Author: shqiperia
Kosova pësoi mbrëmë humbje turpëruese në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:3 ndaj Rumanisë, që ishte rivali kryesor për avancimin tutje. Trajneri i Rumanisë Mircea Lucescu, ka treguar si i motivoi lojtarët dhe se çfarë iu tha për ta marrë këtë fitore. “E dinim që po përballeshim me një skuadër shumë të fortë. Të gjithë lojtarët e tyre luajnë në top pesë ligat evropiane. Nuk e dinim saktësisht se qysh si skuadër do t’i menaxhonim kualitetet e tyre teknike. Prandaj u përgatitëm në mënyrë shumë serioze”. “Punuam shumë në mënyrën taktike dhe e kontrolluam lojën. Ka shumë punë aty, kam një…
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se në vendin tonë gjatë ditës së djeshme ka pasur 19 zjarre në hapësirë të hapur. Siç bëjnë të ditur, 7 zjarre ende janë aktive, 3 janë nën kontroll, ndërsa 9 zjarre janë shuar. QMK: Shtatë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
MBPEU: Është marrë një automjet me drunj, i drejtuar nga një person i punësuar në Policinë pyjore
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) informon se dje në Talasmanc të Kratovës, nga ana e Policisë pyjore është ndaluar një automjet i cili transportonte drunj në sasi prej 8,70 м3, i drejtuar nga një person i punësuar në Policinë pyjore për të cilin pas kontrollit të kryer është konfirmuar se është me pajisje joadekuate dhe është marrë. Ngjarja, siç informojnë nga MBPEU, është regjistruar dje në orën 15:00 në vendin Dupka të fshatit Talasmanc të Kratovës. “Gjatë kontrollit është konstatuar se personi J.M. i cili drejtonte automjetin është i punësuar në Policinë Pyjore të Kriva Pallankës…
Thirrje për subvencione për linja të reja ajrore me model të ndryshuar për më shumë udhëtarë
Është publikuar thirrje e re për mbështetje financiare për vendosje të destinacioneve të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostull Pali në Ohër për periudhën 2025-2027, me të cilën subvencionet do të ndahen për destinacione, ndërsa jo si deri më tani për kompanitë ajrore. Mbështetja financiare do të ndahet në bazë të kritereve për rangimin e destinacioneve të reja sipas kësaj radhe: periudha e operimit të destinacionit, numri i fluturimeve javore, atraktiviteti i aeroportit drejt të cilit operon, si dhe numri i ulëseve të ofruara në shitje. Shteti do të paguajë nëntë euro në kundër vlerë denari për…
Dhuna është e pranishme te të rinjtë në vend. 18% e të rinjve kanë përjetuar dhe/ose qenë dëshmitarë të dhunës, ndërkohë që këto shifra janë shumë më të larta te të rinjtë në shkollat fillore dhe të mesme. Dhuna verbale është kryesisht e pranishme te të rinjtë, e ndjekur nga dhuna fizike. Vajzat e reja më së shumti përjetojnë dhunë verbale, psikologjike dhe sociale, ndërsa djemtë e rinj janë kryesisht viktima apo dëshmitarë të dhunës fizike. Vajzat e reja përjetojnë ngacmime seksuale më shpesh sesa djemtë e rinj. Këto mes tjerash janë gjetjet e hulumtimit: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të…
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova humbi nga Rumania me rezultat 0-3. Ai thotë se ekipi ynë kishte një mbrëmje të vështirë, dhe se është radha t’i ngrisim lojtarët në këmbë me mbështetjen tonë, shkruan Reporteri.net. Postimi i tij: Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në…
Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, në kazermën “Ilinden” në Shkup sonte në orën 19 do të ketë të shtëna artilerike nderi me gjuajtjen e 10 togave nga pajisjet artilerike nga përbërja e batalionit artilerik të Armatës. Siç informojnë nga Shtatmadhoria e Armatës, paraprakisht, në orët e pasdites në periudhën pas orës 18 do të bëhen të shtëna artilerike provë me një tog nga pajisjet artilerike. Të shtëna artilerike për nder të Ditës së Pavarësisë appeared first on Telegrafi.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 40 minuta deri në 1 orë, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston…
Kombëtarja e Shqipërisë sonte nis aventuren e saj në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25. Përballë të kuqezinjëve do të jetë kombëtarja e Ukrainës. Ndeshja zhvillohet në fushë neutrale, në stadiumi ”epet ARENA” në Pragë, më fillim nga ora 20:45. Rivalët e tjerë të Shqipërisë në Ligën B në Grupin 1, përveç Ukrainës janë edhe Çekia dhe Gjeorgjia. Sot dita e Shqipërisë, kuqezinjtë nisin aventurën në Ligën e Kombëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kombëtarja e Shqipërisë sonte nis aventuren e saj në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25. Përballë të kuqezinjëve do të jetë kombëtarja e Ukrainës. Ndeshja zhvillohet në fushë neutrale, në stadiumi ”epet ARENA” në Pragë, më fillim nga ora 20:45. Rivalët e tjerë të Shqipërisë në Ligën B në Grupin 1, përveç Ukrainës janë edhe Çekia dhe Gjeorgjia. Sot dita e Shqipërisë, kuqezinjtë nisin aventurën në Ligën e Kombëve kundër Ukrainës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.








