Close Menu
    What's Hot
    Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera

    05/05/2026
    Gjykata e Apelit vulos dënimin për gjinekologun nga Struga, duhet të vuajë dënimin prej 3 viteve burg

    Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      09/04/2026
      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera

      Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera

      05/05/2026
      Gjykata e Apelit vulos dënimin për gjinekologun nga Struga, duhet të vuajë dënimin prej 3 viteve burg

      Gjykata e Apelit vulos dënimin për gjinekologun nga Struga, duhet të vuajë dënimin prej 3 viteve burg

      05/05/2026
      Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së

      Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së

      05/05/2026
      VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve
    Maqedonia

    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve

    07/09/20243 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve

    Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë kryesojnë listën e borxheve të shkollave në këtë komunë. E para ka një borxh prej 500 mijë eurosh, ndërsa e dyta ka 80 mijë euro borxh, duke e nisur kështu vitin e ri shkollor me probleme financiare. Përveç vështirësive me transportin, situata financiare e këtyre dy shkollave lë shumë për të dëshiruar, duke ngritur pikëpyetje se si do të përballen me procesin arsimor gjatë vitit të ri dhe nëse borxhet do të rriten për shkak të detyrimeve të reja të institucioneve edukativo-arsimore.

    Nazmi Dauti, përgjegjësi i sektorit të arsimit pranë komunës së Tetovës, deklaroi se Shkolla e Mesme e Mjekësisë ka qenë përgjegjëse për transportin e nxënësve në të gjithë territorin, gjë që ka ndikuar në rritjen e borxhit të këtij institucioni arsimor.

    “ Ju e dini që në vitin 2022, me vendim të Ministrisë së Arsimit, i morën kompetencat kryetarit të komunës për disa shkolla, ndërsa më pas i hoqën kompetencat edhe për çështjet e përgjithshme. Atëherë, Gjimnazi ‘Kiril Pejçinoviç’ u përball me një sërë problemesh, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike. Ministria e Arsimit lëshonte bllok dotacione vetëm për rrogat dhe energjinë elektrike, ndërsa nuk mbeteshin mjete për detyrimet e tjera, si transporti publik. Buxheti për vitin 2024 u shkurtua me 40 milionë denarë për shkollat e mesme dhe 32 milionë denarë për shkollat fillore. Tani, me ribalancin e buxhetit të shtetit, rreth 30 milionë denarë do të kthehen në formë të bllok dotacioneve dhe këto mjete do të mbulojnë detyrimet e shkollave ndaj kompanive të transportit,” deklaroi Nazmi Dauti.

    Probleme të ngjashme paraqiten edhe në shkollat e Gostivarit. Sipas opozitës, komuna ka borxhe prej mbi 1.3 milion eurosh ndaj çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme. Ky borxh është konfirmuar edhe nga sektori i arsimit në Komunën e Gostivarit, të cilët theksojnë se borxhi aktual është mbi 1.5 milion euro. Ata sqarojnë se rritja e borxhit është pasojë e krizës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë elektrike.

    “Lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës për djegie dhe transport, si dhe të energjisë elektrike. Ky ka qenë një nga faktorët kryesorë për rritjen e borxhit. Edhe pse komuna nuk ka qëndruar indiferente dhe ka kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ministria e Arsimit, dotacionet e marra nuk kanë qenë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e shkollave, pasi 97% e bllok dotacionit shkojnë për pagat. Ministria nuk e ka parë të arsyeshme rritjen e dotacioneve, gjë që ka çuar në rritjen e borxheve në të gjitha institucionet arsimore në nivel shtetëror, përfshirë edhe komunën tonë. Shpeshherë kemi përdorur buxhetin vetanak për të ndihmuar shkollat, përndryshe borxhi do të ishte edhe më i lartë. Ministria e Financave ka njoftuar se dotacionet do të rriten me 33.340.000 denarë.” theksoi sektori i arsimit në Gostivar.

    Gjendja e shkollave në komunat e Zhelinës, Bogovinës dhe Vrapçishtit është e ngjashme, sipas informacioneve të fundit.Drejtuesit e shkollave dhe autoritetet komunale janë në pritje të masave të reja nga qeveria qendrore, të cilat do të mundësonin jo vetëm stabilizimin e situatës financiare, por edhe parandalimin e një rritjeje të mëtejshme të borxhit. Megjithëse pritet një rritje e dotacioneve nga shteti, ka frikë se këto masa mund të jenë të pamjaftueshme për të përballuar nevojat e vazhdueshme të institucioneve arsimore, në veçanti duke marrë parasysh se rritja e çmimeve dhe inflacioni mund të përkeqësojnë më tej situatën. /tvklan.mk/

    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Policia shqipton 249 gjoba në Shkup, 71 për tejkalim të shpejtësisë
    2. Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve

    Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë

    25/11/20243 Mins Read
    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve

    Uji në Gostivar është i sigurt për pije

    10/10/20241 Min Read
    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve

    Projekti për ndërtimin e hekurudhave do të vazhdojë me plan të ri më ekonomik

    29/08/20241 Min Read
    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve

    Xhaferi: Grubi nuk përfaqëson qeverinë ose partinë, qëndrimi individual është përgjegjësi individuale

    10/05/20241 Min Read
    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve

    Ekspertët kërkojnë ndryshim të politikave bujqësore në Maqedoni

    21/04/20242 Mins Read
    Top Posts
    Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera

    Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera

    05/05/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera Maqedonia

    Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera

    05/05/20261 Min Read

    Deputeti Mile Cekov i cili së fundmi vendosi të braktisë partinë ZNAM dhe në Kuvend…

    Gjykata e Apelit vulos dënimin për gjinekologun nga Struga, duhet të vuajë dënimin prej 3 viteve burg

    Gjykata e Apelit vulos dënimin për gjinekologun nga Struga, duhet të vuajë dënimin prej 3 viteve burg

    05/05/2026
    Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së

    Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së

    05/05/2026
    VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

    VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

    05/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera

    Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera

    05/05/2026
    Gjykata e Apelit vulos dënimin për gjinekologun nga Struga, duhet të vuajë dënimin prej 3 viteve burg

    Gjykata e Apelit vulos dënimin për gjinekologun nga Struga, duhet të vuajë dënimin prej 3 viteve burg

    05/05/2026
    Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së

    Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së

    05/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.