Author: shqiperia

Një shqiptar po lufton me vdekjen pasi ra nga një lartësi prej 7 metrash në një kompani në Pomezia, në periferi të Romës. Aksidenti ka ndodhur sot, 29 gusht, rreth orës 10:30. Shqiptari, punonjës i kompanisë ku ndodhi aksidenti, në rrethana ende të paqarta është rrëzuar nga skela 7 metra e lartë dhe ka marrë lëndime të rënda. Ai u transportua me helikopter në gjendje të rëndë në spitalin San Camillo në Romë. Karabinierët po punojnë për të sqaruar dinamikën e aksidentit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Një burrë nga Massachusetts fitoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari, pasi përdori të njëjtin grup numrash për 30 vite resht (ish-numrin e telefonit të gruas së tij) për të luajtur Megabucks. Kevin Connor, u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se bileta e Megabucks që ai bleu për shortin e së shtunës mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet. Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij kur ata filluan të takoheshin. Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen. “U…

Lexo më shumë

NTP – Shkup, informon nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme që plotësojnë kushtet për transport falas se biletat do t’i marrin në shkollat e tyre. Në fakt, tani do t’u jepen bileta të përkohshme, të cilat ndërkohë do të zëvendësohen me biletën “Skopska”. Nxënësit e klasave më të larta, në rast se kanë nevojë për një kartë të re elektronike mund ta sigurojnë në cilindo qendër të NTP Shkup. Për këtë, është e nevojshme të dorëzojnë një vërtetim nga shkolla dhe të paguajnë një tarifë të vetme prej 200 denarë për prodhimin e kartës. Nga NQP gjithashtu…

Lexo më shumë

Futbollist zviceran me origjinë nga Prishtina, Granit Xhaka shënoi një gol sensacional në hapje të sezonit të ri të futbollit gjerman. Ky gol i Xhakës ka bërë bujë të madhe për faktin se jo vetëm që u shënua nga një distancë e largët, por edhe se ishte një goditje e fuqishme e cila bëri që topi të bëjë një trajektore që lë portierët të shtangur në portë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Bundesliga u rikthye të premten në mbrëmje me kampionët në fuqi duke hapur sezonin kundër Borussia Monchengladbach me tifozët gjermanë të cilët patën rastin të shohin Xhakën teksa lëshon…

Lexo më shumë

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot promovoi ndryshimet në subvencionimin e fluturimeve që janë bërë nga ana e Qeverisë. Nikollovski thotë se ndryshimet e reja parashohin subvencionimin e destinacioneve, e jo të kompanive ajrore, pasi siç tha, rasti konkret me kompaninë Wizz Air, tregon se mund të ndikohet numri i udhëtarëve në vendin tonë nga problemet financiare të kompanive ajrore. Nkolloski tha se destinacionet e subvencionuara tani mund të jenë edhe jashtë vendeve të BE-së. “Një nga risitë që gjithashtu e vendosim, është se më nuk do të subvencionohen kompanitë ajrore, por do të subvencionohen destinacionet. Që do të thotë…

Lexo më shumë

Bashkia e Durrësit nisi hedhjen e shorteut per ndarjen e apartamenteve në lagjen e re të Spitallës. Janë 996 banesa në total qe janë ndërtuar për familjet që humben shtëpitë e tyre nga tërmeti i vitit 2019. Nënkryetari i bashkisë Durrës, Gentian Kallmi thotë se në fazën e parë ndahen 345 apartamente 2+1, për të vijuar më pas me të tjerat. Durrësi është qyteti i goditur më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ende procesi i rindërtimit dhe sistemimit të të pastrehëve në shtëpi të reja nuk ka marrë fund. Pritet që brenda një kohë të shkurtër, banorët përfitues…

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq i tha sot kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski se Maqedonia e Veriut ka përjetuar shumë padrejtësi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se Kroacia do të vazhdojë të avokojë për përshpejtimin e këtij procesi. “Mendoj se nga pala maqedonase janë bërë aq shumë lëshime, sa që zor se ndonjë komb dhe vështirë se ndonjë vend do të pranonte të bënte kaq shumë hapa nga ana e tyre nëse nuk e shpejtonin rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Plenkoviq. Plenkoviq, i cili priti Mickoskin në Zagreb, shtoi se është i inkurajuar nga fakti…

Lexo më shumë

Një aksident është shënuar ditën e sotme (29 gusht) në aksin nacional Korçë-Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Libonik. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar. Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, janë duke e shqyrtuar projektin për dymbëdhjetë kilometrat e fundit të autostradës Shkup-Bllacë, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Sipas tij projekti ekzistues nuk e ndjek trasenë aktuale për në Bllacë, por është krejtësisht e rrugë e re, malore dhe është e paqartë nëse është e realizueshme dhe me pjesë shumë të shtrenjta. “Këto 12 kilometra nuk ndjekin trasenë ekzistuese, të cilin e njohim të gjithë. Nga ana e Kosovës ka një rreth rrotullim dhe është logjike të bashkohemi këtu. Por nga Ndërmarrja Publike…

Lexo më shumë

Javën e ardhshme Këshilli i Rregullores do të mblidhet për të diskutuar çështjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e këshillit në 4 shtator dhe në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e PD për heqjen e mandatit për Vullnet Sinën. Partia Demokratike pretendon se socialisti Vullnet Sinaj ka përfituar tendera publikë për kompanitë e tij private edhe pse Kushtetuta e ndalon deputetin të përfitojë nga paratë publike. Për këtë arsye opozita kërkon që Parlamenti të votojë pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të deputetit Vullnet Sinaj dhe gjykata të vendosë nëse…

Lexo më shumë