![Vrasja e Pëllumb Metës ende pa autor, në skenë del edhe djali i vogën, i gjenden gjurmët e gishtave në qesen e pistoletës Vrasja e Pëllumb Metës ende pa autor, në skenë del edhe djali i vogën, i gjenden gjurmët e gishtave në qesen e pistoletës](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/cd79379b-7a23-46b4-a9b8-720fb1a386cf-752x440-1-684x400.jpg)
Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka zbardhur detaje të reja nga hetimet lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.
Sipas gazetares, në qesen ku ishte mbështjellë pistoleta që u vra Pëllumb Meta janë gjetur gjurmët e gishtave të djalit të vogël, Amarildo Meta.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë dhe ende po vijohen hetimet për të zbuluar se cili nga anëtarët e familjes ka vrarë Pëllumb Metën.
Nga testimi i bërë nga hetuesit në poligon, rezultoi se Hygerta Meta di të qëllojë, ndërsa 3 anëtarët e tjerë të familjes refuzuan provën e qitjes. Dyshimet e prokurorisë janë se të 4 anëtëtarët e familjes dinë të qëllojnë me armë./vizionplus.tv