Author: shqiperia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot realizoi takim me Këshillin e Investitorëve të Huaj këtu në Maqedoni, nga ku konstatuan se nevojitet përmirësimi i kushteve për udhëheqjen e bizneseve në vendin tonë. “Ramë dakord që të kemi takime të tilla tremujore ku do të diskutojmë ecurinë e punëve për të cilat i kemi dakorduar në takimet. Takimi i radhës tani do të jetë kah fundi i vitit, në gjysmën e parë të dhjetorit, mund të them se të gjithë i kemi dhënë vetes disa detyra shtëpie për reformat dhe ligjet që duhet të ndryshohen, gjegjësisht të cilat duhet…

Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në ngjarjen që u organizuar për Procesin e Berlinit tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian. Ai tha se ky është destinacioni përfundimtar i gjashtë shteteve, që sipas tij, secili po shkon në mënyrën e vet. “Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova) kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësimi i plotfuqishëm në BE. Ky është destinacioni përfundimtar drejt të cilit po shkojmë – secili në mënyrën tonë, por përgjatë një…

Lexo më shumë

Mërgim Vojvoda ishte futbollisti i radhës i Kombëtares së Kosovës që foli për ndeshjen e së premtes me Rumaninë. Mbrojtësi anësor u shpreh optimist për nisjen me këmbë të mbarë të kampanjës në Ligën e Kombeve. Futbollisti i Torinos insiston se Dardanët do të mundohen t’i fitojnë tri pikë në duel me rumunët, përkundër faktit se e pranon që kundërshtari është i vështirë. “Atmosfera është shumë e mirë. Çdo lojtar është duke e ndje mirë. Jemi të gjithë në formë të mirë dhe presim të kemi një lojë të mirë. Edhe pse kundërshtari është një prej më të rivalëve më…

Lexo më shumë

Gjithsej pesë miliardë denarë është borxhi i institucioneve publike shëndetësore dhe vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2024 borxhi është rritur për një miliard denarë, tha në konferencë për media Sasho Klekovski, ushtrues detyre drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Sipas të dhënave të Fondit, debitorët më të mëdhenj janë klinikat universitare për radiologji dhe onkologji, kirurgji torakale dhe vaskulare dhe gjinekologji. Debitorë të mëdhenj janë edhe disa spitale jashtë Shkupit, si spitalet në Prilep dhe Ohër. “Një pjesë e borxhit nuk është bërë për shkak se nevojat e klinikave përkatëse janë financuar në mënyrë joadekuate. Onkologjia…

Lexo më shumë

Komisioni i përzier historik është politizuar, anëtarët e tij nuk duan më të jenë pjesë e një përbërje të tillë dhe për shkak të situatës së rënduar tashmë pa rezultat prej gjashtë viteve, epilog konstruktiv nuk do të ketë. Kështu u deklarua mbrëmë kryetari i Komisionit të përzier historik maqedono-bullgar, Dragi Gjorgiev. Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski tha se ka disa ide për format të ri të këtij komisioni nga pala maqedonase dhe se së shpejto do të ulen bashkërisht me ministrin e jashtëm, Timço Mucunski të zgjedhin formatin e tij. “Ditëve në vijim do të takohem me ministrin e jashtëm,…

Lexo më shumë

Linda Sun, një ish-ndihmëse e guvernatorit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, u akuzua se ka vepruar si agjent për qeverinë kineze. Bashkëshorti dhe i bashkëpandehuri i saj, Chris Hu, u akuzuan gjithashtu për komplot për pastrim parash dhe komplot për të kryer mashtrime bankare, si dhe për keqpërdorim të mjeteve të identifikimit, thanë prokurorët. Sun veproi si “një agjente e pazbuluar e qeverisë kineze, ndërsa burri i saj, Hu, lehtësoi transferimin e miliona dollarëve në ryshfet për përfitime personale”, thanë prokurorët në një njoftim për shtyp . Sun dhe Hu u arrestuan në rezidencën e tyre në Long Island të…

Lexo më shumë

Fabrika e plastikës në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan është përfshirë nga flakët. Retë e zeza të tymit kanë “pushtuar” zonën industrial të Bradasheshit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit. Gazetari i VizionPlus Arben Boriçi ndodhet në vendin e ngjarjes dhe do të sigurojë më tepër informacion mbi rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të dëmtuar. Vijon…. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të cilat u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë, janë të përkohshme dhe pjesë e një trajnimi periodik. Në një deklaratë me shkrim, misioni tha se trajnimi po kryhet “për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”. Pa dhënë më shumë detaje rreth tij, KFOR-i tha se “po e monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës” dhe se “mbetet vigjilent”. Ky mision ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me…

Lexo më shumë

Zv. kryeministri Izet Mexhit thotë se BDI vetë e ka dërguar në Komisionin e Venedikut ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Nga BDI flasin vetëm për kryetarin e Gjykatës Kushtetues, por nuk flasin edhe për gjykatësit tjerë dhe e pranojnë se janë të afërt të BDI-së dhe LSDM-së, pra aty janë shtatë gjyqtarë”, tha Mexhiti sot para gazetarëve. Mexhiti tha se vetë koalicioni BDI-LSDM ka dërguar ligjin në Komisionin e Venedikut. “Ministrja e Drejtësisë të LSDM-së e ka dërguar ligjin në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja e ka dërguar në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja i…

Lexo më shumë

Gjenerata e re e pajisjeve IQOS ILUMA me teknologji revolucionare të ngrohjes me induksion, pa teh dhe pa nevojë për pastrim, mund të blihet në lokacionin e ri të karavanit IQOS, i vendosur afër sheshit në Strumicë. Këtë të premte (06.09.2024) do të jetë i vendosur në hyrje të festivalit të ardhshëm Get EXITed, në qytet. Orari i punës është të mërkurën dhe të enjten nga ora 10:00 deri në 22:00 dhe të premten nga ora 17:30 deri në 00:00. Në këtë lokacion të përkohshëm, të gjithë duhanpirësit e rritur do të kenë mundësinë të njihen me pajisjet IQOS dhe…

Lexo më shumë