Author: shqiperia

Një zjarr sot ka shpërthyer pas orës 16:00 në një banesë në një ndërtesë në rrugën “Srecko Puzhaljka” në Kumanovë. Njësiti territorial i Kumanovës ka intervenuar me dy makina zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës. Nga zjarri nuk ka të lënduar. “Është fikur dhe nuk ka të lënduar, është shkaktuar dëme materiale”, tha komandanti i zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin për rreth dy orë e gjysmë./Telegrafi/ Digjet një banesë në Kumanovë, janë shkaktuar dëme materiale appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Sot shënon një vit pas sulmit terrorist që u bë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, analisti i njohur Arbër Vllahiu tha se koha i dha të drejtë Kosovës që sulmi nga Serbia ishte një akt terrorist. Sipas Z. Vllahiu Serbia është më shumë e interesuar për territoret që do të marrë sesa për kthimin e serbëve në institucione. Analisti bëri me dije se Serbia nuk do t’a dorëzojë organizatorin e sulmit, Radoiçiç, ku theksoi se ai është parë…

Lexo më shumë

Partia opozitare vlerëson se koalicioni OBRM-PDUKM me BDI-në është duke punuar. “Në Kuvend sot, pikërisht me votat e BDI-së, qeveria siguroi shumicë prej dy të tretash dhe u miratuan ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Përderisa Mickoski i sulmon publikisht, ata po bëjnë të vetën në Kuvend. OBRM-PDUKM realizoi një tjetër marrëveshje të koalicionit OBRM-PDUKM-BDI. Rreth 1 muaj më parë, OBRM-PDUKM dhe BDI kanë themeluar bashkërisht një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve. OBRM-PDUKM së bashku me BDI-në dhe ZNAM-in në një seancë e mbrojtën Gashin nga përgjegjësia për të gjitha skandalet. Pra, në mëngjes Mickoski thotë…

Lexo më shumë

Plani i VLEN-it për ndërmarrjen e masave për pasojat e dëmshme të lojërave të fatit dha menjëherë rezultate konkrete, thuhet në komunikatën e koalicionit në pushtet. Sipas tyre, u realizua premtimi për heqjen e bixhozit jashtë banesave të qytetarëve. “Në 80 ditët e para të formimit të mazhorancës qeveritare, propozuam dhe miratuam Interpretimin autentik të ligjit për lojërat e fatit, i cili krijoi parakushte ligjore për vendimin e Qeverisë për mbylljen e pesë kompanive dhe heqjen e bixhozit nga shtëpitë e qytetarëve. Ky vendim i Qeverisë, është një fitore e moralit mbi vendimet e gabuara dhe korruptive të Artan Grubit…

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në zonën e Vorës në Tiranë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se ka ndodhur një konflikt mes disa personave, e si pasojë ka pasur të shtëna me armë në ajër. Nga të shtënat nuk ka të plagosur, ndërsa ende nuk dihet motivi i konfliktit. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. /vizionplus.tv vijon…

Lexo më shumë

Zelensky tha gjatë fjalës së tij në OKB se lufta me Rusinë është shumë afër fundit. Ai gjithashtu iu bëri thirrje edhe një herë aleatëve që të forcojnë më tej ushtrinë ukrainase. “Plani për fitore është të forcojmë Ukrainën. Prandaj, kërkojmë nga miqtë tanë, aleatët tanë që të na forcojnë. Kjo është shumë e rëndësishme. Unë mendoj se jemi më afër paqes sesa mendojmë. Jemi më afër fundit të luftës”, tha presidenti ukrainas. Përveç kësaj, Zelensky deklaroi se Putini ka frikë nga operacioni në Kursk, i cili po zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. “Është e vërtetë. Ai ka shumë…

Lexo më shumë

Bora Abdullahi është e ftuara jonë e radhës në emisionin TMkids. Vajza gjashtë vjeçare e cila tashmë ka filluar klasën e parë, ndau me ne emocionet e saja të para si filloriste. Ajo tha se ka shumë shokë e shoqe me të cilët kalon kohën, madje tregoi se tashmë e ka obligim që të mësoj, të jetë një nxënëse shembullore dhe të korr gjithnjë suksese. Bora e ka pasion te vishet bukur, ndërsa ngjyra e kuqë është e preferuara e saj në garderobë dhe jo vetëm. Ajo ka profesion të preferuar mësuesinë, pasi i pëlqen të merret me nxënës dhe…

Lexo më shumë

Edhe pse hudhra është shumë e dobishme dhe ofron shumë në fusha të ndryshme të shëndetit të njeriut, ka edhe disa efekte anësore nga konsumimi i tepërt i saj. Dëmtimi i mëlçisë Shumë hudhër mund të dëmtojë mëlçinë, duke shkaktuar toksicitet të mëlçisë. Erë e keqe Në sasi të mëdha mund të çojë jo vetëm në erën e keqe të gojës, por edhe në erën e trupit. Arsyeja kryesore është përbërja e squfurit e pranishme në hudhër, e cila ndonëse në sasi të vogla luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit oral, përkundrazi, në tepricë, ka efekte të…

Lexo më shumë

Shumë njerëz përjetojnë më shumë dhimbje koke gjatë vjeshtës në krahasim me periudhat e tjera të vitit. Ndryshimet e motit mund të jenë përgjegjëse për një rritje të dhimbjeve të kokës të të gjitha llojeve. Njerëzit që vuajnë nga dhimbje koke grupore kanë më shumë gjasa t’i përjetojnë ato gjatë stinës së vjeshtës dhe një studim ka treguar se ka një lidhje midis ndryshimeve të temperaturës dhe këtyre llojeve të dhimbjeve të kokës, veçanërisht kur moti ndryshon nga i ftohtë në i ngrohtë. Është e qartë se mbajtja e ngrohtë gjatë të ftohtit dhe mbajtja e shënimeve se çfarë të…

Lexo më shumë

Derisa nga ana e Kosovës janë ndarë mjete dhe kanë filluar punimet për rrugën Tetovë-Prizren, nga ana e Maqedonisë një gjë e tillë akoma nuk ka filluar. Zëvendësministrja për transport e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri njoftoi se më 4 nëntor pritet të nënshkruhet marrëveshja për projektim. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga të dyja palët, Ministria e Transportit e RMV dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës. Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në Shkup, dhe për implementimin e këtij segmenti duke i respektuar ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i nevojshëm…

Lexo më shumë