Author: shqiperia
Tre firma deri tani kanë paraqitur interesim për tenderin për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Informacionin për AIM e ka konfirmuar Stojçe Nikollovski, person ekspert për vizita në terren, përgjegjës nga komisioni dhe udhëheqës i Sektorit për punë teknike në IP në sferën e shëndetësisë për nevojat e Institucioneve publike shëndetësore, Klinikave universitare, Institutit dhe Qendrës urgjente – Shkup. “Tre firmat e interesuara kanë vizituar lokacionin për të parë se çfarë do të duhej të furnizohet dhe ku ta montojë atë”, tha Nikollovski në deklaratën për AIM.. Në muajin maj, sallat e operacionit të Qendrës…
Kosova do t’i bëj sonte konak kombëtares së Rumanisë, me ndeshjen që luhet në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45. ”Dardanët”, që nga selektori Franco Foda e deri te lojtarët, kanë bërë me dije se janë të përgatitur deri në maksimum për fitore. Të gjitha biletat janë shitur dhe atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e jashtëzakonshme. Kujtojmë që Rumania nuk është aspak një kundërshtar korrekt ndaj Kosovës, me tifozët e këtij vendi që vazhdimisht kanë proklamuar propagandë kundër Republikës sonë. …
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot me diell dhe vranësira të ndryshueshme, do të fryjë dhe erë e dobët deri mesatare nga jugu. Pasdite në më shumë vende moti do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët jugore. Pasdite në disa pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura…
Perinski: Thirrja për financimin e projekteve të komunave, nuk është ryshfet parazgjedhor
Thirrja për financimin e projekteve komunale nuk mund të definohet si ryshfet parazgjedhore, sepse të gjithë kryetarët e komunave kanë mundësi të aplikojnë dhe të marrin mjete, tha sonte ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski. Duke qenë i ftuar në televizionin “Sitel” ai shtoi se për projekte mund të aplikojë edhe Qyteti i Shkupit. Por i pyetur se çfarë nëse do të marrin një projekt për blerjen e 250 autobusëve të rinj, ai theksoi se nuk është projekt kapital infrastrukturor që kryetarja Danela Arsovska nuk mund ta financojë vetë. “Sepse në mbledhjen në Qeveri ka thënë se qyteti është në…
Prokuroria Publike e RMV-së, kumtoi se me urdhër të prokurorit publik, inspektori i rrugëve nga Inspektorati Shtetëror për Transport ka kryer një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues mbi punët ndërtimore që i ka kryer një person juridik në autostradën A2, rrethrrotullimi Hipodrom-pikë pagesa Milladinovc, ku në një aksident që ndodhi më 2 shtator një automobil “Mercedes” u përplas me një automjet transportues, pronësi e personit juridik të angazhuar në projekt, me ç’rast jetën e humbën shoferi i automobilit “mercedes” dhe djali i tij i mitur. Siç citohet në kumtesë, pas kontrollit është përpiluar procesverbal dhe është marrë vendim, me të cilin…
Të gjitha degët e BDI-së në Shkup bashkohen në një të vetme, me ta do të udhëheqë Bekim Neziri
Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup tashmë do të funksionojnë si një e vetme. Ky vendim është marrë sonte pas mbledhjes që ka pasur BDI me degët e Shkupit, teksa më të njejtën do të udhëheq Bekim Neziri. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetarët e degëve të Shkupit, deputetët e njesisë zgjedhore 1 dhe 2 si dhe anëtarë të këtij organi. Ky riorganizim sipas BDI-së vjen për të pasur efikasitet më të madh organizativ si dhe hapësirë më të madhe prioritare për të rinjtë. Të gjitha degët e BDI-së në Shkup bashkohen në një të…
Këshilli Gjyqësor në seancë urgjente shqyrtoi dhe me 12 vota “për” miratoi raportin për lëndët e Gjykatës Penale që kanë të bëjnë me paraburgimin ekstradues të pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe vendimet për marrëveshje me gjykatësin suprem, Naqe Georgiev, dhe anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publik, Ixhet Memeti, të cilët u deklaruan fajtor për marrje ryshfeti. Komisioni pranë Këshillit Gjyqësor që e ka përgatitur raportin, vetëm e konstatoi gjendjen faktike, ndërsa tha se nuk ka pasur për detyrë të japë konkluzione apo rekomandime për veprime të mëtutjeshme. Sipas raportit, në rastin e Blerim Ramadanit është caktuar masa e arrestit…
Disa shkolla ballafaqohen me mungesë të kushteve elementare për zhvillim të mësimit e disa të tjera në mungesë të bankave dhe karrigeve mësimin e zhvillojnë online. Nga ana tjetër Shkolla Fillore “Kuzman Josifovski-Pitu” në Kisella Vodë u pajis me aparate të reja për pastrim të ajrit. “Me këto aparate për pastrim të ajrit do të pajisen të gjitha shkollat në komunën e Kisella Vodës”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare. Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski, tha se brenda tre javësh këto pajisje do të vendosen në të gjitha 230 klasat, në të gjitha shkollat fillore të kësaj komune. Këto shkolla vitin e…
Brenda pak javësh do të ndryshojnë disa kuadro në Komisionin për çështje historike RMV-Bullgari
Ministri i Jashtëm Timço Mucunski është i zhgënjyer nga kreu i komisionit të përbashkët të historisë me Bullgarinë Dragi Georgiev, për shkak të qëndrimeve të tij të fundit politike. Ai, pa ja përmendur emrin Goergievit, tha se shkencëtarët janë zgjedhur për të bërë punë shkencore, kurse politika duhet t’u lihet politikanëve. “Jam i befasuar që këto ditë shoh një shkencëtar i cili është i angazhuar dhe mjaft mirë i paguar nga shteti, si mundohet të profilizohet vetë politikisht, deri sa akoma i vazhdon mandati, kryetar i njërit prej komisioneve. Më ketë minohen edhe pozitat e jashtme të shtetit”, tha Timço…
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë. Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot të Gjykatës Themelore Veles. Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit të 12 gjykatës porot të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shkak të skadimit të mandatit. Ndërsa, Këshilli votoi për zgjedhjen e Emina Kosoviq për gjykatës porot në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Këshilli solli vendim që…





