Author: shqiperia

Lista anketuese e Venko Filipçes tregon se prona e tij është zmadhuar për 150 000 euro në periudhë prej 2.5 vjetëve, akuzoi zëdhënësja dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva. Siç pohon ajo, përllogaritjet nga lista e fundit anketuese e Venko Filipçes e parashtruar më 28 qershor të vitit 2024 deri te Komisioni për parandalimin e korrupsionit si deputet, tregon se ai posedon pronë në vlerë prej 850 mijë eurove. Miteva i bëri thirrje antikorrupsionit por edhe prokurorisë që seriozisht të punojë në listën anketuese të Filipçes. “Mund ta kuptojmë se Venko Filipçe ka shitur pronën që e ka pasur kur…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti me ftes të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në shënimin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Në rrjetin social Facebook, Mexhiti shkruan se pas 33 viteve që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut shumë gjëra kanë ndryshuar. Mexhiti tutje shkruan se punojnë me përkushtim që RMV-ja të bëhet pjesë e familjes europiane. “Me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pata nderin të marr pjesë në shënimin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Ky 33-vjetor i pavarësisë na rikthen në kohën kur…

Lexo më shumë

Deputetet e komisionit ligjvënës juridik me 9 vota pro dhe 2 kundër votuan se ligji për lojrat e fatit është i papranueshem dhe nuk duhet të shkoj në procedurë të mëtutjeshme. Një ndër propozuesit e këtij ligji është edhe Ilire Dauti e cila deklaroj se me këtë veprimtari do të mund të merren vetem afaristët të cilët vendin për organizmin e lojrave të fatit ta caktojnë vetëm në hotele me 5 yje. “Me këtë veprimtari do të mund të meren të gjithë ato afaristë por të cilen do të duhet vendin për organizimin e lojrave të fatit ta caktoj apo…

Lexo më shumë

Nga fundi i vitit 2026 qytetarët do të mund të udhëtojnë në autostradën e re Kërçovë – Ohër, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski. Në një intervistë për të përjavshmen Fokus, ai theksoi se ka probleme të shumta për ndërtimin e autostradës, sepse bëhet fjalë për tokë që nuk përputhet me standardet klasike gjeologjike për ndërtimin e autostradës, por siç thotë ai, ai nuk do ta lodhë publikun me problemet me të cilat përballet Ministria. “Ka shumë probleme, por unë thashë që nuk do ta lodh publikun me probleme, sepse publiku është i lodhur nga justifikimet, por ajo…

Lexo më shumë

Asnjë fëmijë-nxënës nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara duhet të pranohen në shkolla, tha më herët Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Ajo kishte theksuar se ishte rritur ndjeshëm numri i asistentëve për këtë vit dhe se do të angazhoheshin më shumë nëse do të kishte kërkesa nga prindërit.  – Fëmijët me aftësi ndryshe  kanë dhe do të kenë asistentë. Deri më tani janë siguruar 815 asistentë, për 200 asistentë të tjerë pritëm  ribalancin e buxhetit, për t`i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kreu  detyrën e saj ndërsa konkurset për  asistentë  janë përgjegjësi e shkollave me qendra burimore dhe detyra e tyre…

Lexo më shumë

Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë kryesojnë listën e borxheve të shkollave në këtë komunë. E para ka një borxh prej 500 mijë eurosh, ndërsa e dyta ka 80 mijë euro borxh, duke e nisur kështu vitin e ri shkollor me probleme financiare. Përveç vështirësive me transportin, situata financiare e këtyre dy shkollave lë shumë për të dëshiruar, duke ngritur pikëpyetje se si do të përballen me procesin arsimor gjatë vitit të ri dhe nëse borxhet do të rriten për shkak të detyrimeve të reja të institucioneve edukativo-arsimore. Nazmi Dauti, përgjegjësi i sektorit të arsimit…

Lexo më shumë

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në javën e fundit janë raportuar 25 raste të reja me kollë të keqe. Këto shifra janë  për 47,1 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shkupi i prin listës së qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve. Mosha e pacientëve varion nga 1 muaj deri në 60 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën 1 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 18 persona janë të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 6 janë të vaksinuar plotësisht dhe një…

Lexo më shumë

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, duke folur për situatën në Këshillin Gjyqësor thekson se ai duhet të jetë organ i pavarur i cili në vendime do të udhëhiqet nga përgjegjësia disiplinore individuale e anëtarëve të Këshillit. “Duhen reforma si akte, veprimtari specifike, por edhe si ndryshim i mënyrës së vëzhgimit dhe perceptimit. Këshillin Gjyqësor e shohim si një organ tërësisht të pavarur, vendimet e të cilit udhëhiqen pikërisht nga përgjegjësia individuale disiplinore e anëtarëve të Këshillit. Ne i bëjmë thirrje profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre ndaj paradigmave ligjore dhe kjo reformë është në këtë drejtim. Prandaj, ne po iniciojmë arritjen…

Lexo më shumë

Qeveria bëri të ditur se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zgjidhur problemin me ngecjen e lëshimit të pasaportave dhe dokumenteve të tjera personale. Nëse kohë më parë u është dashur të presin disa muaj, sot, pohon Qeveria, janë nxjerrë brenda afatit ligjor prej 15 ditësh. “Problemi i trashëguar nga qeveria e kaluar u zgjidh në vetëm 4 muaj. Riorganizimi që u bë dhe ripajisja e personelit kontribuoi në arritjen e numrit të pasaportave dhe dokumenteve personale që tani lëshohen brenda periudhës së rregullt. Nuk ka më turma dhe shtytje para sporteleve. Deri më tani janë dhënë 750 mijë…

Lexo më shumë

Sulmuesi Edon Zhegrova, ka reaguar sot pas humbjes së Kosovës mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Zhegrova ka thënë se do të rikthen më të fortë, ndërsa ka falënderuar tifozët për përkrahjen. “Do të kthehemi më të fortë. Faleminderit gjithë juve që në përkrahni”, thuhet në postimin e Zhegrovës.   Edon Zhegrova reagon pas humbjes nga Rumania: Do të kthehemi më të fortë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë