Author: shqiperia
Përgjegjësia kolektive si precedent i keq mund të na fusë në një labirint nga i cili nuk do të mund të dalim për një kohë të gjatë, theksoi Darko Kostadinovski, kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për AIM-n, duke iu përgjigjur pyetjes për njoftimet e qeverisë për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit për Prokurorë Publikë. “Gjithmonë pa përjashtim, përgjegjësia individuale nëse konstatohet, mbi çfarëdo baze, korrupsion, tregti me ndikim, shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, shkelje të ligjeve etj., brenda çdo organi, jam i bindur se do të ketë efekt më të mirë për rritjen e parimeve të…
Reshjet afatshkurtra të shiut që këto ditë kanë përfshirë pjesë të caktuara të vendit nuk kanë mjaftuar për kulturat bujqësore, thonë agrometeorologët dhe paralajmërojnë se zonat, veçanërisht me misër, të cilat nuk janë nën sistem vaditjeje, mund të jetë me rendiment shumë të ulët. Sipas agrometeorologëve, kushtet e tilla të motit janë të favorshme për shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve në vreshtarinë dhe frutikulturën. “Javën e kaluar kemi pasur mot me diell dhe të ngrohtë, në disa vende paraqitje të reshjeve afatshkurtra. Mirëpo, këto reshje që kanë rënë ditëve të kaluara në disa vende nuk kanë mjaftuar për kulturat bujqësore.…
Stuhia “Shanshan” godet Japoninë, humbin jetën gjashtë persona, plagosen qindra të tjerë Një stuhi e fortë ka goditur Japoninë, duke bërë që trenat dhe fluturimet të anulohen. Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. Banorët e zonave të prekura janë paralajmëruar për rrëshqitje dherash, përmbytje dhe dëme të mëdha. Të gjitha Nippon Airëays dhe Japan Airlines kanë anuluar dhjetëra fluturime. Shërbimet e trenave me plumb midis Tokios dhe Osakës janë ndër të prekurit gjithashtu. Paralajmërimet speciale të tajfunit, si ai i lëshuar për Shanshan, shpallen në Japoni në rastet e stuhive jashtëzakonisht…
US Open i këtij viti duket i mallkuar për emrat e mëdhenj të tenisit. Pas Carlos Alcaras dhe Stefanos Cisipas, edhe kampioni i madh Novak Djokoviç i ka dhënë lamtumirën e parakohshme një prej grand slemeve të rëndësishme të këtij sporti. Numri dy i botës u mund në katër sete nga rivali australian Aleksei Popyrin. Ky i fundit, numri 28 në botë e nisi fort takimin duke fituar 6 me 4 setin e parë. E njëjta histori edhe në setin e dytë, me Australia të freskët fizikisht dhe të fortë në mënyrën sesi reagonte në shërbimet e tenistit serb. Djokoviç…
Vrasja e 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli në Shkodër mesditën e të premtes, mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa për policinë ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit që kreu ekzekutimin e tij. 14 plumba depërtuan në trupin e viktimës, nga 18 që u shkrepen prej një distance të afërt nga arma tip pistoletë me silenciator. Në momentin që u krye vrasja, Rroshkodoli ndodhej i vetëm në tavolinë, ndërsa në lokal gjendeshin edhe 3 persona të tjerë, njëri prej të cilëve pronari si dhe dy klientë. Ata kanë dëshmuar përpara oficerëve të policisë së viktima ka qenë i vetëm,…
Të dielën më 1 shtator, LSDM-ja, përmes Komisionit për arsim, organizon tubim të mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit. Sic u tha në një press-konferencë të socialdemokratëve, tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit. Me moton “S`keni arsyetime, rrisni pagat!”, LSDM-ja të dielën para Ministrisë së Arsimit përmes protestës do të kërkojë rritjen e pagave në arsim për 12% dhe të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve. Sipas LSDM-së, para nisjes së vitit të ri shkollor, Mickoski dhe Janevska nuk kanë koncept e as plan zhvillimor për arsimin dhe se pushteti i OBRM-PDUKM-së nuk e ka ndërmend t`i rrisë pagat në arsim…
Radhë të gjata mjetesh janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë. Mjetet në 2 dhe 3 korsi presin prej më shum se 40 minutash për të kaluar drejt Maqedonisë. Sipas të dhënave në palën maqedonase e cila është e përbashkët me atë shqiptare punohet me 3 sportele aktualisht. Ndryshe nga pala shqiptare e cila gjatë ditës për të shmangur radhët e gjata aplikon procedura të përshpejtuara, pala maqedonase nuk e aplikon diçka të tillë. Qafë Thana këtë sezon veror ka qenë një nga pikat kufitare me fluksin më të…
Nga dita e nesërme do të mbajë mot kryesisht stabil, përveç në zonat malore ku do të ketë reshje të rralla të rrëmbyeshme kryesisht pasdite dhe shtrëngata të rralla. Temperaturat ditore do të jenë rreth 2 deri në 3 gradë më të larta. Nesër do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe shtrëngata të rralla. Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë mesatare…
Është arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar, bashkëpunues me autorët që qëlluan me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Berat, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit. Automjeti ishte në pronësi të 46-vjeçarit Altin Halili, i cili rezultoi të ishte person me precedentë të mëparshëm penalë. 48-vjeçari ka bashkëpunuar me autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet drejt fshatit Kozare, ku u gjet e djegur edhe makina e tyre. Njoftimi: Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit…
Portreti i Nënë Terezës është shfaqur në fasadën e burgut të Vlorës, në prag të ditës së shenjtërimit. Mësohet se autor i murales është një person i cili vuan dënimin prej 6 muajsh në këtë institucion. Ndërkohë autori, 35 vjeçari nga fshati Trevllazër që vuan dënimin për bimë narkotike, po punon edhe vepra të tjera ,si një mënyrë kjo për intergrimin e personave të tillë në shoqëri dhe komunitet. Ky vit përkon me 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, u shndërrua në Shën Tereza, nga Papa Françesku në Vatikan. Në ceremonitë e shenjtërimit…










