Author: shqiperia
Gjendet i vdekur një person në Gjevgjeli
Nga Qendra Mjekësore e Gjevgjelisë mbrëmë në ora 23:00 është konstatuar se në një banesë në rrugën “Ljublanska” në Gjevgjeli është gjetur një person i vdekur mashkull pa dokumente identifikimi. “Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer ekipi i Policisë së Gjevgjelisë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB. Gjendet i vdekur një person në Gjevgjeli appeared first on Telegrafi.
“Do të shqyrtohet dhe përsëritet procedura për marrjen e Sallës universale nga Qyteti i Shkupit”, paralajmëroi sot nga Shtipi, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, i cili pas vizitës në institucionet kulturore, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, se ku ka mbërritur procedura e marrjes në dorëzim të sallës në juridiksionin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Ministri i Kulturës, Lutkov theksoi se faza e parë, gjegjësisht ndërtimi i saj, është duke u zhvilluar. “Ajo që është realisht problematike është se unë si minisër i Kulturës nuk jam në gjendje të firmos asnjë dokument, sepse në këtë fazë më duket…
I biri i ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, i ka bërë urim special Granit Xhakës për nominimin e tij për Topin e Artë. Ylli kosovar u përfshi në Top-30 futbollistët më të mirë në botë nga revista franceze “France Football”, e cila çdo vit e zgjedh lojtarin më të mirë të planetit, shkruan “Gazeta Express”. E në këtë vit në këtë listë prestigjioze u përfshi edhe futbollisti nga Kosova, i cili u bë shqiptari i parë dhe përfaqësuesi i parë zviceran që nominohet ndonjëherë për Topin e Artë. Xhaka mori urime gjithandej nga shqiptarët, dhe jo vetëm.…
Fajin për mungesën e librave, të historisë dhe gjeografisë për klasat e gjashta dhe të teta ministrja e arsimit, Vesna Janevska, e hedh tek drejtorët e shkollave. Ajo thotë se për mungesën e librave, drejtorët është dashur të porosisin me kohë. Ndërsa libra për lëndët zgjedhore, siç është ajo e informatikës, thotë se nuk është patjetër të ketë, pasi nxënësit mund të marrin njohur përmes punës interaktive me mësimdhënësit. “Bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit kemi publikuar se për cilat lëndë duhet dhe për cilën lëndë nuk duhet tekste shkollore. Për lëndët zgjedhore, pjesët e konceptit të ri, që…
Nuk po shuhet zjarri i cili ka shpërthyer para të pesë ditëve në pjesën e Prilepit të Mariovës. Me gjithë luftën me flakët e mbi 200 zjarrfikësve profesionistë nga pothuajse të gjitha njësitë territoriale të zjarrfikësve të vendit, personelit të ushtrisë, punonjësve të ndërmarrjeve publike, Pyjeve Kombëtare, banorëve vendas, si dhe mbështetjes ajrore nga një avion, linja e zjarrit është përhapur sot dhe ka arritur mbi 25 kilometra në një sipërfaqe mbi 8000 hektarë, kryesisht me bimësi të ulët të degraduar. “Për fshatin Krushevicë është kritik, është i kërcënuar nga dy fronte. Po ashtu, një zjarr që thamë dje nuk…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan. Në takim, siç njofton Gashi, është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane. “Sot realizova takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale. Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Theksova bashkëpunimin e frytshëm…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se tema për uljen e tatimit për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit, është keqkuptuar. Durmishi tha se, bëhet fjalë për kompanitë nacionale, ndërkohë që bëri të ditur se vetëm është propozuar si iniciativë pasi akoma nuk është diskutuar. “E vërejta që edhe mediumet edhe nga opozita ka një keqkuptim. Bëhet fjalë për masë të cilën ne e kemi propozuar si iniciativë nuk është kaluar ende. Bëhet fjalë për kompani multinacionale, kompani ndërkombëtare të cilat me atë masë do t’i joshim që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë”, tha…
Mucunski-Fidan: Turqia është një mik i dëshmuar dhe aleat i NATO-s i Maqedonisë së Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Mucunski e vlerësoi vizitën e sotme si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe si vizitë të parë të një ministri të Jashtëm që nga marrja e detyrës, siç theksoi, është një konfirmim i fortë i partneritetit strategjik gjithnjë e më të fortë. “Kishim një axhendë intensive. E vlerësojmë shumë bashkëpunimin, miqësinë dhe aleancën me Maqedoninë. Ne diskutuam se si mund ta përmirësojmë këtë bashkëpunim.…
Ka nisur punën qendra e re e oftalmologjisë në klinikën tonë, e cila ofron kujdes të avancuar për sytë tuaj. Ekipi mjekësor me përvojë punon me pajisje të nivelit të lartë për të kryer diagnozën gjithëpërfshirëse oftalmologjike/ okulistike. Janë të disponueshme të gjitha llojet e ekzaminimeve okulistike, ekzaminimet subspecialitike, ekzaminimet okulistike pediatrike, retinologjia, ekzaminimi i kataraktit, ekzaminimi i glaukomës, ekzaminimi okuloplastik dhe konsultimi me oftalmologun. Gjithashtu aplikohet korrigjimi me laser i dioptrave, strabizmit dhe implantimi i IOL-ve multifokale. Ndjekja dhe trajtimi i pacientëve me keratokonus, diagnostikimi dhe trajtimi në kirurgjinë e kataraktit me implantimin e IOL-ve monofokale, bifokale dhe multifokale,…
Sipas Programit për mbështetjen e turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta në vitin 2024, nga sot fillon ndarja e kuponëve – vërtetimeve të pushimeve për punëtorët me të ardhura të ulëta, njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Ministria e Ekonomisë dhe Punës publikoi listën e personave që aplikuan dhe përfituan vauçerë sipas thirrjes publike të publikuar në fillim të vitit. “Aktvendimet për qytetarët të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet sipas thirrjes publike, janë nënshkruar sipas parimit i pari i ardhur i pari i shërbyer. Vauçerë për pushime për punëtorët me të ardhura…






