Author: shqiperia

Nga programet për bashkëpunim në sferat e arsimit dhe shëndetësisë që sot janë nënshkruar në Zagreb, përfitime do të kenë qytetarët nga të dy shtetet, vlerëson ministrja e Arsimit dhe ministri i Shëndetësisë, Vesna Janevska dhe Arben Taravari. Programi katërvjeçar në fushën e arsimit ka të bëjë me të gjitha nivelet e arsimit dhe me të studentët nga të dy vendet kanë mundësi të mësojnë dhe të studiojnë në të njëjtat kushte si qytetarët e atij vendi. “Sigurojmë bursa gjashtëmujore dhe 24 mujore për të rinjtë deri 26 vjeç, të cilët do të angazhohen në shkencë. Nuk është harruar as…

Lexo më shumë

Kroacia është përfshirë nga flakët. Më shumë se 300 zjarrfikës kroatë po luftojnë prej disa ditësh me një zjarr të madh në afërsi të zonës turistike të Splitit. Bëhet me dije se janë shkrumbuar rreth 700 hektarë. Shoqata Kroate e Zjarrfikësve tha se zjarri filloi në Žrnovnica, pas një goditjeje rrufe të dielën. Ai u shuan për t’u riaktivizuar sërish të martën me rritjen e temperaturave. Rajoni ka parë temperatura mbi mesataren dhe kushte të thata gjatë muajit të kaluar që kanë krijuar kushte ideale për zjarret, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë

Cilësia e jetës varet nga funksioni tepër i përpiktë i trupit dhe organeve. Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë një regjim i gabuar ushqimor mund të shkaktojë jo vetëm inflamacion por edhe të nxisë akumulimin e toksinave. Sipas te dhënave, pankreasi është një prej organeve që vuan më shumë pasojat e toksinave. Ky organ është përgjegjës për prodhimin e acideve të stomakut që mundësojnë tretjen e ushqimeve që hamë. Pankreasi prodhon insulinë dhe ndihmon të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Falë tij, njeriu arrin të shmangë diabetin. Bimët Mjekësore Për Shëndetin E Stomakut dhe Pankreasit Çaji jeshil…

Lexo më shumë

Në Universitetin e Tetovës është duke u bërë inspektim i detajuar nga ana e Inspektoratit shtetëror i Arsimit. Ky dikaster konfirmon lajmin, por pa ndarë detaje, të cilat thonë se do të dalin pasi të ketë përfunduar kontrolli. “Një inspektim i jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës është duke u zhvilluar, pas përfundimit të tij do të mund t’ju ofrojmë informacione. Njëkohësisht ju njoftojmë se Inspektorati Shtetëror Arsimor kryen inspektime të jashtëzakonshme dhe të rregullta edhe në Universitete të tjera në përputhje me programin vjetor ose pas raporteve të marra”, tha Inspektorati Shtetëror i Arsimit. I pyetur nëse do të ndërmerret…

Lexo më shumë

Liga e Kampionëve është rikthyer. Pas shortit që po konsiderohet si histori, tashmë kemi edhe përballjet që do të zhvillohen. 36 skuadra u ndan në katër vazo (sipas renditjes së UEFA-s) ku secila prej tyre zbuloi rivalët e tyre në fazën e re të Ligës së Kampionëve, ku të gjitha ekipet janë vënë në një renditje. Në formatin e ri të prezantuar nga UEFA, secila skuadër nga 36 pjesëmarrësit do të duhet të përballet me tetë rivalë të ndryshëm, katër ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë… por jo kundër të njëjtëve rivalë. Çdo ekip do të luajë kundër dy kundërshtarëve…

Lexo më shumë

Planifikuesit e sulmit të dështuar gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift në Vjenë, synonin të vrisnin “dhjetëra mijëra” pjesëmarrës. Sulmi dështoi pasi agjencia amerikane e zbulimit CIA mori informacione që mundësuan arrestimin e autorëve, njoftoi nëndrejtori i CIA-s. CIA njoftoi autoritetet austriake për planet e terroristëve, të cilët mendohet se kanë lidhje me grupin Shteti Islamik. Nga informacionet e zbulimit dhe arrestimet që pasuan, u anuluan edhe tre turne për të cilat ishin shitur paraprakisht të gjitha biletat, duke i pezmatuar kështu artdashësit që kishin udhëtuar nga mbarë globi për të ndjekur koncertin e Taylor Swift-it. Nëndrejtori i CIA-s, David…

Lexo më shumë

Një ngjarje unike është gati të ndodhë në shkretëtirën e Saharasë, e njohur ndryshe si vendi më i thatë në Tokë. Siç shkruajnë mediat e huaja, shkretëtira pritet të përfshihet nga reshjet e shiut. Sasia e reshjeve mund të mos duket e madhe sipas standardeve normale, por një pjesë e madhe e Saharasë do të ketë mbi 500% të reshjeve normale mujore në ditët e fundit të gushtit dhe shtatorit. Nuk ndodh shumë shpesh që shkretëtira e Saharasë përjeton këto ngjarje reshjesh. Ato janë shumë të rralla, mesatarisht më pak se një herë në dekadë, por zakonisht janë një shenjë…

Lexo më shumë

Inspektorati për mjedisin jetësor i qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjobë për hedhjen e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor dhe ka dorëzuar kallëzim përkatës për përgjegjësi penale kundër kryesit i cili është kapur duke hedhur pllaka azbest dhe mbetje të tjera ndërtimore. “Nuk duam të besojmë se ky është një operacion i udhëzuar politikisht për turpërimin e qytetit dhe rrezikimin e jetës dhe shëndetit të banorëve të Shkupit, në të cilin dje në mbrëmje në komunën e Butelit u gjetën njerëz duke hedhur disa tonë mbeturina përfshirë edhe mbeturina të rrezikshme kancerogjene, në…

Lexo më shumë

Nëse keni pasur një peshë normale para shtatzënisë, nuk duhet të shtoni më shumë se 12 kilogramë gjatë shtatzënisë. Nëse keni hyrë në shtatzëni me peshë trupore shumë të dobët, atëherë mund të shtoni deri në 16 kilogramë, por nëse keni qenë me peshë më të madhe, përpiquni të mos shtoni më shumë se dhjetë kilogramë, sepse nëse shtoni shumë peshë, yndyra dhe lëngjet do të fillojnë të grumbullohen në trup, të cilat mund të çojnë në komplikime ose probleme pas lindjes. Në fillim të shtatzënisë, ju nuk shtoni shumë peshë në tre muajt e parë, mesatarisht vetëm një ose…

Lexo më shumë

Kuvendi studentor pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot kumtoi se kanë dorëzuar edhe dy kërkesa deri te Qeveria në lidhje me përpjekjet e tyre për përmirësimin e standardit të studentëve dhe se po kërkojnë takim me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski. “Kuvendi universitar studentor pranë Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup, po lufton për të përmirësuar jetën e studentëve të shumtë në vendin tonë, ndërsa një nga hapat kryesor është presioni ndaj autoriteteve shtetërore për të përmbushur premtimet prej vitesh. Kundrejt kërkesave të mëparshme për të cilat ju kemi informuar, sapo kemi dorëzuar edhe dy të…

Lexo më shumë