Author: shqiperia
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, Fatmir Limani thotë se punësimi i kuadrit profesional në kopshtin “8 Marsi” në Strugë është pamundësuar për shkak të mosemërimit të drejtorit nga ana e kryetarit të komunës, Ramiz Merko, sepse me vetë atë që nuk ka autorizuar persona në institucionin publik përkatësisht drejtor, nuk ka mundësi për punësim të kuadrit sipas asnjë baze. Nga Ministria informojnë se është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese dhe se nga 30 korriku i këtij viti nuk ka emëruar ushtrues detyre apo drejtor. “Me qëllim të informimit të saktë të opinionit për gjendjen me IPKKF “8…
Ndërmarrja për qarkullim publik – Shkup njofton se me rastin e festës kombëtare “8 Shtatori” – Ditës së pavarësisë, të shtunën dhe të hënën, autobusat do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur do të punojnë me kujdestari biletaritë dhe qendrat e personalizimit në Qendrëtransportuese, Gjorçe Petrov dhe Tregu i gjelbër “Teleferiku do të funksionojë normalisht gjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën, me orar pune nga ora 10:00 deri në 20:00. Nga ora 19:00 deri në 19:30 është udhëtimi i fundit nga poshtë lart, ndërsa në orën 19:45 është udhëtimi i fundit…
I vetëdijshëm për rëndësinë e një shteti të pavarur, duhet të them se nuk ka moment më të rëndësishëm në historinë e një vendi sesa pavarësia e tij. Prandaj, sa herë që vjen 8 htatori, kthehet edhe emocioni i kënaqësisë dhe krenarisë që ditëlindjen e këtij shteti e shënojmë në paqe, në bashkëjetesë mes popujve të ndryshëm që jetojnë në këtë shtet, në marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe në shtigje të sigurta të perspektivës më të mirë zhvillimore e euroatlantike. Këtë e theksoi sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në pritjen që ka organizuar në Shtëpinë ligjvënëse me rastin e…
Ditën e gjashtë, zjarri në Mariovë nuk tregon shenja të shuarjes, ndërsa linja e zjarrit prej mbi 30 kilometra, nuk ka ulje. Mbi 200 profesionistë janë nisur drejt stuhisë së zjarrit të mos hyjë në vendet dhe objektet e populluara. Nga shtabi i krizave të Prilepit bindin se momentet e djeshme të krizës rreth fshatit Krushevicë dhe te manastiri “Shën Nikollë” në Prilep janë tejkaluar, por ka mbrojtje edhe rreth “Shën Dimitrisë”, në Sellcë dhe Dren-Smolani. Irena Sterjoska Lokvenec, kryeshefe e shtabit të krizës së Prilepit, informoi se mbrojtja nga zjarri më së shumti është koncentruar rreth Krushevicës, drejt fshatit…
Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski sot në Ramstein të Gjermanisë mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, të cilin e udhëhoqi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ku për herët të parë mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Takimi i sotëm, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, i cili u mbajt në tre seanca, u hap nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe Presidenti i Ukrainës, Zelensky. Në takim u konfirmua se duhet të respektohen…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi konsideron se interpretimi objektiv i ligjit për Gjuhët nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk do të sjellë asnjë problem. Gashi për “Lajm” thekson se përdorimi gjuhës shqipes në RMV nuk është në nivelin e duhur, sipas tij, beteja politike e partive shqiptare duhet të zhvillohet në drejtim të barazimit të gjuhës shqipe me maqedonishten, ashtu siç ishte edhe ideja e Marrëveshjes së Ohrit, që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare. “unë besoj thellë se një lexim i drejtë i gjykatës kushtetuese do ta avanconte përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të gjuhës zyrtare, për shkak…
Çfarë i ndodh organizmit kur nuk pini ujë?
Uji është tejet i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Nëse jeni vazhdimisht të hidratuar, nivelet e glukozës në gjak do të jenë të ulëta dhe në këtë mënyrë do të menaxhoni më mirë insulinën. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për diabetikët. Disa studime sugjerojnë se hidratimi i duhur ju ndihmon të shmangni diabetin e tipit 2. Informacionet bazë për glukozën në gjak Glukoza është një nga sheqernat që trupi përdor për energji. Kur ju konsumoni karbohidrate, trupi juaj i kthen ato në glukozë. Të dhënat tregojnë se, ushqimet që përthithen më lehtë dhe më shpejtë siç janë sheqernat e rafinuara dhe…
Zv. kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes UNICEF-it Shkup dhe Grupacionit Nelt, nismë kjo që ka për qëllim mësimin e aftësive të gjelbra nxënësve të shkollave profesionale në vend. Mexhiti tha se ministria që ai drejton, mbështet dhe angazhohet plotësisht për edukimin mjedisor dhe veprimin klimatik, përmes të cilit nxënësit do ti forcojnë kapacitetet e tyre për të mësuar, vepruar dhe udhëhequr në të ardhmen, në mënyrë që të sigurojnë një shoqëri më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike. ‘Sot, kur bota…
Ministria e Transportit shpalli thirrjen publike për mbështetje financiare për destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostol Pavle në Ohër për periudhën nga viti 2025-2027. Në kuadër të programit trivjeçar për këtë qëllim janë parashikuar mjete në vlerë prej 360 milion denarë. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje në procedurë është 7 tetori deri në orën 10:00, në arkivin e Ministrisë. “Thirrja publike është hapur dhe në të mund të paraqiten të gjitha kompanitë ajrore të interesuara të cilat i plotësojnë kriteret në vijim – të posedojnë vërtetim për plotësimin e kushteve të sigurisë…
Më datë 08.09.2024 në periudhën nga ora 09 deri në ora 16:30 minuta nga fshatin Leunovë të Mavrovës do të mbahet një garë tradicionale çiklizmi me rastin e 8-shtatorit, ku do të marrin pjesë disa kategori konkurrentësh. Në atë kohë, trafiku do të ndalohet plotësisht në këtë rrugë dhe përveç redaktorëve të organizatorit, për sigurinë e pjesëmarrësve dhe shikuesve do të kujdesen më shumë zyrtarë policorë dhe automjete të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, të cilët do të angazhohen për këtë qëllim. SPB-Tetovë bën thirrje pjesëmarrësve të garës për t’iu përmbajtur shenjave dhe pajisjeve të tjera të vendosura nga…





