Author: shqiperia

Ka nisur ndeshja Ukrainë- Shqipëri. Për shkak të invazionit rus në Ukrainë, ndeshja mes kuqezinjve dhe ukrainasve po luhet në Çeki. Sylvinho në portë e ka vendosur Thomas Strakoshën ndërsa vija e mbrojtjes përbëhet nga Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Elseid Hysaj. Në repartin e mesfushës nga minuta e parë startojnë dyshja Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani ndërsa Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi do të përkrahin Rey Manajn i cili luan i vetëm në sulm. Formacionet zyrtare: Ukrainë: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Konpolia, Sudakov, Shaparenko, Mykolenko, Tsygankov, Yaremchuk.   Nis përballja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë…

Lexo më shumë

Sezoni turistik në Ohër vazhdon edhe në ditët e shtatorit, falë motit të mirë dhe temperaturave të larta. Vizitorët më të shumtë janë nga Holanda dhe Polonia si dhe nga vendet fqinje. Sipas statistikave nga janari deri në qershor vërehët rritje e numrit të turistëve për 11.1 përqind, ndërsa vërehet edhe rritje e numrit të bujtjeve për 9,9 përqind. Punonjësit turistik nuk janë të kënaqur nga fitimet përkundër numrit të lartë të turistëve. “Këtë vit kemi sezonë turistik më të dobët se vitin e kaluar. Në Ohër kishte lëvizje, qyteti ishte plot dhe ishte përshtypja se sezona ishte e mirë…

Lexo më shumë

Dyshimet për veprime jo ligjore në Lotarinë Shtetërore, një prej institucioneve që është nën hetim për keqpërdorime të shumta financiare pritet së shpejti të shtrohen në kallëzime konkrete penale. Prokuroria Publike tha për Alsat se organet kompetente vazhdojnë të kryejnë kontrolle për të gjitha akuzat publike që kanë të bëjnë me keqpërdorime të mundshme në këtë institucion shtetëror. “Lidhur me pretendimet lidhur me rastin e Lotarisë shtetërore, po bëhen hapa në procedurë para hetimore”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup. Pasi Përparim Bajrami mori postin e drejtorin në Lotarinë e shtetit, duke zëvendësuar Aleksandar Klimoskin, hetuesit çdo ditë kontrollojnë vendimet…

Lexo më shumë

Në prag të shënimit të ditës së pavarësisë 8 shtatori, në Kuvendin e RMV-së u ndanë çmimet shtetërore “8 Shtatori” për mirënjohjen më të lartë për veprën jetësore dhe mirënjohjen për sportistët, trajnerët dhe punonjësit e sportit për aritjet në fushën e sportit për vitin 2024. Fituesi i sivjetshëm i çmimit për arritje jetësore është Borçe Kostovski për kontribut në zhvillimin e sportit. Çmim për arritje në fushën e sportit iu nda edhe Ramadan Shabanit, Zoran Boshkovskit, Dimitar Jovanovit dhe Mirko Dimçevskit. “Asgjë nuk është e paarritshme për atë që ka guxim, ka thënë Aleksandri i Madh, personazhi im i…

Lexo më shumë

Dje pasdite në Kuvend u dorëzua propozimi për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, i cili duhet të mundësojë emërimin e kryetarëve të komunave në rast se dikush emërohet në pozitë tjetër dhe me këtë të shmanget mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në komunat që kanë mbetur pa kryetar komune. Propozimi është nënshkruar nga koordinatorët e shumicës, Nikolla Micevski i OBRM-PDUKM-së, Halil Snopçe nga koalicioni VLEN dhe Boban Karapejovski nga ZNAM. Është paraparë që propozimi të kalojë në procedurë të shkurtuar, ndërsa në sqarimin thuhet: Pas zgjedhjeve parlamentare një pjesë e komunave mbetën pa kryetarë për shkak se disa prej…

Lexo më shumë

Fundjavë me fluks të madh turistësh në pikën kufitare me Greqinë. Një pjesë e mirë e bashkëqytetarëve do të festojnë 8 Shtatorin, Ditën e Pavarisisë, te fqiu ynë jugor. Fakti që kjo festë qëlloi ditë e diel ndërsa e hëna është ditë jopune,qytetarët po shfrytëzojnë këtë ukined të zgjatur për të kaluar edhe disa ditë në plazhet greke. Lidhja Automoto e Maqedonisë njoftoi se gjatë orëve të paraditës, në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti ka qenë deri në 1 orë, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka patur…

Lexo më shumë

Deri më tani janë konstatuar 26 raste të praktikave të padrejta tregtare në kontratat ndërmjet prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve për shkak të përqindjeve të mëdha të zbritjeve deri në 40 për qind, të cilat ndikojnë në çmimin final të produktit dhe për të paguajnë qytetarët, deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Ligji i ri për praktikat e padrejta tregtare, sipas një direktive evropiane dhe, i pari që do të zbatohet në vendet e Evropës Juglindore, duhet të hyjë në fuqi më 28 të këtij muaji. Ministria e Ekonomisë dhe Punës e sqaron ligjin mes biznesmenëve. Në pritje të…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka folur për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Ai ka deklaruar se sikurse me autostradën në Bllacë, është zgjedhur traseja më e vështirë për të rritur çmimin. I pyetur se pse Qeveria vendosi të ndalojë procesin për këtë projekt, ministri thotë se elementi i parë dhe kyç është kostoja e parashikuar, e cila, shton ai, shkon në 24 milionë euro për kilometër. “Sa për ilustrim, kostoja e një hekurudhe të shpejtë kudo në Evropë me 200 kilometra në orë është 4 deri në 10 milionë euro, në varësi të terrenit. Këtu, për një…

Lexo më shumë

Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve Aleksandar Pandov e vlerëson situatën në burgjet në të gjithë shtetin si shqetësuese. Në intervistën e AIM-s, ai zbuloi se mungojnë rreth 300 deri në 400 persona në të gjithë sistemin e burgjeve. Ai shpreson në aprovimin e vendeve të reja të punës dhe paralajmëron më shumë reforma, si infrastrukturore ashtu edhe sistemore. Paralajmëron përmirësimin e mundësive të probacionit dhe arsimimit në sistemin ndëshkues-përmirësues. – Kur e them këtë, do të thotë se para së gjithash dhe mbi të gjitha, policët e burgjeve, por edhe njerëzit në risocializim, në financa, në burimet njerëzore,…

Lexo më shumë

Legjenda rumune Adrian Mutu thotë se nuk sheh asgjë speciale te Kosova, ndërsa ka përgëzuar Rumaninë për lojën e zhvilluar në “Fadil Vokrri”. Rumania triumfoi bindshëm në Prishtinë me rezultat 0:3, ku Kosova bëri një paraqitje shumë të dobët në të gjitha aspektet. Mutu për mediumin rumun “Fanatik.ro” ka dhënë lëvdata të mëdha për shtetin e tij, ndërsa e uli poshtë Kosovën. “Nuk kemi çfarë të themi, flet rezultati. Më ka pëlqyer skuadra shumë, mënyra si luajtën. Nuk e di nëse Kosova s’ishte në ditën më të mirë, por kemi luajtur mençur, i kemi pritur”. “Kemi luajtur me kundërsulme dhe…

Lexo më shumë