Author: shqiperia
Azeski me një letër drejtuar Mickoskit kërkon ndryshime në ligjin që kufizon marzhat tregtare
Oda Ekonomike e RMV-së kërkon të fshijë pjesën e ligjit që kufizon lirimin që furnizuesi i jep blerësit, si dhe të specifikojë kushtet në të cilat blerësi mund t’i kthejë furnizuesit produktet e pashitura. Duhet të rritet periudha në të cilën blerësi e njofton furnizuesin se po e zvogëlon porosinë e një produkti të caktuar, thuhet në letrën e kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dërguar kryeministrit Hristijan Mickoski. Oda Ekonomike kërkon fshirjen e disa pjesëve të Ligjit për praktika të padrejta tregtare, me çka pritet t’i jepet fund problemeve me çmimet që vazhdimisht rriten në tregje, përcjell “Telma”. Në…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të presë ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Siç njoftojnë nga MPJ-ja, në fokus të bisedimeve mes Mucunskit dhe Fidan do të jenë marrëdhëniet dypalëshe politike, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, shfrytëzimi i mundësive për investime dhe avancimi i bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët. Sipas agjendës, dy ministrat fillimisht do të kenë një takim kokë më kokë, më pas një takim dypalësh ku do të marrin pjesë delegacione…
Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta, njoftojnë nga LAMM. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur./Telegrafi/ Në Tabanoc për dalje nga Maqedonia pritet rreth 20 minuta appeared first on Telegrafi.
Aktiviteti ekonomik në RMV u përshpejtua në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave të vlerësuara të Entit Shtetëror të Statistikave, ritmi i rritjes së produktit bruto vendor në periudhën prill-qershor është 2,3 për qind. Kjo është rritja më e lartë e PBV-së që nga fillimi i krizës energjetike në vitin 2022. Më pas PBV-ja u rrit me 2.2 për qind dhe vitin e kaluar u ngadalësua në një për qind. Në tremujorin e parë të këtij viti rritja ishte 1.2 për qind. Rritjen më të madhe në tremujorin e dytë e ka shënuar sektori i artit, argëtimit dhe…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri 20, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej 25 deri 36 gradë celsius. Të premten dhe të shtunën moti pritet të je me reshje shiu dhe erë të fortë./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Futbollisti kosovar, Granit Xhaka është nominuar për ”Topin e Artë”, pas paraqitjeve fantastike që kishte sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin dhe kombëtaren zvicerane. Ai është në listë së bashku me yjet botëror si, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicus Jr dhe Jude Bellingham. E për këtë sukses të Granitit,, ka folur edhe babai i tij, Ragip Xhaka. Ai ka thënë se puna e palodhur e Granitit, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. “Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua…
France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë. Në listën prej 30 futbollistëve, shihen emrat e Erling Haaland, Kylian Mbappe, Vinicus Jr, Jude Bellingham e po ashtu edhe kosovarit, Granit Xhaka. Ajo çfarë ra në sy ishte së në këtë listë nuk janë emrat e dy prej ”mbretërve” të futbollit në dekadat e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Kjo është hera e parë pas plotë 20 viteve që asnjëri prej tyre nuk është në listën e të nominuarve për Topin e Artë. Ceremonia e ndarjes së ”Topit të Artë” do të mbahet me 28…
Inspektorët e Tregut nga e enjtja në terren. Tregtarët e përfshirë në vendimin e qeverisë për mjetet shkollore duhet patjetër t’i harmonizojnë çmimet e produkteve. Nëse konstatohet shkelje e vendimit të Qeverisë, do të gjobiten nga 800 deri në 10 mijë euro, sipas Inspektoratit. Nga aty shtojnë se Inspektorati Shtetëror i Tregut do të veprojë ekskluzivisht për kontrollin e çmimeve të përcaktuara me vendim, por nuk ka kompetencë të veprojë dhe as të ndikojë në formimin e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë. “Apelojmë që të respektohet vendimi, po ashtu u bëj thirrje qytetarëve që nëse vërejnë parregullsi të…
Sofizmi paraqet një “argument” të pavërtetë, të cilin autori e di që është i pavërtetë dhe – përkundër kësaj – e përdorë për të vënë të tjerët në lajthitje. Në fjalor, sofizmi përkufizohet si “argument i zgjuar por i pavërtetë që përdoret për të mashtruar të tjerët me qëllim.” Në thelb, sofizmi është manipulim. Edhe pse sofizmi është i pranishëm kudo, përfshirë shkencën, sot atë e gjejmë në versionin më të keq tek politikanët manipulues dhe popullistë që shtrembërojnë paturpësisht të vërtetën për të ardhur dhe mbetur në pushtet. Për shembull, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti – me…
Mickoski: Së shpejti Komisioni për çështje historike RMV-Bullgari do të ketë anëtarë të rinj
Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se në seancën e ardhshme të qeverisë ose atë pas saj do të bëhen të ditur anëtarët e rinj të ekipit të RMV-së nga komisioni i përzier për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. “Këto ditë pres të takohem me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ai tani është jashtë shtetit, mendoj se dje ishte në Bled, sot në Beograd, dhe pastaj shkon në një vend tjetër. Kur ta takoj, do t’i specifikojmë. Ka disa ide, ka disa mendime. Mendoj se në seancën e ardhshme qeveritare apo pas asaj do…






