Author: shqiperia

Pas votimit të mbrëmshëm për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, nga koalicioni VLEN sot thonë se shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka asnjë luhatje. Nga VLEN thonë se “përveç kësaj, kjo interpelancë e nxori në skenë edhe koalicionin e ri të destabilizimit të vendit, Levica-LSDM-BDI”. “Në të vërtetë, Levica është vetëm maja e ajsbergut dhe zëdhënëse e një projekti më të madh të kësaj treshe, që synon destabilizimin e vendit. Ashtu siç janë deklaruar edhe vetë më parë, ndërsa tashmë kjo po dëshmohet edhe në praktikë, nisma e interpelancës, me aq gjuhë të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare,…

Lexo më shumë

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e radhës stërvitore para ndeshjes me Rumaninë. Djelmoshat e Franco Foda-s kësaj radhe ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila ishte kërkesë e trajnerit gjerman. Të gjithë lojtarët ishin në formë të mirë dhe mezi po e presin ndeshjen e së premtes në shtëpi. Kujtojmë se Kosova do të luajë fillimisht të premtën ndaj Rumanisë dhe më pas ndaj Qipros si mysafire. Kosova mban stërvitjen e radhës në “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Rumaninë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, një 68 vjeçar ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës kur papritmas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë jashtë aksit nacional për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja që udhëtonte me të. Policia nuk e përjashton mundësinë që 68 vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ashtu siç ka dyshimet se mund të ketë pasur një përgjumje të drejtuesit. Burimet thanë se çifti i bashkëshortëve pasi ka marrë…

Lexo më shumë

Policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin, Viktor Tafa, i cili akuzohet si anëtar i një organizate kriminale. Policia njofton se ndalimi i tij u bë për llogari të drejtësisë italiane, pasi Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. “Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës…

Lexo më shumë

Dikur një nga sportet më masive dhe me rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare, sot një sport ku Shqipëria nuk përfaqësohet më as me ekipe kombëtare tek ekipi i parë. Volejbolli shqiptar përballet prej vitesh me sfida të mëdha deri në kufijtë e mbijetesës.  Drejtuesit e klubeve shumësportëshe në kryeqytet por edhe në rrethe që kanë pasur goxha traditë në lojërat me dorë thonë se kushtet dhe pagesat skandaloze të trajnereve të kualifikuar janë arsye madhore pse volejbolli veçanërisht dhe basketbolli preferohen gjithjë e më pak nga të rinjve dhe të rejat. “Duhet të ndryshojmë konceptin e të bërit…

Lexo më shumë

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha sot se OBRM-PDUKM së bashku me BDI-në dhe ZNAM-in e kanë mbrojtur Gashin nga përgjegjësia për të gjitha skandalet në seancën e djeshme. “Mosndëshkueshmëria e 2016-ës po kthehet në një derë të madhe, qeveritarët bëjnë çfarë të duan pa dhënë llogari. Mickoskit i kishte mbushur goja me premtime se kushdo që shkel rregullat do të mbajë përgjegjësi, ato premtime ranë, nuk ka përgjegjësi për askënd nga qeveria. Pas këtij votimi, OBRM-PDUKM nuk ka më guxim të emërojë askënd”, tha Kuzeska./Telegrafi/ Kuzeska: OBRM-PDUKM dhe BDI e…

Lexo më shumë

Të shumtë janë pensionistët të cilët ankohen se u kanë humbur vitet e punës, e për rrjedhim, ata kanë pasur një përfitim më të ulët monetar. Ky ishte edhe shqetësimi i një qytetare, e cila telefonoi në emisionin “7pa5” në Vizion Plus dhe kërkoi një mendim nga eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha. Lidhur me këtë shqetësim, Hoxha i kujtoi telefonueses, por edhe pensionistëve të tjerë që kanë të njëjtin problem që të zgjidhin çështjen përmes ligjit 7501, ku në institucionin përkatës do të duhet të plotësojnë një formular për të vërtetuar se në periudhat që u kanë humbur, kanë…

Lexo më shumë

Një i person i cili ishte arrestuar në lidhje me akuzën e dhunës në familje, ka ndërruar sot jetë në spital. Bëhet me dije se Aurrel Sabriu, humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin dhe më pas është bërë transportimi i tij në reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të problemeve kardiake. “I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë sot, më datë 04.09.2024, rreth orës 10:30, në Reanimacionin Qendror të QSUT-së. Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të…

Lexo më shumë

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, dy projektligje të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori në vend, ”Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin e ”Peshkimit’. Ministrja Denaj, në një prononcim për mediat, u shpreh se  këto dy projektligje sjellin jo vetëm përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, por  dhe  do të kenë një ndikim të madh në zhvillimin e sektorit të pëshkimit dhe sigurisë ushqimore, cka do të sjellë rritje  në ekonomtë familjare dhe atë të vendit. “Janë dy ligje, të cilat jo vetëm përafrojnë kuadrin ligjor…

Lexo më shumë

Dy mundësit shqiptarë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, që i sollën dy medalje të bronzta Shqipërisë në Lojërat Olimpike Paris 2024, janë nderuar sot me Medaljen e Mirënjohjes nga Kryeministri Edi Rama. Në ceremoninë zyrtare mbajti një fjalë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi Ekipin Olimpik të Shqipërisë dhe i falenderoi të gjithë sportistët për përfaqësimin e denjë në Paris. “Më kujtohet kur u betuan si shtetas shqiptarë, kur thanë ‘Betohem’ me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, dhe u bënë pjesë e ‘Team Albania’, duke përqafuar vizionin kozmopolitan të Tiranës sonë. Sot Tirana ka rezidentë…

Lexo më shumë