai shkruan: “Video nga Marget,” ndërkohë që…
Me investime të reja në pajisje moderne, hapje të departamenteve të reja dhe bashkëpunime të reja me mbi 30 mjekë, Klinika Zhan Mitrev është shembull i një sistemi unik shëndetësor i këtij lloji në rajon. Gjatë vitit të fundit janë investuar 5 milionë euro shtesë në pajisje moderne për departamentet ekzistuese dhe ato të reja në Klinikë, janë punësuar mjekë specialistë nga sektori publik dhe privat dhe mjekë të cilët janë kthyer nga jashtë vendit, të cilët tashmë janë pjesë e ekipit të Klinikës. “Jam krenar që sot kemi një klinikë të rrallë në rajon, me dixhitalizim të plotë, pajisje të reja teknologjikisht të avancuara dhe një ekip mjekësh të përkushtuar në punën e…
U dënua me 18 vite burg për dhunën në Kuvend, Mitko Çavkovit i pezullohet dënimi deri më 21 nëntor
Ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vite për terrorizëm pas ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, mori pezullimin e dënimit dhe do të lëshohet në shtëpi deri më 21 nëntor. Burgu i Shtipit thotë se gjashtë persona kanë marrë pushim në vuajtjen e dënimit për arsye mjekësore. Dy prej tyre, Aleksandar Janevski – Toshta dhe Jane Çento, janë kthyer në burg më 14 gusht pas qëndrimit në liri. Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në fund të korrikut ka nënshkruar vendime për 30 ditë pezullim të dënimit për disa nga personat…










