Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se rritja e pagave në arsim pritet të ketë vitin e ardhshëm
i pyetur nga një gazetar se a mund të pritet rritje e pagave në administratën shtetërore vitin e ardhshëm, tha:
“Epo do të ketë, është e paraparë në kuadër të Buxhetit, ne kemi një version pune të cilin po e finalizojmë. Këtë javë duhet ta përfundojmë në fillim të javës së ardhshme dhe pres që javën e ardhshme që në seancën e qeverisë të paraqitet draft-versioni i buxhetit për vitin e ardhshëm. Më pas, si zakonisht, sipas rendit dhe procedurave, ai do të dalë para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.
Kështu që rritja e pagave është e paraparë si brenda arsimit ashtu edhe brenda disa institucioneve të tjera, varësisht nga mundësitë. Pres që konsolidimi të përfundojë deri në fund të vitit”.
Kryeministri Mickoski theksoi se shumica e borxheve të trashëguara nga qeveria e kaluar janë duke u kthyer, ai pret që shteti të hyjë në bilanc pozitiv muajin e ardhshëm./Telegrafi/
Mickoski: Rritja e pagave në arsim pritet për vitin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.