Author: shqiperia

E dini që një pushim i plotë, mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe fizik, duke relaksuar trupin dhe rigjeneruar mendjen? Shkenca na thotë se ky lloj pasiviteti mund të jetë pikërisht ajo që na duhet për të përmirësuar mirëqenien tonë. Pra, përgatituni ta lini veten të lirë në komoditetin e divanit të shtëpisë, sepse do të zbuloni se të mos bësh asgjë (herë pas here) mund të jetë çelësi i mirëqenies optimale. Arsyeja shkencore pse pushimi është kaq i rëndësishëm Ritmi frenetik i jetës moderne na ka mësuar të jemi gjithmonë në lëvizje, aktivë dhe të angazhuar në bërjen e…

Lexo më shumë

Në pjesën e energjetikës, biseduam për ndërtimin e ndërlidhësit apo lidhjes së gazit mes Maqedonisë dhe Serbisë, i cili duhet të pasojë pas lidhjes apo ndërlidhjes me gaz mes Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pas takimit në Beograd me ministren serbe të Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. “Në këtë mënyrë do të ndërtohet një gazsjellës i plotë, i cili do të shkojë nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë në Hungari, Austri dhe Evropën Qendrore dhe një projekt që brezat e politikanëve para nesh e kanë përmendur për…

Lexo më shumë

Rreth 4 milionë euro i ka ndarë Komuna e Gjakovës për renovimin e stadiumit të qytetit- Tribuna Përëndimore, shkruan Reporteri.net. Tenderi tashmë është dhënë, e edhe kontrata tashmë është nënshkruar me konsorciumin “Fidani L SH.P.K; Infra Plus SH.P.K; Company Murseli SH.P.K; FIDANI-BETON SH.P.K”. Vlera e saktë e kontratës është 3 milionë e 948 mijë e 794 mijë euro. Nënshkrimi i saj është bërë me 2 shtator. Kohëzgjatja për përfundimin e punimeve është 36 muaj. Me këtë kontratë përfshihen punët ndërtimore, punët e hidroinstalimeve, e instalimeve makinerike, të instalimeve elektrike – rrymat e forta dhe teknologjia informative komunikimet dhe rryma e…

Lexo më shumë

Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë dhe do të kenë asistentë. Tashmë janë siguruar 815 asistentë, ndërsa për 200 asistentë pritëm ribalancin e buxhetit për t’i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përfundoi punën e saj, ndërsa shkollat me qendra burimore e shpallin konkursin për angazhimin e tyre, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. “Ata duhej të kishin planifikuar se kur ta shpallin konkursin, kur t’i publikojnë konkurset në gazeta, sepse dëgjoj që thonë se MASH duhej t’u tregojë se kur t’i shpallin konkurset. Pse vendosim drejtorë në shkolla nëse nuk i dinë obligimet…

Lexo më shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Bashkimit Demokratik për Integrim për gjuhën shqipe, në të cilin thuhej se kjo qeveri do ta largoj gjuhën shqipe nga gjuha zyrtare. VLEN fajson BDI-në për këtë situatë, pasi sipas tyre kanë vendosur gjuhën në zbatim, pa qenë e plotfuqishme me procedurat shtetërore. Reagimi i plotë: Partia në tentativë – Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila për 20 vite nuk arriti të ndërtohet si parti e mirëfilltë politike me identitet dhe idelogji të qartë por ngeli duke bredhur herë majtas e herë djathtas, herë si marksist-leniniste e herë si parti e gjelbërt –…

Lexo më shumë

Rasti i dytë i lisë është evidentuar në shtet. Bëhet fjalë për një banor 12 vjeçar i fshatit Konjare e Poshtme, Petrovec. Simptomat e para te pacienti kanë filluar më 30 gusht me skuqje të vogël, fillimisht në fytyrë, ndërsa më pas edhe në gjoks dhe shpinë, temperaturë të lartë, sekrecione nga hunda, konjuktivit, kollë dhe të vjella, njoftuan pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).  “Më 2 shtator, fëmija është kontrolluar nga ana e mjekut amë dhe për shkak të dyshimeve për lijë, është udhëzuar në KU për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, nga ku është është…

Lexo më shumë

Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të kontrollojnë në terren nëse tregtarët e respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhit më të lartë tregtar apo fitues për pajisjet shkollore në 5 për qind për shitje me shumicë dhe 10 për qind për me pakicë. Vendimi vlen për çantat e shpinës dhe dorës, fletore, blloqe, kolazhe, mjete shkrimi (lapsa dhe stilolapsa), ngjyra prej druri, plastelinë, brumë modelimi, markera, ngjyra të yndyrshme, temperë, akrilik, ngjyra uji, furça, vizore, materiale didaktike, mprehëse, gomë, gërshërë, aksesorë shkollorë, ngjitës, kompas, kalkulator…,etj. “Tregtarët të cilët janë të përfshirë me Vendimin e Qeverisë për…

Lexo më shumë

Anti-korrupsioni ka dorëzuar nismë në Prokurorinë Publike për ndjekje penale për ish drejtoreshën e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Llukarevska. Nisma ka të bëjë me veprën penale “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”. “Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur rast pas kallëzimit për shkelje të dispozitave ligjore në procesin zgjedhor në DAP, duke marrë vendime për sistemimin e punonjësve dhe duke lidhur kontrata të reja pune për 978 punonjës në Drejtorinë e të ardhurave publike”, thonë nga KSHPK. Tre ditë më parë, drejtoresha e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova raportoi për punësimin e paligjshëm…

Lexo më shumë

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, është i ftuari i parë i ministrit të Jashtëm, Timco Mucunski. Fidan nga Shkupi i bëri thirrje Qeverisë së re në vend që të ndihmojë në luftën kundër, siç thotë ai, organizatës terroriste FETO, e cila qëndron pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në Turqi nga viti 2015. Ministri turk tha se do të mbështesë krijimin e Këshillit të Lartë Strategjik për bashkëpunim ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë, si dhe rritjen e tregtisë në mbi dy miliardë dollarë. “Njëkohësisht, me qeverinë e re, besojmë se do të ketë një qasje më të ndjeshme…

Lexo më shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme (e mërkurë) ka qenë në vizitë në Podujevë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë. Ai me këtë rast ishte brenda klasave teksa u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të jetë i gabuar. Kurti më pas u kërkoi falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës për atë që bëri, duke u shprehur se tani është i gëzuar që nuk ishte nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrte notë kaluese. E për këtë pati reagime…

Lexo më shumë