Author: shqiperia
Audi Q5 SUV ka qenë një nga SUV-të më të njohura në segmentin e madhësisë së mesme në Gjermani dhe Evropë për më shumë se 15 vite. Audi tani prezanton gjeneratën e fundit të bestsellerit Q5, i cili është edhe më modern dhe dinamik. Është SUV i parë i bazuar në PPC dhe fuqizohet nga motorë benzinë dhe naftë që janë bërë edhe më ekonomikë falë teknologjisë MHEV plus. Q5 bën përshtypje me një sistem modern dhe info-argëtim dhe koncept funksionimi, nënshkrime dixhitale përshtatëse të dritës dhe sisteme moderne të asistencës së shoferit. Audi SQ5 sportiv plotëson serinë e modeleve…
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, thotë kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për vendimin eventual për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai nuk komenton më shumë se cili mund të ishte vendimi i duhur. “Gjykata Kushtetuese është instanca më e lartë gjyqësore në vend dhe nuk mund ta mendoj se ekzistojnë qytetarë ose aktorë politik që veten e vlerësojnë si të përgjegjshëm dhe nuk respektojnë vendime të Gjykatës Kushtetuese. Kështu që ta lëmë politikën anash dhe të shohim çfarë vendimi do të sjell Gjykata Kushtetuese. Kjo nuk është anarki. Ne nuk mund të sillemi sikur të ishim në anarki,…
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka prezantuar Elvis Rexhbeçajn, Fisnik Asllanin e Eliot Bujupin si prurjet e reja në Kombëtare kosovare, raporton Gazeta Online Reporteri.net. Në një postim në rrjetin social Facebook, Ademi ka thënë se treshja janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane. “Me kënaqësi i mirëprita prurjet e reja në Kombëtaren tonë, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, të cilët janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane”, shkroi ai. Sipas kryetarit të FFK-së,…
Arrihet marrëveshje mes transportuesve të linjave private dhe NQP-së për pagesën e borxhit që ndërmarrja ka ndaj tyre. Pas marrëveshjes transportuesit privat kanë rënë dakord që autobusët e linjave private të kthehen në rrugë në shërbim të qytetarëve të Shkupit ndërsa për çështjen e rritjes së çmimit për kilometër do të duhet që këshilli i qytetit të Shkupit të vendosë në mbledhjen e radhës. Sipas transportuesve privatë, NQP-ja iu ka borxh prej rreth 2 milionë eurove. “Është arritur marrëveshje me Ndërmarrjen e qarkullimit publik dhe na janë lëshuar 80% e borxhit që na e patën. Disa nga kolegët veç më…
Gjykimi për fshehje tatimore në të cilin akuzohet edhe zyrtari i BDI-së, Ismet Guri, është shtyrë për më 4 tetor, pasi një nga të akuzuarit nuk është paraqitur në seancën e sotme. Ish-zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Ismet Guri, i cili kërkohej me urdhër ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, më 29 gusht është paraqitur vetë në polici dhe sot për herë të parë është ulur në bankën e të akuzuarve Guri u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të DAP-it, me dyshimin…
Kryeministri Hristian Mickoski, sot ka folur në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Ai tha se si “shtet nuk mund të hyjmë në një proces naiv ku do të bëjmë vetëm lëshime pa pasur garanci të qartë se si shtet do të jemi pjesë e familjes evropiane”. Ai tha se meqë askush nuk mund të garantojë asgjë, nuk do të jetë aq optimistë sa do të donte të ishte. “Prandaj këto dy procese drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe përfundimin e detyrave të shtëpisë do t’i zhvillojmë paralelisht, por jemi gati për bisedime.…
Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Tetovës kanë dalë me akuza në drejtim të Bilall Kasamit, për të cilin thonë se nuk ka transparencë në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve dhe se komunat janë zhytur në borxhe. Liridon Disha tha se shkolla e mesme “Nikolla Shtenj” sipas raportit të organeve shtetërore, ka borxh prej 500 mijë eurove. Ai kërkoi që Kasami të dalë dhe të sqarohet për këtë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Së dyti Komuna e Tetovës duke pasur marrëveshje me një kompani, e cila ka licencë për transportin e nxënësve, Bilall Kasami ka vendosur ta ndërprejë këtë marrëveshje,…
Kasami shpërndanë Abetaren e Unifikuar në Tetovë: Të gjithë nxënësit do ta kenë këtë libër në dorë
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka shpërndarë Abetaren e Unifikuar Shqiptare. Ai tha se shpreson që në të ardhmen kjo abetare të përdoret nga të gjithë nxënësit. “Është libër i unifikuar për gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është libër me të cilin nxënësit shqiptarë i mësojnë shkronjat e para në rrugën e tyre drejt arsimit dhe zhvillimit. Do të punojmë seriozisht që jo vetëm abetarja, por edhe librat tjerë të jenë të unifikuar në frymë të bashkëjetesës”, tha Kasami. I pyetur nëse ka miratim nga Ministria…
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka ndarë zyrtarisht rrugët me trajnerin e deritashëm, Ilir Daja. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi therandas, ku përmes një postimi, bëhet e ditur se Daja ka konsideruar se “tashmë nuk ka më shumë çfarë të japë për klubin”. Tutje, klubi ka bërë të ditur se do ta bëjë zgjidhjen e duhur për ta gjetur pasuesin e tij, duke shtuar se objektivat do të mbeten të njëjta, të cilat janë trofetë. Ndryshe, Daja fitoi plot 6 trofe në periudhën prej 2 vite e gjysmë me Ballkanin, përfshirë këtu 3 tituj kampioni, dy superkupa dhe…
E konfirmon Sylvinho: Broja mbetet jashtë listës, rikthehet Uzuni për ndeshjet e shtatorit
Kombëtarja shqiptare nis sot grumbullimin për dy sfidat e Nations League. Kuqezinjtë më 7 shtator do të sfidojnë Ukrainën në transfertë, ndërsa më 10 shtator do të presin Gjeorgjinë në “Air Albania”. Për këto dy sfida Sylvinho ka bërë prej ditësh publike listën me futbollistët e grumbulluar. Pikërisht për këtë ka folur në konferencen e sotme. Një listë plot risi dhe supriza, të cilat i ka shpjeguar në detaje timonieri i Kombëtares. “Lista? Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjtihëve, edhe…







