Author: shqiperia
Pjesa e dytë nis me gol për Rumaninë
Rumania e ka dyfishuar epërsinë në “Fadil Vokrri”. Pas një ndërhyrje të Valon Berishës në Dennis Man, Rumania e ka gjetur edhe golin e dytë. Marin shënoi nga pika e bardhë në minutën e 50-të për 2-0. Pjesa e dytë nis me gol për Rumaninë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pas rastit të fruthit te një fëmijë 12-vjeçar nga Konjare të Poshtme në Komunën e Petrovecit, shërbimet epidemiologjike dhe Instituti i Shëndetit Publik do të reagojnë duke kërkuar persona të pavaksinuar, me fushata dhe dalje në terren, si dhe në shkollat e atij territori, paralajmëroi prof. dr. Keti Stavriq, imunologe dhe anëtare e Komisionit për imunizim. Në një paraqitje në TV Sitel, Stavriq tha sonte se kjo do të bëhet me qëllim që të bëhet vaksinimi i drejtpërdrejtë dhe të vaksinohen të gjithë fëmijët që nuk janë vaksinuar, por edhe të ftohen urgjentisht fëmijët e vegjël që nuk janë vaksinuar.…
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Rumanisë, me takimin që po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve. Rumania po avanson 1-0 pas 45 minutëshit të parë në “Fadil Vokrri”. Golin për rumunët e shënoi Dennis Man në minutën e 40-të. Kosova nuk pati asnjë rast tjetër gjatë kësaj pjese, derisa Rumania e goditi edhe një shtyllë pas golit të shënuar. Përfundon pjesa e parë, Rumania në epërsi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ka ndryshuar rezultati në ndeshjen Kosovë – Rumani. Mysafirët kanë dalë në epërsi me anë të Dennis Man në minutën e 40-të. Rezultati momental, 0-1. Rumania kalon në epërsi, shënon Dennis Man / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori sot letrat kredenciale të kreut të sapoemëruar të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorit Mikalis Rokas. Në fjalën e saj përshëndetëse në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja tha se edhe pas më shumë se tre dekadash të pavarësisë sonë, aspirata për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë një nxitës i rëndësishëm shoqëror dhe faktor i rëndësishëm kohezioni për shumicën dërrmuese të qytetarëve të Maqedonisë, informojnë nga Kabinetin i saj. Sipas saj, aderimi drejt Bashkimit Evropian është angazhimi ynë i vendosur strategjik dhe qëllimi i gjeneratës, për të cilin kanë punuar shumë…
Ndeshja Kosovë – Rumani ka nisur. Mirëpo, para nisjes së saj, tifozëria e Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një koreografi. “Kujdes, kjo është Kosova”, thuhet në koreografi. “Kujdes, kjo është Kosova” – Koreografia nga “Dardanët” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Policia ka kryer një bastisje në Batincë të Shkupit, në kuadër të hetimeve të një rasti në një kompani ndërtimore në Shkup, që dyshohet se ka lidhje me një mashtrim milionash. SPB – Shkup njoftoi se është kryer bastisje në një shtëpi private dhe në objekte të tjera dhe se kundër një personi në Shkup është iniciuar procedurë. Siç thonë ata, dyshohet për një krim të kryer dhe fitimin me dobi pasurore të kundërligjshme prej mbi një milion euro. “Më datë 05.09.2024, nga zyrtarët policorë të Njësisë kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik në SPB – Shkup në koordinim me punonjësit…
Nis ndeshja Kosovë-Rumani
Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë. Ajo po luan në stadiumin “Fad Vokrri”, në Prishtinë. Loja po luhet në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kosova, të hënën do të përballet edhe me Qipron, ku më pas do të mbyllet cikli i ndeshjeve për muajin shtator. “Kujdes, kjo është Kosova” – Koreografia nga “Dardanët” Nis ndeshja Kosovë-Rumani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Teatri i Tetovës “mbijeton” me buxhet të vogël, teksa më 14 shtator nis Festivalin e Teatrit
Buxheti i Teatrit të Tetovës ka rënë deri në atë nivel mjetesh me të cilat dikur mund të realizohej vetëm një shfaqje, ndërsa për Festivalin e Teatrit janë ndarë vetëm 600 mijë denarë, aq sa ka humbur edhe interesin e teatrove të mëdha kombëtare që të marrin pjesë me shfaqje reviale, ankohet drejtori i Teatrit të Tetovës Abdulla Osmani. Më 14 shtator Teatri i Tetovës organizon Festivalin Ndërkombëtar të Tetarit, i cili nis me premierën “Dredhitë e Patokut”, vepër e Gjergj Fishtës. Regjisori Kushtrim Bekteshi tregoi se vepra kishte humbur për vite të tëra, andaj edhe ka vendosur ta sjellë…
Njëzet e pesë raste të reja të kollës së mirë janë evidentuar prej 30 gushtit deri më 5 shtator, me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve në shtet u rrit në 1.074, ceket në raportin më të ri të Institutit për shëndet publik (ISHP), i publikuar sot pasdite. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë paraqitur janë në Shkup – 14, ndërsa pesë të sëmurë janë nga Tetova, tre nga Kratova, dy nga Kumanova dhe një nga Kriva Pallanka. Mosha e të sëmurëve lëvizë prej një muaj deri në 60 vjeç. Numri më i madh i rasteve…









