Author: shqiperia
Gjatë ditës deri në orën 19:00 në ambiente të hapura janë gjithsej 26 vatra zjarri, prej të cilave 8 janë aktive dhe 18 janë shuar. Zjarret aktive janë: Komuna e Prilepit: Fshati Peshtani – Fshati Kokre – Fshati Kalen – Fshati Dunje – Fshati Bonçe – Fshati Krushevice – Fshati Volkovë, fshati Bonçe në drejtim të fshatit Krushevicë, Slivë, Çumovë dhe në drejtim të fshatit Peshtani. Komuna e Çashkës: mali Mukos – fshati Stepanci (nën kontroll), aktiv afër fshatit Omorani dhe fshati Kadicë – fshati Oraov Dol Komuna e Petrovecit: Fshati Gradmaci, fshati Breznicë dhe fshati Katllanovë Komuna e Shtipit:…
France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë. Në mesin e tyre është edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka. Xhaka sezonin e kaluar ishte shtylla e Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligën gjermane, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë. Ai shkëlqeu edhe në Kampionatin Evropian me kombëtaren zvicerane, ku dy herë e fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes. Po ashtu Bayer Leverkusen arriti edhe në finalen e Europa League. Të nominuarit për trajnerin e vitit janë, Xabi Alonso, Carlo Ancelotti, Luis De La Fuente, Gian Piero Gasperini, Pep Guardiola dhe Lionel Scaloni. 10 emra janë në garë për…
Markoviq: BDI veproi mençur në seancën e intepelancës ndaj Gashit, treguan solidaritet etnik
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Nenad Markoviq theksoi sot se BDI-ja ka reaguar shumë mençur dje, në seancën për interpelancë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Ai në një intervistë për televizionin Sitel tha se ishte një veprim jo edhe aq i papritur i BDI-së. “Ata janë një parti politike me përvojë që e dinë se nëse do të bënin të kundërtën, ndoshta mund të sulmoheshin ose me lëvizjet e tyre politike mund të skualifikoheshin pikërisht në bazë të mungesës së solidaritetit etnik. Ndaj vendosën të forcohen me faktin se kryetari i Kuvendit është shqiptar dhe se…
Katër shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët u arrestuan vitin e kaluar dhe të akuzuar si anëtarë të një grupi kriminal që vidhte makina luksoze nga turistët e huaj në Halkidiki, janë dënuar me burgim në Greqi, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA. Vitin e kaluar policia greke shkatërroi një organizatë kriminale në të cilën ishin përfshirë gjashtë persona, të gjithë shtetas maqedonas, të cilët akuzoheshin për 19 vjedhje të makinave luksoze në Halkidiki, me vlerë mbi një milion euro, ndërsa dy nga të akuzuarit ende nuk janë arrestuar, por janë identifikuar. Gjykata penale prej tre anëtarësh në Selanik…
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pritur sot një delegacion nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata konkluduan se do të fokusohen në realizimin e projekteve dhe nismave specifike me synim integrimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat, sipas tyre, do të ndihmojnë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut përbëhej nga zëvendëskryeministri dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timco Mucunski. Bërnabiq tha se Maqedonia e Veriut gjithmonë mund të llogarisë në…
“Në sistemin tonë fitosanitar dhe sigurinë ushqimore kemi disa institucione që menaxhojmë, përkatësisht Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, Laboratorin Shtetëror Fitosanitar, si dhe Ministrinë si politikëbërëse. Nga viti i ardhshëm do të sigurojmë mjete të shtuara në pjesën e programeve të monitorimit, që nënkupton edhe kontrollin e asaj që hyn në Maqedoni”. Këtë e tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në lidhje me sigurinë e ushqimit në vend. Ministri Tripunovski shtoi se qytetarët duhet të jenë të qetë sepse në Maqedoni do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor. Ai tregoi…
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup përshëndet vendimin e shumëpritur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë seancës së djeshme dha dritë jeshile për fillimin e procedurave për ndërtimin e Kampusit universitar të UNT-së, projekt prej 34.5 milionë eurove, katër vjeçar ku realizohet 62 për qind e projektit. Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup i cili nga viti i kaluar veprimtarinë e vet e zhvillon në ish-kazermën Ilinden ballafaqohet me mungesë hapësirash për ligjerata, laboratore dhe zyrash administrative, dhe ky vendim i duhur i qeverisë, do të krijon ambiente ideale për punë, dhe zhvillimin e procesit arsimorë, për…
Në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviç” në vitin e parë në tre afatet e regjistrimit, janë regjistruar 326 nxënës. Prej tyre, 295 janë nxënës shqiptarë të ndarë në 12 paralele kurse 31 me mësim në gjuhën maqedonase, të ndarë në tre paralele. Nga drejtoria e Gjimnazit të Tetovës bëjnë të ditur se në krahasim me vitet e kaluara ka një ngritje të lehtë të numrit të nxënësve që janë regjistruar në vitin e parë, por kjo nuk është për shkak të rritjes së numrit të përgjithshëm të fëmijëve por për shkak se ka nxënës që vijnë nga shkollat tjera.“Nëse është…
Filipçe – Drexler: Shqetësuese është politika e qeverisë aktuale në procesin e integrimeve evropiane
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot ka takuar ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Kryetari i LSDM-së, Filipçe, në takim e njohu ambasadorin me politikat e ardhshme të partisë, si dhe me reformat aktuale brendapartiake lidhur me procesin e ripërtëritjes dhe forcimit të partisë si partia më e fortë opozitare socialdemokrate. “LSDM ka bërë një analizë të thellë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe ajo që jemi të vendosur të bëjmë në periudhën e ardhshme është që të bëjmë një rinovim programor dhe personel. Synimi ynë është që qytetarët të njihemi si alternativë…
MPB-ja informoi se dje në ora 09:05 në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë e saj në Karposh të Shkupit është gjetur e vdekur N.T (39) nga Shkupi, e cila kishte probleme shëndetësore. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/ Gjendet e vdekur një 39-vjeçare nga Shkupi appeared first on Telegrafi.





