Author: shqiperia
Rezervime në Pogradec edhe në tetor, operatorët: Dominojnë turistët nga Evropa perëndimore
Edhe pse temperaturat tashmë kanë shënuar rënie, në Pogradec vijon të ketë fluks turistësh ku dominojne të huajt. Prenotimet për shtatorin dhe tetorin tregojnë se 80 përqind e subjekteve akomoduese janë të prenotuara tashmë. Sipas operatorëve rezervimet vijnë nga grupet e turistëve të cilët i përkasin Europës Perëndimore Gjermantët, polakët dhe çekët janë turistët që më së shumti takon përgjatë kësaj kohe në qytetin liqenor. “Jam nga Republika Çeke. Kemi ardhur me avion, kemi marrë një makinë me qira dhe duam të eksplorojmë Shqipërinë. E kemi nisur nga Pogradeci, pastaj në Tiranë. Nga Tirana kemi ardhur në Pogradec për të…
Ky muaj ka qenë i mbushur plotë me ngjarje dhe suksese në industrinë e modës. Shumë vende kanë zhvilluar Javën e Modës, ku marka të njohura kanë caktuar tendencat e sezonit të ri Vjeshtë- Dimër 2025, shkruan Living. Edhe “Milano Fashion Week 2024” sapo e ka bërë këtë dhe përpara se të shkojmë nën hijen e Kullës Eiffel për Javën e Modës në Paris, le të shohim se ç’kanë përcaktuar trend milanezët.
Rivlerësimi i pronave do të jetë 5%, qeveria po risheh çmimet e referencës në të gjithë vendin
Fushata e rivlersimit të pronave pritet të marrë vulën e Parlamentit në muajin tetor. Ndërsa norma tatimore, për të cilën ka propozime të ndryshme, në parim ka marrë dakortësinë e mazhorancës për të qenë 5%. “Në dy javët e para të tetorit I gjithë procesi do të jetë zyrtarizuar. Qeveria, konkretisht ministria e finacave është në fazën finale të qëndrimit që ka për këtë fushatë. Ne në komsion kemi rënë dakort që norma tatimore të jetë 5%”, tha Eduard Shalsi gjatë një interviste për Vizion Plus. Nisma e rivlersimit erdhi si një propozim i deputetes Blerina Gjylameti në pranverën e…
Nga Nemanja Rujevic DW/ Nxjerrja e trupit të Titos dhe largimi nga Beogradi? Këtë ide nuk e mbështet gati askush në Muzeun e Jugosllavisë, por në Beograd është hapur një debat i madh, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë së Beogradit, Aleksandar Shapiq, që mbetjet mortore të Titos të largohen nga Serbia. Muzeu ku bën pjesë edhe Shtëpia e Luleve me varrin e Mareshalit jugosllav dhe presidentit të përjetshëm të Jugosllavisë Josip Broz Tito, nuk dëshiron t’i përgjigjet zyrtarisht pyetjeve të gazetarëve për këtë temë. Por shitësi që ofron kapele partizane, flamuj dhe simbole të tjera jugosllave para muzeut në…
Futbollisti kosovar, Milot Rashica është në mesin e lojtarëve më të mirë të javës në Turqi. Rashica realizoi gol për ekipin e Besiktasit në ndeshjen ndaj Eyupspor në fitoren 2-1. ‘SofaScore’ ka publikuar sot formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë, me Rashicën që bën pjesë në 11’shen më të mirë. Më poshtë keni formacionin më të mirë: Milot Rashica në formacionin më të mirë të javës në Turqi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Në pjesët perëndimore të vendit në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 27 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite do të ketë kushte për reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale…
Në Ministrinë e Mbrojtjes u formua një Komision, i cili ka për qëllim rishqyrtimin e të gjitha parregullsive dhe mungesave nga marrëveshja për ushqim të organizuar të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Komisioni, siç thonë nga MM-ja, u formua pas denoncimeve për dhembje të barkut të personave nga Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” dhe Qendrës ushtarako-mjekësore në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë më 12 shtator të këtij viti pas konsumimit të ushqimit në këto objekte. “Komisioni është në përbërje të personave përgjegjës nga të gjitha sektorët e Ministrisë dhe Shtatëmadhorisë së Armatës dhe nëse konfirmohen parragullsi ose mungesa…
Një raport ekonomik sugjeron se një stadium prej 100 mijë ulësesh për Manchester United do të rrisë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar për 7.3 miliardë funte. “Djajtë e Kuq” e kishin punësuar “Oxford Economics” – një nga kompanitë këshilluese më të mira në botë – për të treguar ndikimin ekonomik që do të ketë projekti i tyre ambicioz për të ndërtuar një stadium të ri me 100 mijë ulëse. Raporti preliminar tregon se projekti do të rriste ekonominë e vendit për 7.3 miliardë funte çdo vit. Projekti i ri do të përfshijë krijimin e 92 mijë vendeve të reja të…
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti thotë se gjersa BDI ishte në pushtet ligji për gjuhën shqipe ska mundur të diskutohet. “Ashtu iniciativa ka çdo ditë dhe i ka mbajt në sirtarë. Ka pas fuqi dhe i ka mbajtur… Kur kemi qenë ne, nuk ka mundur të rrezikohet, nuk ka qenë as pjesë e debatit mediatik…”, tha Bexheti në “Click Plus”. Paraprakisht, Bexheti akuzoi Snopçen se gjithë këto tema që u hapën – si gjuha shqipe dhe balancuesi, janë si rezultat sepse VLEN shkeli legjitimitetin e shqiptarëve, të cilin Bexheti thotë se e meritoi Fronti Europian. “Këta nuk janë të mandatuar…
Halil Snopçe: Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave të korruptuar
Deputeti i Aleancës për Shqiptarë – VLEN, Halil Snopçe vlerëson se Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave përgjegjës për korrupsion. Snopçe në “ClickPlus” tha se pushteti i kaluar, nuk ka ndëshkuar personat e dyshuar për korrupsion dhe prandaj Maqedonia e Veriut përballet pandemi të korrupsionit. “Kemi pandemi të korrupsionit. Kur përmendet fjala pandemi asocon se diçka është e sëmurë, pra diçka e ngjashme sikurse gjatë Kovidit. Kur kishim pandemi – qytetarët u izoluan, kurse në shtetin tonë, pushtet e kaluara nuk kanë marrë asnjë masë për izolimin e njerëzve përgjegjës për korrupsion… Normalisht, ne patjetër të…










