Author: shqiperia
Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm. Kjo vitaminë ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore. Mungesa e saj nga ana tjetër shkakton shumë komplikacione, disa prej të cilave i gjeni më poshtë në këtë artikull. Funksionet e trurit Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit. Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit. Depresion Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth. Marrja e suplementëve e rimëkëmb gjendjen e brendshme të…
Komandanti i lartë i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka thënë se luftimet në Pokrovsk janë jashtëzakonisht të vështira. Sipas mediave të huaja, Syrskyi, i cili ka kaluar disa ditë në frontin lindor, tha gjithashtu se Rusia po hidhte gjithçka që mundi në sulmet e saj, duke u përpjekur të depërtonte mbrojtjen e Ukrainës. “Lufta është jashtëzakonisht e ashpër,” tha ai, duke shtuar se Ukraina duhej të përdorte vazhdimisht metoda jo-ortodokse për të forcuar pozitat e saj. Kujtojmë se ushtria ruse po mbyllet në Pokrovsk, një qendër logjistike kritike në zonë për mbrojtjen e Ukrainës. Rajoni, i cili kishte një popullsi të paraluftës…
Ukraina mund të përdorë avionët F-16 që i ka marrë nga Holanda në territorin e Rusisë. “Ne nuk vendosëm asnjë kufizim në përdorimin dhe rrezen e fluturimit të F-16 për sa kohë që respektohet ligji i luftës”, tha komandanti i Forcave të Armatosura Hollandeze Ono Eichelsheim në një intervistë me rrjetin radiofonik NOS sot. Sipas deklaratave të Eichelsheim, e njëjta gjë vlen edhe për sistemet e tjera të armëve të dorëzuara nga Holanda në Ukrainë: forcat e armatosura ukrainase mund t’i përdorin ato në fushën e betejës “siç e shohin të arsyeshme”, për sa kohë që ata i përmbahen parimeve…
Ndryshimet e vogla, por të rregullta në nivelin e aktivitetit fizik mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë. Shkencëtarët kanë zbuluar se sa shumë ecje ditore është e nevojshme për të zgjatur jetën tuaj me një vit, pasi dihet se aktiviteti i rregullt fizik ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të rënda si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe kanceri. NHS rekomandon që të rriturit të jenë fizikisht aktivë çdo ditë, duke kombinuar ushtrimet për ndërtimin e muskujve me ushtrimet aerobike, duke synuar 150 minuta në javë. Megjithatë, hulumtimet e reja…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin. 1 në 3 adoleshentë nuk po e përdor më prezervativin. “Kjo situatë i ekspozon të rinjtë ndaj një rreziku të konsiderueshëm të kontraktimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD) dhe shtatzënive të paplanifikuara”, shkruan OBSH Europe. Të dhënat janë mbledhur nga më shumë se 242,000 15-vjeçarë, në 42 vende të Evropës. Përqindja e djemve që raportuan përdorimin e prezervativit në marrëdhëniet e tyre të fundit seksuale ishte 61% në vitin 2022, nga 70% në vitin 2014. Përqindja e vajzave që thanë se përdorën prezervativ herën e fundit, ra në 57% nga 63% për…
Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim. Macroni po qëndron për një vizitë dyditore në Beograd. Pas takimit, Vuçiç tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove. “Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët me Macronin. Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy…
Ish zëvendës drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), Ismet Gurri (60), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar më urdhër të Gjykatës penale themelore Shkup, vet u dorëzua sot në ora 13:40 në Shkup, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Siç informojnë, pastaj Gurri është privuar nga liria në Stacionin policor Kisella Vodë dhe u dërgua në Burgun e Shkupit. Kundër Gurrit është shpallur fletarrest ndërkombëtar në janar të këtij viti, pasi nuk është gjetur në adresën ku e ka vuajtur masën paraburgim shtëpiak. Gurri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për probleme shëndetësore,…
I publikuar rreth një javë më parë “The Accident” është një serial thriller që ka mbërthyer pas ekranit shikuesit e Netflix, sidomos ata që preferojnë serialet mister. Filmi me 10 deri përshkruan pasojat zinxhir që rrjedhin nga një incident në një festë ditëlindje. Dy fjalë për subjektin Ditëlindja e Rodrigos së vogël kthehet në tragjedi kur era merr me vete disa fëmijë që po luanin, bashkë me dyshekun me ajër. 3 viktima dhe 1 vajzë e humbur. Kush ishte përgjegjësi për tragjedinë? Si do të përballen prindërit me dhimbjen? Si do të rrjedhin ngjarjet? Këtu nis historia… …
Dënimi që i dha fëmijës një grua ndërsa udhëtonin në avion ëhstë khyer në një temë debati të fortë në Kinë. Një grua vendosi të mbyllë në tualetin e avionit fëmijën i cili qante vazhdimisht, kjo ka bërë që rrjeti të reagojë në mënyrë të ashpër, duke kërkuar dënimin e gruas. “Unë thjesht doja ta qetësoja fëmijën dhe t’i lija rehat pasagjerët e tjerë”. Incident i pazakontë në ajër. Incidenti u bë viral pasi një nga dy gratë postoi një video duke mbajtur vajzën brenda dhomës së tualetit gjatë fluturimit të “Juneyao Airlines” nga Guiyang në Shanghai. Në postimin e…
Gjenerali Onno Eichelsheim nga Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës deklaroi se nuk kishte kufizime dhe se Ukraina mund të përdorë aeroplanët luftarakë F-16, të siguruar nga holandezët, për sulme në territorin rus. Ai vuri në dukje se Holanda nuk vendosi asnjë kufizim për sa i përket qëllimit të përdorimit ose fushëveprimit, shkruajnë mediat e huaja. “Ukraina mund të përdorë burimet që ne ofrojmë sipas dëshirës, me kusht që t’u bindet ligjeve të luftës. Ata shpejt morën një zonë të madhe në një mënyrë pozitive, duke përdorur teknologji të reja”, theksoi Eichelsheim. Holanda do t’i dorëzojë 24 aeroplanë F-16 forcave ukrainase.…












