Author: shqiperia
“Një duartrokitje të madhe për Jasir Asanin”, klubi korean feston golin e sulmuesit kuqezi
Paqja mes Jasir Asanit dhe klubit të Guangju në Korenë e Jugut përkthehet jo vetëm me riaktivizimin e rregullt të sulmuesit kuqezi me ekipin, por edhe me entuziazmin e këtij klubi për paraqitjet e tij edhe kur vesh fanellën kuqezi. Dhe paraqitja më e fundit e Asanit me Kombëtaren shqiptare nuk kishte si të kalonte pa u vënë në pah nga klubi korean, i cili i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale fitores së Shqipërisë me sulmuesin si protagonist kryesor. “Ju lutem, jepini një duartrokitje të madhe Jasir Asanit i cili e nisi ndeshjen ndaj Ukrainës, shënoi gol dhe…
Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar
Sot tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë ku 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra persona u lënduan. Nga 14 personat që humbën jetën si pasojë e zjarrit, 12 u shtruan në spital si të prekur nga Covid-19, ndërsa dy ishin familjarë të pacientëve. Gjykata Themelore e Tetovës tashmë e ka zhvilluar gjykimin në vitin 2022 dhe 2023 dhe me vendim të Gjykatës së Apelit, për disa nga të akuzuarit është dashur të fillojë përsëritja e gjykimit këtë vit. Pas zjarrit të 8 shtatorit 2021, filloi hetimi, i cili rezultoi me propozim aktakuzë në Gjykatën Themelore të Tetovës…
Bukuroshja Kader Kicaj ka folur hapur për ndarjen e saj nga partneri i saj i dikurshëm, Lumbardh Salihu. Dyshja, të cilët krijuan një lidhje romantike gjatë aventurës së tyre në Big Brother, i ndanë rrugët pak kohë më parë. Kicaj, tha se gjërat nuk funksionuan siç pritej. “Lidhja jonë kur kemi qenë brenda në Big ka qenë super, por jashtë kur kemi dalë s’ka qenë ashtu”, tha Kaderi. “Edhe Lumbardhi brenda ka qenë shumë ndryshe, e jashtë jam ballafaquar me krejt diçka tjetër”. “Unë s’dua të flas asgjë për të keq shumë sepse i keqi do të jetë gjithmonë me…
Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Referendumi u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e…
Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë ciklin e Nations League. Kuqezinjtë mposhtën në udhëtim Ukrainën me rezultat 1-2. Pas ndeshjes për media foli, trajneri Sylvinho. “Është fitore e merituar, është fitore që erdhi pas shumë kohe, kjo ishte ajo që na duhej. Kjo fitore ishte një çelës për vazhdimësinë e fitoreve në Nations League pasi kundërshtarët e tjerë janë poashtu shumë të vështirë, ishim mirë të përgatitur taktikisht dhe e bëmë një ndeshje mjaft të fortë“, tha ai. Sylvinho: Fitore e merituar, kemi kundërshtarë të vështirë në grup / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite do të ketë kushte për shfaqje të izoluar me reshje të rrëmbyeshme shiu me kohëzgjatje të shkurtër dhe shtrëngata të rralla. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 33 gradë. Në Shkup moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të…
Shqipëria u gjend në disavantazh me fillim të pjesës së dytë kur Konoplya realizoi për avantazhin e ukrainasve për 1-0 në minutën e 49’të të takimit. Ismajli u shfaq menjëherë pas pesë minutave për të barazuar shifrat në 1-1, teksa vetëm dy minuta më pas shpëtoi një gol të sigurt nga sulmi i ukrainasve. Per fitoren e kuqezinjëve u përkujdes Jasir Asani që realizoi gol të bukur pas asistimit të Rey Manaj në minutën e 66’të të takimit. Pas ndeshjes për media foli, Ismajli. “Ne Europin ishin zgjedhje të trajnerit, duhet pranuar zgjedhjet e tij. Ajo është e kaluara duhet…
Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Fillimisht kuqezinjtë e panë veten në disavantazh për shkak të golit që shënoi Yukhym Konoplia në minutën e 49-të për rezultatin 1-0. Sidoqoftë, kjo nuk e zmbrapsi Shqipërinë që deri në fund arriti të gjejë rrjetën në dy raste, fillimisht me anë të Ardian Ismajlit dhe më pas me anë të Jasir Asanit për të kompletuar përmbysjen. Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore ishte Ardian Ismajli i…
Shqipëria tregoi forcën në Pragë, kuqezinjtë mundën 1-2 Ukrainën në ndeshjen e parë të League B në Nations Nations. Një sukses me vlerë të madhe, e para fitore ndaj këtij rivali në histori. Në pjesën e parë nuk munguan rastet, me të dyja skuadrat që patën mundësitë respektive për të zhbllokuar ndeshjen. Ekipi i Rebrov dërgoi tifozërinë ukrainase në festë në minutën e 49-të, teksa Konoplay dërgoi sferën pas shpinës së portierit Strakosha. Të besuarit e Sylvinhos nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të përmbysin shifrat. Ismajli bëri bomberin në minutën e 54-të, ndërsa Asani në të 66-të kompletoi…
Shqipëria ka shënuar edhe golin e dytë përballë Ukrainës. Ishte Jasir Asani ai që shënoi një gol fantastik. Jasir Asani | Ukraine 1-2 Albania pic.twitter.com/j40n9GBpBj — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024 Përmbysje në Pragë, Shqipëria kalon në epërsi ndaj Ukrainës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.











