Author: shqiperia
Këshilli Kombëtar për Zhvillim është një platformë e shkëlqyeshme për të marrë pjesë në vizionin dhe realizimin e asaj që paraqet qëllimin strategjik të vendit dhe për këtë është e nevojshme të krijohet udhërrëfyes dhe vizion për hapat në periudhën e viteve 2024 – 2044, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në sesionin e dytë të sotëm të Këshillit Kombëtar për Zhvillim, ku morën pjesë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson, si dhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe UNDP, Rita Kolumbia dhe Armen Grigorian. Ai shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës, duke theksuar se vendet serioze krijojnë dokumente që janë…
Nëse deri në fund të këtij muaji nuk plotësohen kërkesat e SASHK-ut për harmonizimin e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm, thonë se do të aktivizojnë masat më radikale sindikaliste. “Këshilli i SASHK-ut pranoi kërkesën e Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë për një periudhë shtesë për negociata prej një jave, pra deri në fund të shtatorit. Nëse edhe pas kësaj periudhe nuk arrihet një zgjidhje pozitive për anëtarët e SASHK-ut, gjegjësisht për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, Këshilli i SASHK-ut do të miratojë Vendim për veprimtari të mëtutjeshme sindikaliste, duke mos i përjashtuar ato më radikalet”,…
UEFA përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se ka ndodhur një gabim i madh i gjyqtarëve në Euro 2024 që do të mund të kishte ndryshuar rrjedhën e turneut. Kanë kaluar tashmë dy muaj që prej se përfundoi Kampionati Evropian 2024, aty ku në fund Spanja arriti të shpallet kampion duke mposhtur Anglinë në finale. Kjo garë ishte një zhgënjim i madh për tifozët e Anglisë, pasi kjo ishte humbja e dytë radhazi në një finale të Kampionatit Evropian, pasi më herët ishin mposhtur nga Italia në Euro 2020. Por tani, UEFA ka zbuluar se është bërë një…
Taravari: Shqiptarët duhet dhe do të jenë të përfaqësuar si duhet në çdo nivel të këtij shteti
Njëri nga liderit e koalicionit VLEN, njëherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, shqiptarët duhet dhe do të jenë të përfaqësuar siç duhet në çdo nivel të shtetit. “Shqiptarët duhet dhe do të jenë të përfaqësuar si duhet në çdo nivel të këtij shteti”, ka shkruar Taravari! Taravari: Shqiptarët duhet dhe do të jenë të përfaqësuar si duhet në çdo nivel të këtij shteti appeared first on Telegrafi.
Zv. kryeministri Izet Mexhiti njofton se në tetor do të ketë takim mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Duke folur për bashkëpunimin e qeverisë së re me Kosovën dhe Shqipërinë, Mexhiti për “TV21” njoftoi takimi do të jetë për të thelluar bashkëpunimin. “E kemi lënë pra që në muajin tetor të bëhet një takim ndërmjet dy kryeministrave, kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit të Maqedonisë, apo dy qeverive, edhe këtu për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Prioritet i VLEN-it janë bashkëpunimet me këto dy shtete tona amë dhe po ashtu integrimi i vendit…
Gjithsej 3,9 miliardë euro është borxhi i qytetarëve të Maqedonisë ndaj bankave, thuhet në raportin e Bankës Popullore. Sipas këtyre vlerësimeve, borxhi i popullsisë ndaj bankave në muajin gusht ishte 0.4 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në nivel vjetor huamarrja është rritur për 7.2 për qind. Qytetarët gjatë muajit gusht kanë marrë hua kryesisht me kredi devizore, por në përgjithësi në nivel vjetor mbizotërojnë kreditë në denarë që qytetarët i tërheqin nga bankat. Statistikat tregojnë se kur qytetarët kanë nevojë për para, ata fokusohen më së shumti në kreditë konsumatore,…
Ahmeti: I kam shprehur Spiropalit shqetësimet e mia në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike në RMV
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin sot në Shkup. “Me zonjën Spiropali diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së bashku dhe para vetes kemi shumë sfida”, u shpreh Ahmeti. Siç bëhet e ditur në kumtesën e BDI-së, Ahmeti kryetares Spiropali i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut si dhe shkeljen e legjitimitetit. “Zonjës Spiropali i kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike…
Për dy ditë do të fillojë rigjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Gjykimi i parë përfundoi pa dënime me burg, ish-drejtorët e spitalit Florin Besimi dhe Artan Etemi morën dënime me kusht me 18 muaj burg për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, ndërsa mjeku kujdestar Boban Vuçevski u lirua nga akuzat për veprën penale “mosveprim sipas protokolleve shëndetësore”. Për të njëjtën vepër, Spitali klinik i Tetovës është shpallur i pafajshëm, por si subjekt juridik u dënua me gjobë në shumë prej një milion denarë për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Mirëpo, Apeli…
Leverkusen mundi 4-3 Wolfsburg, në ndeshjen e kampionatit. Mesfushori me origjinë shqiptare i “aspirinave”, Granit Xhaka është i pakënaqur nga puna e bërë nga mbrojtja. “Nuk dua që të flasim këtu për golin në kohën shtesë. Ne duhet të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të bëjmë edhe auto-kritikë. Kaq nuk mjafton! Nuk mund të pëspjmë tre gola për ndeshje, sidomos për mënyrën se si i pësojmë. Me aq sa kam parë rivalët nuk na kanë vendosur në vështirësi me lojë të bukur dhe më pas na kanë shënuar. Ne kemi pësuar pasi ne nuk kemi bërë lëvizjet e…
Princi Leka II Zogu nuk e fsheh më romancën më fotografen Blerta Celibashi. Në një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Princi zyrtarizoi raportin me Celibashin, duke ndarë lajmin e gëzueshëm me të ftuarit. Eventi u organizua në New Jersey, në ambientet e Carpathia West. “Mirënjohje për Anton Konsztantin dhe David Alexander Jenkins për mikpritjen dhe organizimin e një darke gala të mrekullueshme në Carpathia West Estate. Një mbrëmje e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë, duke nxitur bashkëpunimin dhe mbështetjen për kauza bamirësie”, shkruan Princ Leka teksa ndan momente nga…







