Author: shqiperia
Kostadinovski – Drexler: Gjermania vazhdon bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese përmes projekteve
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjyqtarja Tatjana Vasic-Bosadzieva zhvilluan takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Drexler. Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritanishëm me ambasadën gjermane, përmes projekteve që promovojnë avancimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit. Kostadinovski njoftoi se do të angazhohet për paraqitjen e padisë kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një nga prioritetet në mandatin e tij, ndërsa ambasadoren Drexler e falënderoi për mbështetjen dhe aktivitetet që në periudhën e kaluar promovuan nevojën për prezanton instrumentin…
MPB njofton se në SPB Shkup është paraqitur kallëzim penal kundër një të mitur 14-vjeçar për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, të dënueshme nga neni 288 i Kodit Penal. Konkretisht, i raportuari së bashku me dy fëmijë të tjerë të cilët nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç dhe nuk janë subjekt i përgjegjësisë penale, më datë 03.09.2024 rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Rasadnik, në territorin e komunës së Kisella Vodës në Shkup, hodhën mjete piroteknike që paraprakisht e kishin ndezur me çakmak, pas së cilës bari i thatë u ndez dhe shpërtheu një zjarr që ka përfshirë…
SPB Tetovë njofton se dje (05.09.2024), në ora 15:15, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin L.M. (23) nga Tetova pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuana. “Më pas, efektivët e policisë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, ku u gjetën tre qese me gjithsej rreth 150 gramë marijuanë dhe një peshore dixhitale”. “L.M. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB Tetovë. Bastisje në Tetovë, ndalohet një 23-vjeçar për posedim të…
Gjatë ditës së djeshme në hapësirë të hapur kanë ndodhur gjithsej 34 zjarre, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër janë shuar, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Lidhur me zjarrin në territorin e Prilepit, QMK-ja sqaron se janë aktive degët drejt fshatrave Krushevicë, Çumovë dhe Selcë dhe në vendin e quajtur “Çulë” në malin Seleçkë. Në këto vende digjet bimësia me kërcell të ulët, bari i thatë dhe pylli me pisha. Zjarri është aktiv edhe në zonën e komunës së Çashkës, në rajonin e fshatit Oraov Dol. Në…
Gjendet i vdekur një 68-vjeçar në Tetovë
Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Urgjenca Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. “Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. Gjendet i vdekur një 68-vjeçar në Tetovë appeared…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “sulm seksual dhe dhunim”. “Më 5 shtator, 31-vjeçari ka sulmuar një grua në Kisella Vodë dhe në kundërshtim me vullnetin e saj, ka tentuar qëllimisht të kryejë akte seksuale ndaj saj. Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj dhe pasi ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Boris Trajkovski” afër komunës Kisella Boda, i dyshuari e ka kapur me të dyja duart dhe ka tentuar ta tërheqë zvarrë…
VLEN: Kemi ndarë 100 milionë për komunat, do të përmirësohet infrastruktura në zonat shqiptare
BDI vazhdon të zhytet në gënjeshtra dhe manipulime të përditshme, koalicioni VLEN, brenda Qeverisë, merr përgjegjësinë për të sjellë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në vend, thuhet në kumtesën e sotme të koalicionit VLEN. “Pas investimit historik prej 34.5 milionë eurosh për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, tani është shpallur thirrja publike prej 100 milionë eurove, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme do të fokusohet në investime për përmirësimin e infrastrukturës në zonat shqiptare. Sundimi 22 vjeçar i BDI-së ka lënë pas vetes shkatërrim, ndërsa problemet që ende pengojnë qytetarët të zhvillojnë një jetë normale janë…
Angazhimi në punë është mënyra më e mirë për të risocializuar të burgosurit, konsideron u.d drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Në intervistën për AIM ai tha se do të mundohet që ligjërisht të intervenojë në pjesën e angazhimit në punë të të burgosurve me qëllim që kjo të shfrytëzohet më shpesh. “Kam vërejtje për ligjin e fundit të bërë tani në prill. Planifikoj që në periudhën në vazhdim të kërkoj ndryshime në pika të caktuara. Vërejta është ajo se te ne, nëse themi se kemi 2,400 të burgosur, mendoj se rreth 100 janë vetëm të angazhuar…
Granit Xhaka u ndëshkua në ndeshjen e mbrëmshme të Zvicrës me Danimarkën. Jo vetëm që dënua me laramani kartonësh, po ekipi i Xhakës pësoi humbje nga Danimarka në ndeshjen e parë të grupit A në Ligën e Kampionëve, raporton Klankosova.tv. Për këtë, Xhaka i ka kërkuar falje ekipit të tij. Po ashtu ai është shprehur se e lëndojnë humbjet e tilla. “Humbje të tilla të lëndojnë, i mbaj duart lartë dhe iu kërkoj falje skuadrës”, ka shkruar futbollisti kosovar në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) Xhaka i kërkon falje skuadrës:…
Qeveria e RMV-së ka shpallur thirrje publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për projekte kapitale infrastrukturore. Nga Qeveria thonë se ky është historikisht cikli më i lartë i investimeve që pushteti qendror bën për të mbështetur pushtetet vendore. Siç thonë prej atje, me këto para do të realizohen kopshte të reja, shkolla, rrugë, kanalizime atmosferike dhe fekale, salla sportive, rrjete ujësjellësi dhe projekte të tjera. “Në një situatë ku shohim dhe gjejmë institucione të rrënuara, të debituara, të grabitura dhe arkat e shtetit të keqmenaxhuara, Qeveria tashmë i afrohet me një plan dhe koncept të qartë zhvillimi dhe…






