Author: shqiperia
Rrahje në burgun e Idrizovës
MPB njofton se dje ka ndodhur një përleshje fizike mes të burgosurve në Burgun e Idrizovës “Më datë 23.09.2024 në ora 23.27 në SPB Shkup, nga Burgu Idrizovë është denoncuar se i dënuari M.A.(31) është sulmuar fizikisht nga i dënuari 40-vjeçar, ku më pas e ka përdhunuar. Pas zbardhjes së rastit do të vijojë kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së. Rrahje në burgun e Idrizovës appeared first on Telegrafi.
Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Beligjikë. Sipas mediave të huaja, ai akuzohet për tre vjedhje dhe tre tentativë vjedhje. Shqiptari me inciciale E.G, dyshohet se ka vjedhur në një dasmë më shumë se një mijë euro. Autoritetet belge bëjnë me dije se 39-vjeçari është dënuar me tre vite burg për tre vjedhjet në Oostkamp, Zedelgem dhe Lichtervelde. /vizionplus.tv
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se rritja e pagave në arsim pritet të ketë vitin e ardhshëm i pyetur nga një gazetar se a mund të pritet rritje e pagave në administratën shtetërore vitin e ardhshëm, tha: “Epo do të ketë, është e paraparë në kuadër të Buxhetit, ne kemi një version pune të cilin po e finalizojmë. Këtë javë duhet ta përfundojmë në fillim të javës së ardhshme dhe pres që javën e ardhshme që në seancën e qeverisë të paraqitet draft-versioni i buxhetit për vitin e ardhshëm. Më pas, si zakonisht, sipas rendit dhe procedurave,…
Nga qeveria e RMV-së njoftojnë se kryeministri i Hungarisë, Victor Orban do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut me 26 dhe 27 shtator. Gjatë vizitës së delegacionit qeveritar hungarez, është planifikuar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, ndërsa do të ketë takim kokë më kokë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij hungarez. Orban gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do ta vizitojë edhe Ohrin. Të enjten Orban do të vijë në Maqedoni, do të ketë takim me Mickoskin appeared first on Telegrafi.
Libani tha se gjashtë persona u vranë më 24 shtator në një sulm ajror izraelit në Bejrut, bastionin e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur kryeqytetin libanez për të dytën herë me radhë në ditët e fundit. “Izraeli armik goditi në Gobeiri në periferi të Bejrutit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë”, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit përmes një deklarate për media. Më herët, ekipet e shpëtimit, të lidhur me Hezbollahun, raportuan për tri viktima nga sulmi. Ushtria izraelite tha se ka kryer “një…
Një stuhi e fortë me shira të rrëmbyeshëm ka goditur Ishujt Kajman ditën e sotme. Parashikuesit e Qendrës Kombëtare të Uraganeve presin që kjo stuhi të zbarkojë të enjten në bregun e Gjirit të Floridës si një uragan i madh, potencialisht i kategorisë 3, me erë të fortë, shi të dendur dhe stuhi, si dhe mundësi për tornado. Stuhia është aktualisht rreth 150 milje në perëndim të Grand Cayman, duke lëvizur në veriperëndim me 9 mph me erëra maksimale të qëndrueshme prej 35 mph. Më parë, një paralajmërim për stuhi tropikale ishte lëshuar për Grand Cayman; Rio Lagartos në Tulum,…
Përllogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregojnë se në shtator shpenzimet minimale të një familjeje katëranëtarëshe ishin 61.306 denarë, që është rritje për 107 denarë në raport me gushtin, kur të njëjtat shpenzime ishin 61.199 denarë. “Shqetëson informata në pjesën e shpenzimeve për ushqim dhe pije për muajin shtator, të cilat janë 23 034,00 denarë krahasuar me muajin gusht (22 317,00 denarë) dhe të njëjtat si shpenzim janë rritur për 717,00 denarë, që tregon se tregtarët gjatë muajit i shfrytëzuan paralajmërimet për vendosje të marzhave apo çmimeve të kufizuara për t’i rritur çmimet e produkteve themelore ushqimore para shpalljes…
Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se nuk ka mundësi që statusi i ish-pjestarëve të UÇK-së të zgjidhet me Ligjin për “branitellat”. Petrovska tha se këtë nuk e lejon as aspekti formal dhe juridik. “Jo! Sepse ky ligj është për të drejtat e pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë, të forcave, kërkoj falje. Në këtë ligj absolutisht dihet se cili është qëllimi, kështu që ajo çështje edhe në aspektin formalo juridik apo si të doni, nuk mund të përfshihet”, pohoi mes tjerash Petrovska. Ligji i propozuar, sipas saj, ka një qëllim të vetëm, që është të specifikojë një të drejtë tashmë…
Një pasagjer ka humbur jetën gjatë një fluturimi nga Bullgaria në Britani të Madhe. Si pasojë avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente. Sipas mediave të huaja, avioni ishte në rrugën e tij nga Burgas në Liverpool kur një emergjencë u shpall rreth dy orë pas fluturimit. Avioni bëri një ulje të paplanifikuar në Këln rreth orës 14:30, përpara se të vazhdonte për në Liverpool rreth orës 22:20 më vonë atë ditë. Ende nukl është bërë i ditur identiteti i personit që ka humbur jetën. /vizionplus.tv
Deputetët votuan ndryshimet, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gostivar, Saraj dhe Aerodrom
Me shumicë prej 83 votave “për”, deputetët e OBRM-PDUKM-së, VLEN-it, ZNAM, por edhe të partisë opozitare BDI, në Kuvend, sot i kanë votuar ndryshimet ligjore, me të cilat do të pengohet që në tre komunat, Aerodrom, Gostivar dhe Saraj, të mbahen zgjedhje të parakohshme. Kjo pasi që, ish krerët në këto komuna, Timço Mucunski, Arben Taravari dhe Blerim Bexheti, kanë hyrë në pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës. Për ligjin kundër ishin 17 deputetët e LSDM-së, ndërsa deputetët e Levicës nuk votuan. Për votimin e ndryshimeve të këtij ligji ishte i nevojshëm edhe Badenteri, që u arrit me ndihmën e deputetëve të…








