Author: shqiperia
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, edhe në të kaluarën kishte paralajmëruar se gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar, gjë që siç thotë, nga pushteti i kaluar akuzohej se po e bën për arsye opozitare. Ibrahimi shtoi se rikthimi i temës së gjuhës shqipe në trajtime juridike, është pasojë e e asaj që siç thotë, pushteti i kaluar nuk ka ditur, nuk ka dashur ose nuk ka mundur ta bëjë. “Vazhdojmë t’i vuajmë autogolat e keqqeverisjes së Soravisë Tema: Gjuha shqipe Kur ishim në opozitë, në kohën që u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve (që e rregullon përdorimin e…
Një aksident tragjik është regjistruar në Itali. Shoferi shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë. Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre disa muajshe dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Shoferi ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës. Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve. I riu u arrestua nga Policia italiane nën akuzen “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie. E reja që humbi jetën në një aksident automobilistik ishte nëna…
Ndaj nismës për protestën e mësimdhënësve kanë reaguar nga OBRM-PDUKM, duke e quajtur tubim partiak të opozitës. Nga partia në pushtet gishtin e drejtojnë ndaj LSDM-së dhe BDI-së, sic thonë, për keqpërdorim të punonjësve në arsim. “LSDM-ja dhe BDI-ja, bëjnë keqpërdorim brutal të mësimdhënësve duke organizuar protestë partiake me cka dëshmojnë se kush qëndron prapa sindikatës së pretenduar. 7 vite LSDM-ja nuk arriti të realizojë rritje, për shkak se kjo nuk ishte qëllimi i tyre. As në këtë buxhet nuk parashikuan mjete për paga më të larta, për shkak se bënë buxhetin që para zgjedhjeve të harxhojnë para të fushatës.…
Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort në dhimbjet e reumatizmës. Dimri dhe pranvera, janë stinë shumë sfiduese për pacientët që preken nga kjo sëmundje. Çfarë është reumatizma? Reumatizma është një sëmundje autoimunitare që shfaqet tek gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet. Ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha grupmoshave, por kryesisht prek më shumë gratë se burrat.Roli dhe ndikimi i motit në dhimbjet e reumatizmës mbetet akoma subjekt i studimeve mjekësore. Si të zbusni dhimbjet e reumatizmës të nxitura nga moti Lëvizni Nëse dëshironi të ndiheni mirë, atëherë përpiquni të…
Përgjegjësia kolektive si precedent i keq mund të na fusë në një labirint nga i cili nuk do të mund të dalim për një kohë të gjatë, theksoi Darko Kostadinovski, kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për AIM-n, duke iu përgjigjur pyetjes për njoftimet e qeverisë për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit për Prokurorë Publikë. “Gjithmonë pa përjashtim, përgjegjësia individuale nëse konstatohet, mbi çfarëdo baze, korrupsion, tregti me ndikim, shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, shkelje të ligjeve etj., brenda çdo organi, jam i bindur se do të ketë efekt më të mirë për rritjen e parimeve të…
Reshjet afatshkurtra të shiut që këto ditë kanë përfshirë pjesë të caktuara të vendit nuk kanë mjaftuar për kulturat bujqësore, thonë agrometeorologët dhe paralajmërojnë se zonat, veçanërisht me misër, të cilat nuk janë nën sistem vaditjeje, mund të jetë me rendiment shumë të ulët. Sipas agrometeorologëve, kushtet e tilla të motit janë të favorshme për shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve në vreshtarinë dhe frutikulturën. “Javën e kaluar kemi pasur mot me diell dhe të ngrohtë, në disa vende paraqitje të reshjeve afatshkurtra. Mirëpo, këto reshje që kanë rënë ditëve të kaluara në disa vende nuk kanë mjaftuar për kulturat bujqësore.…
Stuhia “Shanshan” godet Japoninë, humbin jetën gjashtë persona, plagosen qindra të tjerë Një stuhi e fortë ka goditur Japoninë, duke bërë që trenat dhe fluturimet të anulohen. Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. Banorët e zonave të prekura janë paralajmëruar për rrëshqitje dherash, përmbytje dhe dëme të mëdha. Të gjitha Nippon Airëays dhe Japan Airlines kanë anuluar dhjetëra fluturime. Shërbimet e trenave me plumb midis Tokios dhe Osakës janë ndër të prekurit gjithashtu. Paralajmërimet speciale të tajfunit, si ai i lëshuar për Shanshan, shpallen në Japoni në rastet e stuhive jashtëzakonisht…
US Open i këtij viti duket i mallkuar për emrat e mëdhenj të tenisit. Pas Carlos Alcaras dhe Stefanos Cisipas, edhe kampioni i madh Novak Djokoviç i ka dhënë lamtumirën e parakohshme një prej grand slemeve të rëndësishme të këtij sporti. Numri dy i botës u mund në katër sete nga rivali australian Aleksei Popyrin. Ky i fundit, numri 28 në botë e nisi fort takimin duke fituar 6 me 4 setin e parë. E njëjta histori edhe në setin e dytë, me Australia të freskët fizikisht dhe të fortë në mënyrën sesi reagonte në shërbimet e tenistit serb. Djokoviç…
Vrasja e 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli në Shkodër mesditën e të premtes, mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa për policinë ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit që kreu ekzekutimin e tij. 14 plumba depërtuan në trupin e viktimës, nga 18 që u shkrepen prej një distance të afërt nga arma tip pistoletë me silenciator. Në momentin që u krye vrasja, Rroshkodoli ndodhej i vetëm në tavolinë, ndërsa në lokal gjendeshin edhe 3 persona të tjerë, njëri prej të cilëve pronari si dhe dy klientë. Ata kanë dëshmuar përpara oficerëve të policisë së viktima ka qenë i vetëm,…
Të dielën më 1 shtator, LSDM-ja, përmes Komisionit për arsim, organizon tubim të mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit. Sic u tha në një press-konferencë të socialdemokratëve, tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit. Me moton “S`keni arsyetime, rrisni pagat!”, LSDM-ja të dielën para Ministrisë së Arsimit përmes protestës do të kërkojë rritjen e pagave në arsim për 12% dhe të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve. Sipas LSDM-së, para nisjes së vitit të ri shkollor, Mickoski dhe Janevska nuk kanë koncept e as plan zhvillimor për arsimin dhe se pushteti i OBRM-PDUKM-së nuk e ka ndërmend t`i rrisë pagat në arsim…









