Author: shqiperia

Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që të dyfishojë çmimin e subvencionimit për prodhuesit e elbit. “Në seancën e djeshme të qeverisë morëm vendim për rritjen e subvencionit dhe dhënien e 3 denarë shtesë për kilogram për prodhuesit e grurit, duke marrë parasysh konkurrencën rajonale. Ne duam t’i mbajmë sepse kjo është një kulturë strategjike për ne dhe duhet të kujdesemi për njerëzit që merren me prodhimin e grurit, njëkohësisht do të shtoj këtu edhe prodhuesit e elbit”, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai tha se rritja do të jetë dyfishi i subvencionit për hektar për elb nga 6.000 denarë në…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin pritet të takohet sot me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo vizitë ka sjellë reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti i Shtetit nënvizoi se “SHBA vlerëson partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit rus në Evropë dhe ofrimin e saj të ndihmës humanitare për popullin ukrainas.” Sipas departamentit, në fokus mbetet puna me liderët në Serbi për të forcuar partneritetin strategjik mes SHBA dhe Serbisë. DASH ndër të tjera vëren se qëndrimi amerikan për Aleksandër Vulin është i mirënjohur, pasi ai mbetet nën sanksionet amerikane. Një ditë më parë  Bashkimi Europian tërhoqi vëmendjen se mbajtja…

Lexo më shumë

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në takim me Komisarin për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheјi, mëngjesin e sotëm e filloi vizitën e parë të punës në Bruksel. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, bisedat u fokusuan në procesin aktual euro-integrues dhe në hapat që vijojnë për progres të mëtejshëm. “Ministri Murtezani theksoi përkushtimin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit drejt BE-së, si dhe gatishmërinë e vendit për tu harmonizuar me standardet e Unionit. Komisari Varheji përshëndeti kontributin e Qeverisë në kontekst të përgatitjeve…

Lexo më shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 25 vatra zjarri, por pas ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse 23 prej tyre janë shuar. Vatër problematike ishte ajo në fshatin Shishtavec në Kukës, e cila është izoluar plotësisht, pas ndërhyrjes së ushtrisë dhe helikopterit “Cougar”. Vijojnë të mbeten aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në Selenicë dhe në bashkinë Fushë-Arrëz. “Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, të mbështetur nga helikopteri “Cougar”. Angazhimi i këtyre forcave ka sjellë stabilizimin e situatës…

Lexo më shumë

Dy të plagosurit e atentatit të një dite më parë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Në dëshminë e tyre, ata kanë mohuar të kenë patur konflikte me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit dhe nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.   Megjithatë, grupi hetimor ka dyshime se objektiv i sulmit ishte 45-vjeçari Elezaj,  për shkak të konflikteve që mund të ketë patur nga e kaluara. Më herët ai ka qenë i dënuar për prostitucion në Itali, krim për të cilin ka vuajtur…

Lexo më shumë

Panajot Mahmutaj 24 vjeç nga Patosi është shqiptari që është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi u kap një sasi e madhe droge, më konkretisht 53 kg 290 gram marijuanë, 3 kg 242 gram kokainë, 875 gram kokainë rozë, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, telefona e makina. Por emri i shqiptarit Panajot Mahmutaj nuk është i panjohur për autoritetet greke, pavarësisht moshës së tij të vogël. Në qershor të vitit 2018, Mahmutaj është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer 72 vjedhje në Athinë. Shumat që Mahmutaj kishte përfituar në…

Lexo më shumë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat me homologen e tij finlandeze, Elina Valtonen. Në fjalën e tij, ministri Hasani theksoi se fokusi i diskutimeve ishte zgjerimi i Bashkimit Europian, si dhe prespektiva e Ballkanit Perëndimor. “Diskutuam disa tema të rëndësishme duke u përpjekur të eksplorojmë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, por edhe ndamë mendime e ide mbi zgjerimin e BE dhe prespektiva e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu shqetësimet për sigurinë ishin një tjetër temë veçanërisht në këto kohë kur rreziqet gjeopolitike kanë potencialin të ndikojnë në stabilitetin dhe politikën edhe në…

Lexo më shumë

Është shtyrë gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Të akuzuarit janë paraqitur në Gjykatën Penale dhe më pas seanca është shtyrë për në 20 shtator në orën 10:00. Gjyqtari kompetent pranoi kërkesën e Prokurorisë për bashkimin e çështjeve dhe caktimin e datës për gjykim të ri. Prokuroria fillimisht ngriti akuza kundër katër personave, e më pas për të dyshuarin e parë, Ljupço Palevski, i cili ishte në pritje të ekstradimit nga Turqia, për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutale të Gjorçevskës dhe Zhezhovskit. Gjykata Penale i miratoi akuzat në tërësi dhe me kërkesë…

Lexo më shumë

IMT e bashkisë Vlorë ka nisur prishjen e objekteve në lagjen “1 Maji”, në kuadër të projektit “Lidhja e rrugës Transballkanike me portin detar”. Mësohet se janë 20 objekte që preken nga realizimi i këtij projekti të ndërtimit të portit të Jahteve, projekt i cili ka nisur realizimin prej kohësh. Jashtë kamerës inspektorë të IMT të Bashkisë Vlorë, bëjnë me dije se aksioni I nisur këtë të mërkurë  për shembjen e objekteve  pritet që të vijojë për disa ditë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al Sisi viziton sot Ankaranë pas ftesës së Presidentit turk Rexhep Tayyib Erdogan. Vizita vjen pas marrëdhënieve të ngrira dhe të vështira gjatë 12 viteve të fundit. Vizita e Al Sisit në Turqi ka rendësi për rajonin dhe balancat e fuqive në Mesdhe pasi Turqi dhe Egjipti ishin në një krizë marrëdhëniesh që prej vitit 2013, ku ushtria mori pushtetin përmes një grushti shteti duke rrëzuar krerët e Vëllazërisë Muslimane. Në atë kohë, Erdogan  për shkak të raporteve të ngushta të tij me Vëllazërinë Muslimane e quajti Al Sisin “vrasës” dhe që i kishte “duart…

Lexo më shumë