Author: shqiperia

Atëherë beteja ishte si do të ngrihemi në këmbë, sot beteja është si do të bëjmë hapa të mëdhenj përpara, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin në akademinë solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori nën sloganin “Së bashku luftojmë, së bashku do t’ia dalim”. Në Akademinë solemne në organizim të Qeverisë, Mickoski tha se kjo ditë na kujton udhëtimin tonë të gjatë drejt lirisë. “Sot jemi përballë një luftë të re, aq domethënëse sa krijimi i atdheut. Atëherë pati entuziazëm dhe energji të madhe dhe miratim të referendumit. Tridhjetë e tre vjet më vonë, shumë gjëra…

Lexo më shumë

Urim me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori dërgoi sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken. “Populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut ndajnë përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ne mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për promovimin e këtyre vlerave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe thellimin e lidhjeve ekonomike në rajon. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë aleatin tonë, Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane në vitet në vijim”, thuhet në urimin nga Blinkeni. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Blinkeni dërgon urim me rastin e 33-vjetorit të pavarësisë dhe zgjedhjes historike të…

Lexo më shumë

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45. Pas triumfit ndaj Ukrainës 2-1, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë. Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit…

Lexo më shumë

“Në ditën kur shënojmë 33-vjetorin e pavarësisë së Republikës së përbashkët të Maqedonisë së Veriut, Koalicioni VLEN i përcjell urime të gjithë qytetarëve. Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie”, thuhet në urimin e koalicionit VLEN për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut. Edhe pas 33 vitesh pavarësi dhe 23 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, për fat të keq, ende hapen çështje për përdorimin e gjuhës amtare të shqiptarëve, një arritje qytetëruese dhe përfitim demokratik që nuk duhet të vihet në pikëpyetje në shekullin XXI. Gjenerata jonë ka detyrim historik të përballet…

Lexo më shumë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ballafaqohet me Qipron. Kjo ndeshje luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, në kuadër të xhiros së dytë. Lojtarët e Kosovës para pak minutash janë nisur drejt Qipros, teksa FFK ka publikuar pamjet. Kujtojmë se në këtë duel nuk do të luajnë Zhegrova, Muric e Muslija, pasi janë përjashtuar nga grumbullimi, shkaku i thyerjes së rregullave disiplinore. “Dardanët” nisen për në Qipro pa Zhegrovën, Muricin e Muslijën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33 të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një status në faqen e tij në Facebook ku ka dërguar porosi politike në lidhje me aktualitetin politik në vend. “33 vjet më parë, shqiptarët i gëzoheshin ndarjes nga Jugosllavia dhe ngjallën shpresë për ndërtimin e një shteti të ri të barabartë për të gjithë. Por, kjo nuk ndodhi, shteti i ri i Maqedonisë vijoi avazin serb në Jugosllavi duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë. Kjo solli deri tek lufta e vitit 2001 dhe Marrëveshja paqësore e…

Lexo më shumë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se balancuesi mbetet në fuqi, por potencoi se nuk domethënë se nuk duhet të jetë mjet i diskutimit për heqje eventuale. Ai theksoi se ekzistojnë institucione me shumë të punësuar, ndërsa nga ana tjetër, vetëm 30 për qind e të punësuarve i përmbushin detyrat e tyre të punës. Në pyetjen lidhur me uljen e administratës, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Minçev u përgjigje se reformat në administratën publike duhet të jenë mjet i analizës gjithëpërfshirëse. “Reformat në administratën publike kanë filluar, ne hymë në një proces të debatit për disa ligje,…

Lexo më shumë

Arianet Muric është përjashtuar nga grumbullimi me Kosovësn, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Ai së bashku me Edon Zhegrovën dhe Florent Muslija janë përjashtuar për shkak se mbrëmë ishin kthyer në hotel në ora 2 të mesnatës. Ndërsa “Kanal10”, ka publikuar foton e parë të Arianet Muric, i cili shihet në diskotekë, në shoqërinë e femrave. FFK-ja ka njoftuar se për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Publikohet fotografia, Muric mbrëmë ishte në një klub nate / shkruan…

Lexo më shumë

Ish-reperi i njohur, Fero, ka kohë që është shkëputur nga muzika, për t’iu dedikuar fesë. Kohë pas kohe, ai bën postime të ndryshme, ku kërkon këshilla, rekomandime e edhe postime motivuese për besimin ndaj Zotit. Së fundmi, Fero ka bërë të ditur se për gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të jetë aktiv në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline. Sipas tij, ka ardhur koha për një ndryshim të madh, dhe se rikthimi i tij pas gjashtë muajsh do të jetë i paparashikuar dhe i paparamenduar. Fero paralajmëron ndryshimin e madh: Do të jetë i paparashikueshëm e i paparamendueshëm first…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dërgoi urim për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë, në të cilën thekson se obligimi më i madh mbetet ndërtimi i sistemit. ku mbretëron ligji dhe drejtësia. “Para 33 vjetëve, në referendumin e vitit 1991, shumica dërrmuese e qytetarëve votuan për një Republikë të pavarur, të lirë dhe demokratike të Maqedonisë. Rruga që filluam të gjithë së bashku ishte e gjatë dhe e vështirë, plot me sfida”, theksoi Toshkovski. Pas tre dekadave pavarësi të mbushur me sprova, dështime, por edhe momente krenarie. Ne dëshironim vendin tonë në të cilin…

Lexo më shumë