Author: shqiperia

Një zjarr i madh në një sipërfaqe shkurresh shpërtheu në periferi të Romës pranë rrugës di Monte Carnevale, në zonën Pantano di Grano. Era e fortë bëri që hiri të arrijë në rrugët e qendrës historike të kryeqytetit, ndërkohë që disa ekipe zjarrfikëse dhe patrulla të policisë lokale po punojnë për shuarjen e flakëve. Operacionet e ngritjes dhe uljes në një nga tre pistat e aeroportit Fiumicino janë pezulluar përkohësisht për të lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Lexo më shumë

Një tjetër aksident është regjistruar  në zonën e Lungomares, Vlorë. Një motor është përplasur nga një makinë në lëvizje. Drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë. Gjithashtu, pak më herët një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku një motor ka përplasur dy kalimtare. Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se kalimtari ishte duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja. Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtareve. Sakaq, të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i motorit…

Lexo më shumë

Shoqata e personave me nevoja të veçanta “SOS VITA” – Shkup kërkon nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, por edhe Bashkësive tjera fetare që kërkesa e tyre që në objektet fetare të ketë qasje dhe vendkalim për personat me nevoja të veçantë, sepse kjo sipas kryetarit të kësaj shoqate, Ertan Shaqiri, është e drejtë e garantuar ndërkombëtarisht. Sipas Shaqirit është për të ardhur keq se si ka mundësi promovohen projekte me vlera qindra mijëra euro, ndërsa nga ana tjetër nuk janë planifikuar vendkalime për karrocat me të cilat lëvizin personat me nevoja të veçanta. “Duhet ta ketë parasysh edhe kryetari…

Lexo më shumë

Një sulm paniku vjen papritur dhe të godet në qelizë. Trupi përpiqet ta luftojë por pa sukses. Sulmi i panikut mund të ndodhë edhe kur je në gjumë, pa asnjë arsye në dukje të vlefshme. Ndiheni të pashpresë, të humbur dhe mendja ju duket sikur do të ikë. Më poshtë do të zbuloni shenjat që tregojnë se do të kaploheni nga një sulm paniku. Shtrëngim në kraharor Ndjesia e adrenalinës shton rrahjet e zemrës. Në raste të tilla, përjetohet një shtrëngim dhe dhimbje në kraharor dhe vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Ndjesia e mbytjes Fyti ngushtohet dhe përtypja duket e…

Lexo më shumë

Mund të na ketë ndodhur shpesh që pasi jemi zgjuar në mëngjes të kemi qenë sërish shumë të lodhur dhe pa energji fare. Por, pse ndodh kjo? Më poshtë janë të listuara disa nga arsyet. Lodhje Ka shumë kushte që shkaktojnë lodhje, por ato jo domosdoshmërisht i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë gati të bien në gjumë. Këto mund të përfshijnë gjendje kronike të dhimbjes, gjendje metabolike ose tiroide, anemi dhe sëmundje kronike obstruktive pulmonare. Për më tepër, ekspertët thonë se se të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë gjatë natës, kështu që…

Lexo më shumë

Për shumicën prej nesh, veshja e rrobave të reja menjëherë pasi i blejmë është normale. Megjithatë, sipas një eksperti të tekstilit, moslarja e rrobave pasi i keni blerë nuk është mirë, pasi kështu ju ua bëni të mundur mikrobeve dhe baktereve të njerëzve të tjerë të kapen në trupin tuaj. Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja menjëherë pasi t’i keni blerë, ju vendos para një rreziku sëmundjesh të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat ato kalojnë nëpër fabrika, përpara se të arrijnë te blerësit. Hogue shpjegon se ngjyrat…

Lexo më shumë

Procesi i regjistrimit në fakultetet në Maqedoninë e Veriut  ka startuar, disa nga studentët e ardhshëm tashmë kanë aplikuar në mënyrë elektronike dhe u ka ngelur vetëm të dorëzojnë në fakultetet përkatëse  dokumentet e nevojshme. Disa nga studentët të ardhur para objektivit tonë treguan se cilat  drejtime i kanë zgjedhur dhe a i shohin ato si një rrugë drejt një karriere të suksesshme. Studentët e ardhshëm të Universitetit “Nënë Tereza” thonë se të ardhmen e tyre e shohin në vend. “Më pëlqen ky drejtim. E shoh veten këtu, pse jo nëse kushtet janë më të mira. Nëse do të jetë…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku një motor ka përplasur dy kalimtare. Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se kalimtari ishte duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja. Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtareve. Sakaq, të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i motorit dhe këmbësoret. “Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe. Si pasojë e aksidentit,…

Lexo më shumë

Një avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA dhe i përdorur nga forcat ukrainase është shkatërruar pas një përplasjeje. Sipas një zyrtari amerikan, shkatërrimi ka ndodhur më 26 gusht, disa javë pasi avionët e parë luftarakë amerikanë mbërritën në Ukrainë. Ndërkohë një zyrtari shtoi se megjithëse incidenti ndodhi gjatë një sulmi të madh rus në Ukrainë, raportimet fillestare treguan se F16-shi nuk u rrëzua nga zjarri i armikut, por si pasojë e gabimit të pilotit. Sipas CNN, piloti ukrainas Oleksiy Mes, ka vdekur dhe është varrosur sot Sipas Shtabit të Përgjithshëm, gjatë betejës ajrore, avionët F-16 demonstruan efikasitetin e tyre të…

Lexo më shumë

Janë tërhequr anëtarët e komisioneve për zgjedhjen e kontraktorit dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të seksionit të tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, njoftoi ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski. Ai theksoi se qeveria nuk lejon ndikim përmes ndërmjetësve dhe se tentativat për korrupsion nuk tolerohen. Projekti për ndërtimin e hekurudhës, i cili ka tridhjetë vjet që vazhdon, do të vazhdojë me një plan të ri, më ekonomik, pasi ai i mëparshmi ishte shumë i kushtueshëm. Ky reagim vjen pasi ditë më parë kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pati deklaruar se i është ofruar ryshfet për hekurudhat e Korridorit 8 dhe rastin e…

Lexo më shumë