Author: shqiperia

Kreshnik Bekteshi nga BDI sot ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Taravarit lidhur me debatin për gjuhën shqipe. Ai thotë se kur është debatuar për ligjin e gjuhëve Taravari nuk ka marrë pjesë dhe se i interesonin tenderat. “Si dëshmitar i ditës kur është diskutuar dhe miratuar ligji për gjuhën shqipe në Qeveri, sfidoj Arben Taravarin të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në atë seancë. Unë dëshmoj që JO. As që e ka interesuar; përkundrazi, vraponte pas tenderit për ndërtimin e qendrës klinike në Shkup. Gazetarët mund të kërkojnë stenogramet e asaj seance dhe pjesëmarrjen…

Lexo më shumë

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, sot është pyetur në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është bërë temë ditëve të fundit. Mickoski tha se derisa është në pozitën e kryeministrit do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ndoshta edhe unë e kam problem të pranoj diçka që është bërë në Kushtetutën e Maqedonisë në të kaluarën”, tha Mickoski. Ndërsa i pyetur rreth informacioneve për destabilizim të mundshëm pas paralajmërimeve nga Gjykata Kushtetuese se do ta shqyrtojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Mickoski tha se nuk pret destabilizim. “Nuk besoj se do të ketë mundësi për…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në konferencë për media tha se ka filluar realizimi i projektit nga i cili Qeveria do të ndajë 250 milionë euro për projekte infrastrukturore dhe kapitale për zhvillimin e komunave. Mickoski tha se është publikuar thirrja publike për aplikime të komunave për projekte infrastrukturore në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara më parë të Ministrisë së Transportit, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arsimit dhe Shkencës, Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Sportit dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit. “Qëllimi i kësaj thirrjeje të hapur publike është ndarja e mjeteve për komunat për projekte, realizimi i të cilave…

Lexo më shumë

Arben Tarvari sot ka komentuar lidhur me debatin rreth gjuhës shqipe, për të cilën thotë se Levica frikësohet nga gjuhët autoktone, ndërsa BDI-ja nga drejtësia. Lidhur me këtë Taravari pohon se “nacionalizmi në çdo shkallë të tij është përdorur herë si barut dhe herë si opium për popullin”. “Dihet se në Maqedoni janë ende të freskëta ndasitë etnike, të cilat janë përdorur gjithnjë me sukses diabolik nga parti regresiste. Nacionalizmi në çdo shkallë të tij është përdorur herë si barut dhe herë si opium për popullin. Ky i fundit, duke dashur me zemër e pastërti gjuhën dhe kombin, është ndezur…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka pranuar sot kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të ri dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas. Duke i uruar mirëseardhjen e ngrohtë ambasadorit Rokas, Mucunski theksoi se misioni i tij diplomatik fillon në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit dhe në këtë kuptim shprehu besimin se me përkushtim të fortë reciprok do të sigurohet përparim vendimtar në rrugën drejt realizimin e përcaktimit strategjik për anëtarësimin në BE. “Mucunski gjithashtu theksoi kënaqësinë e tij me mbështetjen e vazhdueshme të…

Lexo më shumë

Kombëtarja e Zvicrës sonte luan ndeshjen e parë në UEFA Nations League sezoni i ri 2024/25 dhe si kundërshtar do ta ketë Danimarkën. Murat Yakin, trajneri i “helvetikëve” u paraqit dje në konferencë për media dhe mori një pyetje në lidhje me penalltitë. Yakin tha se Granit Xhaka është ai që vendos se kush do ta gjuajë penalltinë, duke ia lënë të gjitha meritat kapitenit. “Vendos kapiteni në fund. Nëse nuk ndihet mirë për ta goditur vetë, ai mund të zgjedhë dikë tjetër. Kemi disa lojtarë që mund të gjuajnë, por prapë në fund vendos kapiteni (Granit Xhaka)”, u shpreh…

Lexo më shumë

BDI sot përmes një kumtese sot ka akuzuar koalicionin VLEN se po tenton të shfuqizojnë ligjin për gjuhën shqipe. Nga atje thonë se VLEN në çdo paraqitje mediatike flasin gënjeshtra paturpësisht, në çdo veprim bëjnë gabim. “Në kaq pak kohë pushtet, Izeti dhe VLEN-i vazhdojnë të rrënojnë çdo të arritur për shqiptarët. Dje, Izeti kërkoi llogari nga BDI se pse e kemi pranuar Ligjin e shqipes kështu siç është?! Izeti e di përgjigjen, sepse vet ai i priu grupit negociator nga BDI me LSDM dhe e ka prezentuar Ligjin në Kryesi të partisë, edhe atë në formë dukshëm më të…

Lexo më shumë

Koalicioni VLEN mblodhi të gjithë liderët, ministrat, zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët që përbëjnë pushtetin ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet një kumtese, nga VLEN kanë bërë të ditur qëllimin e koordinimit është ndërtimi i një sistemi që do të jetë i përgjegjshëm dhe i besueshëm. “Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e të shërbyerit në interes të qytetarëve me ndershmëri, llogaridhënie dhe përkushtim. Në këtë takim, diskutuam për investimin prej 34.5 milionë eurosh për “Universitetin Nënë Tereza” në Shkup, që paraqet një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e mundësive…

Lexo më shumë

Në territorin e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 40 zjarre në hapësira hapura, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe 33 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarri është aktiv në afërsi të Mariovës, në afërsi të fshatrave Peshtani, Kokre, Kalen, Dunje, Bonçe, Krushevicë, Volkovë, ndërsa vija e zjarrit po shtrihet në tre këmbë dhe po djeg bimësi me kërcell të ulët, bar të thatë dhe mal me pisha. Një mal i përzier po digjet në Komunën e Çashkës në malin e Mukosit. Një mal me kërcell të ulët po digjet në…

Lexo më shumë

Atletja olimpike nga Uganda, Rebecca Cheptegei, ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve që kishte marrë pasi u dogj me benzinë nga ish i dashuri i saj Atletja olimpike nga Uganda, Rebecca Cheptegei, ka humbur jetën pasi u dogj me benzinë nga ish-partneri i saj. Cheptegei, 33 vjeçe, pësoi djegie të rënda në 80% të trupit dhe nuk arriti të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Spitalin Mësimor dhe Referues të Moi në Kenia. Incidenti ndodhi të dielën në shtëpinë e saj në Trans Nzoia, Kenia, ku ajo ishte zhvendosur së fundmi për t’u stërvitur në objektet elitare…

Lexo më shumë