Author: shqiperia
Mendoni të adoptoni një mace por hezitoni? Mendoni se nuk do të jeni një kujdestar i mirë, se do të bëni gjithçka gabim dhe se nuk do të arrini të përballoni asnjë vështirësi që ju del përpara? Vetëm fakti që po sfidoni veten tregon se jo vetëm që do t’ia dilni mirë, por do të jeni edhe “prindi” i përsosur i maces për macen tuaj të vogël. Sigurisht, askush nuk thotë se të jetosh me një mace është e lehtë. Natyrisht që ka vështirësi dhe pengesa, por kjo është jeta. Ajo ndoshta do t’ju zgjojë në orën 3 të mëngjesit…
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dha dorëheqjen të mërkurën, siç njoftoi kryetari i parlamentit, Ruslan Stephanchuk. Ai gjithashtu theksoi se kërkesa për dorëheqje do të diskutohej nga deputetët, një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po bëhen ndryshime në qeveri për ta forcuar atë dhe për të arritur qëllimet e kërkuara të vendit. “Do të ketë një sërë ndryshimesh në kabinet si dhe në zyrën e presidentit”, tha dje presidenti ukrainas, duke theksuar se ndryshimet në fjalë do të ndodhin brenda vjeshtës. Të martën, Stefanchuk bëri të ditur se dorëheqjen e kanë dorëzuar zëvendëskryeministrja për Integrimet Evropiane dhe Euroatlantike, Olia Stefanisina, si…
Të paktën dy persona u vranë dhe 23 u plagosën nga sulmet ruse kundër Lviv, një qytet i madh në Ukrainën perëndimore, njoftoi guvernatori rajonal Maksym Kozytskyi. Pesë nga të plagosurit janë fëmijë, dhe sulmi rus goditi ndërtesat e banimit, tha Kozhitskyi përmes Telegram. Të vdekurit janë një infermiere 50-vjeçare dhe një burrë që ende nuk është identifikuar, shpjegoi kryebashkiaku i qytetit, Andrii Sandovi. Lviv, i cili është më shumë se 1000 kilometra larg frontit, deri më tani nuk kishte pësuar shumë goditje. Megjithatë, infrastruktura energjetike e rajonit ishte dëmtuar vazhdimisht dhe qyteti ishte objektiv i sulmeve vdekjeprurëse me dron dhe raketa. Përveç kësaj, sulmet ruse plagosën të paktën…
Qeveria amerikane tha të martën se ishte koha për të finalizuar një marrëveshje për të shpallur armëpushim në Rripin e Gazës, por kryeministri izraelit vazhdoi të sfidonte presionin mbi këtë çështje. Pozicioni i Uashingtonit u regjistrua dy ditë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte gjetur në një tunel nëntokësor në Rripin e Gazës trupat e gjashtë pengjeve të cilët ishin ekzekutuar, sipas tij, nga anëtarë të krahut ushtarak të Hamasit. Pengjet ishin rrëmbyer dhe dërguar në Rripin e Gazës gjatë sulmit të paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, duke shkaktuar një operacion ushtarak në shkallë të gjerë si…
Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot duhet të fillojë gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Prokuroria Themelore Publike në Shkup fillimisht ngriti akuza kundër katër personave, e më pas edhe ndaj të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski, i cili ishte në pritje të ekstradimit nga Turqia, për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutal të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74 vjeçari Pançe Zhezovski nga Velesi. Gjykata Themelore Penale i miratoi akuzat në tërësi dhe me kërkesë të Prokurorisë i bashkoi në një procedurë në të cilën përveç Palevskit, të akuzuar janë…
Rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë ishte tema e diskutimit në studion e “7pa5” në Vizion Plus, ku e ftuar përball dy moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ishte inxhinierja e ndërtimit Izabel Senkaj. Inxhinieria në fjalën e saj tha se sot në kryeqytet kemi një rritje të madhe të çmimit të apartamenteve, qoftë kjo me qera apo për të blerë dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim janë pandemia por edhe tërmeti i viti 2019. “Përqëndrimi i popullsisë është në Tiranë, sepse mundësitë në infrastrukturë dhe arsimim janë më të zhvilluara. Punësimi është edhe më i madh…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29 deri në 36 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 36 gradë Celsiusë. The…
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, dhe disa figura tjera të larta të këtij grupi palestinez – të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – për sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit të vitit të kaluar në Izrael. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka thënë se padit gjashtë anëtarë të Hamasit me shtatë akuza, përfshirë vrasje të shtetasve amerikanë, komplot për të financuar terrorizmin dhe përdorim të armëve për shkatërrim në masë. Në padi përfshihen sulmet që dyshohet se janë kryer në dekada nga Hamasi, si dhe sulmi i pashembullt në jug të Izraelit,…
Pavarësisht nëse ushtrohemi sapo hapim sytë, lexojmë gazetën, marrim celularin për të parë lajmet e ditës, ose bëjmë të njëjtën gjë para gjumit, zakonet tona kanë ngjashmëri, por edhe dallime të rëndësishme. Të gjithë duam të jemi të shëndetshëm, pa përjashtim, por disa nga zgjedhjet tona, qofshin të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, mund të na dëmtojnë dhe të rrezikojnë mendjen tonë, dhe për rrjedhojë edhe jetën tonë. Pavarësisht nga rutina jonë e përditshme, një gjë është e sigurt: problemet e zemrës janë të zakonshme në epokën moderne dhe ne duhet ta kujtojmë këtë dhe të kujdesemi sa më shumë. Zakonet…
Zyrtarët e lartë të sigurisë së zgjedhjeve po u bëjnë thirrje votuesve amerikanë që të mos i japin shumë rëndësi pretendimeve të pabaza se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të manipulohen. Në buletinin e parë mbi sigurinë e zgjedhjeve të nëntorit, ata thanë se votuesit amerikanë duhet të kenë besim se votat e tyre do të numërohen me saktësi. “Gjatë muajve të ardhshëm, ju do të dëgjoni shumë gjëra të ndryshme nga burime të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme është që në mes të kësaj zhurme të bëni dallimin mes fakteve dhe pretendimeve të rreme”, tha Jen Easterly, drejtore e…












